• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Kujdesi për shëndetin e stomakut në dimër

Kujdesi për shëndetin e stomakut në dimër

0
By Dija Online on 21-12-2014 Të ndryshme

Dimri është stina më e ftohtë e vitit dhe mund të sjellë disa pasoja në organizmin tonë. Gjatë kësaj stine sekretimi i lëngjeve të stomakut mund të jetë më i tepërt se në stinët e tjera. Në dimër mundësia për përhapjen e sëmundjeve si ulçerat e stomakut, gastrit, etj është më e lartë. Sipas mjekësisë kineze dimri është stina e rezervimit të energjisë dhe të elementëve ushqyes, të cilat duhet të treten dhe të thithen nëpërmjet stomakut. Prandaj, duhet t’i kushtohet një vëmendje e madhe masave për mbrojtjen e shëndetit të stomakut në këtë stinë.

Sëmundjet e stomakut evitohen edhe me metoda popullore si psh; mbajtja e një rregjimi të veçantë ushqimor, ushtrimet fizike si dhe mënyra e veshjes.

Më poshtë, ju sjellim disa sugjerimet mbi mbrojtjen e shëndetit të stomakut.

1. Konsumi i më shumë ushqimeve me karakteristika të ngrohta. Në dimër, trupit tonë i nevojitet më shumë energji, e cila mund të merret nëpërmes tretjes së sheqerit, të yndyrës, të proteinave dhe karbohidrateve. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, stomaku “frikësohet” nga i ftohti dhe preferon më shumë të ngrohtin. Ushqimet si mish qengji, mish viçi, mollë, portokalli, karotat, arrat, fasulet dhe patatet janë të përshtatshme për shëndetin e stomakut në dimër.

2. Konsumi i 3 vakteve në ditë në një kohë dhe sasi të caktuar.

Në dimër, dita është e shkurtër dhe nata e gjatë. Shumë njerëz parapëlqejnë të konsumojnë vetëm dy vakte brenda një dite, duke shtuar sasinë e ushqimeve për çdo vakt. Kjo metodë nuk sugjerohet pasi shkakton çrregullime në lëngjet e stomakut dhe dëmtime në mukozën e tij. 3 vaktet e ditës duhet të konsumohen në sasi dhe orar të caktuar. Mëngjesi duhet të konsumohet rreth orës: 6:30-8:30. Dreka: 11:30-13:30. Darka: 18:00-20:00. Mëngjesi përbën 30% të energjisë ditore, dreka zë 40% dhe darka zë 30%.

3. Konsumi i ngadaltë dhe përtypja e plotë e ushqimeve:

Ngrënia shumë e shpejtë “është fajtore” për shëndoshjen, fryrjen dhe keqtretjen.Femrat që hanë shumë shpejt kanë dyfish shanse më të mëdha për t’u shëndoshur, zbulon studimi i Universitetit të Zelandës së Re. Meshkujt që hanë shpejt kanë 84 përqind rrezik më të madh nga shëndoshja, vërteton studimi i Universiteti Osaka në 1000 meshkuj. Mbas studimit të tyre, shkencëtarët kanë shpjeguar se ngrënia e shpejtë ‘anulon’ metabolizmin dhe qendrën në tru që njofton për ngopjen, ndërkohë që nervat i dërgojnë trurit sinjale që stomaku po zgjerohet dhe ka nevojë për më shumë ushqim. Ndërkohë, hormoni gremlin që prodhohet në bark dërgon mesazhe ngopjeje për trurin vetëm 20 minuta pasi kemi filluar të hamë.

4. Shëtitje pas vaktit: Në stinën e dimrit, shëtitja mirë është të bëhet në ambjent të mbyllur dhe jo menjëherë pas vaktit, por pas 20-30 minutash. Të moshuarit me hipertension, arteriosklerozë dhe sëmundje kardiovaskulare nuk duhet të bëjnë shëtitje pas vaktit.

5. Veshje pambuku.

Ftohtësia e dimrit mund të ngadalësojë aktivitete të stomakut, të shkaktojë spazma dhe të sjellë sindromin e zorrës së acaruar, duke u shoqëruar me diarre, dhe lodhje. Në dimër, duhet t’u kushtohet vëmendja masave të mbrojtjes së ngrohtësisë së stomakut. Prandaj, veshjet prej pambuku ndihmojnë në këtë rast.

6. Ekuilibri emocional.

Shumë persona ndiejnë dhimbje stomaku kur janë të zemëruar. Sipas teorisë së mjekësisë kineze, ndjenja e zemërimit dëmton energjinë e mëlçisë, e cila mund të sulmojë stomakun, duke shkaktuar dhimbje, të përziera, diarre dhe sëmundje të tjera të sistemit tretës. Për të gjitha këto arsye duhet të kujdeseni për qëndrueshmërinë emocionale dhe relaksin shpirtëror. Në dimër shenjat e depresionit bëhen më të dukshme ose ka luhatje të mëdha humori. Prandaj, këshillohen sport, shoqërimi me miqtë dhe qëndrimi në diell.

7. Ndikimi negativ i ilaçeve: Shumë medikamente mund të shkaktojnë probleme për mukozën e stomakut, duke sjellë ulçerë. Prandaj, duhet t’u kushtohet vëmendja e madhe efekteve negative të ilaçeve. Personat me probleme stomaku nuk duhet të përdorin antibiotik apo medikamente të tjera që shqetësojnë stomakun.

8. Kujdesuni për higjienën e gojës. Helicobakter pylori është shkaku kryesor i sëmundjeve të stomakut. Ky bakter fshihet kryesisht në pllakë bakteriale të dhëmbëve. Kur imuniteti i trupit bie, ky bakter shkakton sëmundje stomaku, prandaj duhet ta ndërroni shpesh furçë dhëmbësh dhe të pastroni dhëmbët pas vaktit.

9. Duhet të shmanget konsumi i duhanit, pijeve alkoolike, kafesë, ushqimeve stimuluese. Këto ushqimet mund të sjellin ndikime të mëdha për stomakun. Ju sugjerojmë një pije të përshtatshme për shëndetin e stomakut: qumështi, i cili formon një shtresë mbrojtëse të stomakut. Pas ngritjes çdo mëngjes, konsumoni një gotë qumësht esëll.

10. Ulja e sasisë së ushqimeve dhe shtimi i vakteve. Personat me tretje të dobët ngopen me konsumin e ushqimeve të pakta dhe ndiejnë mbingarkesën e stomakut pas ngrënies së tepërt, veçanërisht pas ngrënies së tepërt në mbrëmje. Duhet të tregoheni të kujdesshëm. Nuk duhet të konsumoni shumë ushqime në darkë. Më mirë konsumoni shpesh nga pak dhe fruta mes vakteve. 2 orë para gjumit mirë është mos konsumoni ushqime pasi mbingopja ndikon në cilësinë e gjumit. (CRI)

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.