Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Fetva»Si mund ta përmirësoj shpirtin dhe zemrën time negative?

    Si mund ta përmirësoj shpirtin dhe zemrën time negative?

    0
    By Dija Online on 21-12-2014 Fetva

    Pyetja:

    Kam një shpirt të parehatshëm dhe shumë kritik. Nuk jam e kënaqur me asgjë. Nevrikosem shpejt, s’kam durim, nuk jam e butë, kur më godet një e keqe, katastrof, gjithë bota e merr vesh se s’kam durim. Kam filluar ta urrej veten dhe të mendoj vetëm keq për veten time. Kjo më bën të largohem nga njerëzit, sepse kam përshtypjen që jam e keqe dhe që ata nuk më duan. Për çdo gjë që dua të bëj mendoj, së pari, që ajo s’do bëhet dhe ashtu del. E gjitha veç negative jam bërë. Nuk e di si të dal nga kjo situatë. Ndonjëherë, mendoj që Allahu s’do të më dojë me këtë lloj sjellje e tiparesh. Nuk e di si të përmirësohem e të lidhem ngushtë me Allahun. Tërë kohës vetëm qaj e s’kam vullnet të bëj asgjë; as të mësoj, as të punoj, asgjë…. Më këshilloni, ju lutem, si mund ta përmirësoj shpirtin tim e zemrën time. Më tregoni, si të bëhem një njeri i butë e i mirë tek Allahu.

    Përgjigja:

    Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Lexues i respektuar, Allahu të ruajtë!

    Së pari, na vjen mirë që na keni shkruar dhe ndihemi të nderuar që keni gjetur besimin tek ne të na shkruani për problemin tuaj.

    Para se të filloj t`i përgjigjem pyetjes më duhet të cek se për ta trajtuar problemin tend, ashtu siç duhet në të gjitha pikëpamjet, duhet patur njohuri në fusha të ndryshme, gjë që ne nuk e kemi, por ne me ndihmën e Allahut do të mundohemi ta shtjellojmë çështjen, ku lus Allahun e Lartësuar të gjesh diçka që do të të ndihmoj në tejkalimin e krizës që e ndien në veten tënde.

    Njeriu i cili nervozohet shpejt është tip mbizotërues, dominant (despot), i jep vetes të drejtën e rregullimit dhe udhëheqjen e të gjitha gjërave. Njeriu i tillë cilësohet si tip i cili arrin kulmin e mendjemadhësisë dhe dëshiron të jetë mbi të gjithë. Ai imponon qëndrimin e tij ndaj të tjerëve, nuk merr këshilla nga askush (për të cilën kanë nevojë edhe më të sukseshmit në jetë). Nuk rrespekton askënd që bashkëjeton apo punon me të, nuk përfill aspak mendimet dhe qëndrimet e të tjerëve. Hidhërohet kur nuk realizohen “urdhërat” e tij. Nganjëherë kalon edhe në lozje dhe shaka me të tjerët.

    Të gjitha këto ndjenja mund ta çojnë atë edhe në shqiptimin e fjalëve fyese, sharjeve e pastaj edhe në reagime fizike (rrahje).

    Nëse nuk ndërpritet dhe shërohet ky problem, atëherë do të shtohet ashpërsia, pastaj kalon në formë të sëmundjes psikike dhe nervore.

    I nderuar lexues, kur të reagosh në atë formë si thua ti me të tjerët dhe përdorë metodën e zemërimit, ngritjes së zërit, pastaj edhe fjalëve fyese ndaj të tjerëve, ti me këtë po shkatërron urën ndërlidhëse me të tjerët, urën që e ndërtojmë me të tjerët me dashuri dhe besim që u ofrojmë dhe na ofrojnë të tjerët.

    Hidhërimi e vendosë një pëlhurë në zemërën tënde dhe sy, ku të pengon ta shohësh realitetin (të vërtetën), pastaj ti drejtohesh në bërjen e disa veprave që fundi i tyre nuk është për t’u lavdëruar, për të cilat vepra ti, gjithësesi, pendohesh.

    Dije, se ky zemërim dhe ndjenjë e tëra është nga shejtani, ku ai dëshiron që ti të luftosh vetëm për vete dhe jo për të vërtetën.

    Dëgjo këshillën e profetit (Paqja dhe bekimi qofshin mbi të!) që ia dha personit (që ishte sahabi) i cili erdhi tek ai dhe i kërkoi ta këshillonte, profeti e këshilloi me një këshillë të përgjithshme dhe mëse të nevojshme: “Mos u hidhëro!”, sahabiu kërkoi prap këshillë të dytë, profeti ia përsëriti “Mos u hidhëro!”. Nga ky rast nxjerrim se njeriu i cili e përmban veten në momentet ku janë për t’u hidhëruar, ky është ai personi i cili është me karakter dhe personalitet të fortë. Këtë e vërteton edhe hadithi tjetër që e transmeton Ebu Hurejra ku thotë Resulullahi (salallahu alejhi ue selem): “Nuk është i fortë ai i cili reagon shpejt (pa vetëdije të plotë), por i fortë është ai i cili e përmban veten e tij kur hidhërohet”.

    Lexues i nderuar, dije se hidhërimi është refleks i ndjenjave tona të përkohshme që na pushtojnë në ato momente përball ndonjë vepre apo thënie, apo kundërshtimi, apo mospajtimi. Është shumë e mundshme që hidhërimi të kalojë në urrejtje të vazhduar që nuk do të përfundojë me përfundimin e rastit apo problemit i cili ka qenë edhe shkaktar, prandaj edhe ndikon negativisht në qetësinë shpirtërore dhe shëndetin tonë.

    Abdullah ibën Mubarekut (dijetarë i njohur) i kanë thënë me një rast: “Na e përmblidh domethënien e moralit të mirë në një fjalë?” Ai tha: “Lënia e hidhërimit.”

    Në vazhdim do t`i përmendim disa vepra dhe këshilla që do të të ndihmojnë, me lejen e Allahut, në tejkalimin e zemërimit dhe problemeve që i cek në pyetje:

    1. Të bësh shumë lutje tek Allahu me gjithë zemër që të të ndihmojë në ndaljen e hidhërimit dhe mllefit, ashtu si e porosiste Profeti (salallahu alejhi ue selem) gruan e tij Aishen (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “O Uejshe (është thirrje përkëdhelëse me të cilën e thërriste gruan e tij profeti), thuaj : “O Zoti im dhe Zoti i profetit Tëndë, më fal gabimet mua dhe më largo nga zemra ime hidhërimin! Më shpëto nga devijimet e sprovimeve!”

    2. Nëse e ndien veten se je i (e) zemëruar, mundohu të shkosh dhe të marrësh abdes, për shkak se zjarrin nuk e shuan asgjë përveç ujit, kurse zemërimi është nga zjarri, ashtu siç na porositi profeti (salallahu alejhi ue selem).

    3. Largohu nga vendet dhe rastet që të të shkaktojnë ngritje të zemërimit.

    4. Ta kesh parasysh se çfarëdo që ndodh është me caktim të Allahut dhe sado që ne të mundohemi të arrijmë apo të realizojmë diçka, asaj duhet dhe patjetër t`i paraprijë dëshira e Allahut, prandaj për çdo vepër dhe qëndrim ta kemi parasysh mbështetjen në Allahun, nëse je i (e) vetëdijshëm në këtë, atëherë shumicën e problemeve që i përmend do t`i tejkalosh.

    5. Mundohu të përmbahesh dhe të kesh maturi dhe qetësi (e kundërta e nxitimit) në zgjidhjen e çështjeve. Kuptoje njëherë dhe përgjithmonë se kjo është forma e vetme nëse dëshiron të arrish diçka.

    6. Shpeshherë neve i përsëritim fjalët: “i humba nervat”, apo “ti më bën të nervikosem”, apo “ti më bën t’i humb nervat”, këto fjalë dhe të ngjashme të bëjnë ty ta humbësh sigurinë dhe besimin në veten dhe krijojnë tek ti ndjenja negative dhe e shkatërron veten, prandaj këto fjalë duhet t`i shlyesh nga fjalori yt dhe mos i përdor ato kurrë.

    7. Mësohu të bëhesh nga ata që e frenojnë zemërimin dhe mllefin, k y është kulmi i mirësisë (ihsanit). Allahu i Lartësuar na tregon se kjo është një nga cilësitë e atyre që meritojnë shpërblim tek Ai. Allahu i Lartësuar thotë: “Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin (zemërimin), që u falin (të keqen) njerëzve, e Allahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)

    Allahu e di më së miri.

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    Mjerë për ata që falen…!

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.