Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Të ndryshme»Si e dëmtojnë shëndetin emocionet negative
    Të ndryshme

    Si e dëmtojnë shëndetin emocionet negative

    Dija OnlineBy Dija Online24-11-201508 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Emocionet negative mund të shkaktojnë dëme të rrezikshme për shëndetin.

    Zemërimi i tepërt dobëson mëlçinë

    Frika e tepërt dobëson veshkat

    Brenga dobëson mushkritë

    Shqetësimi dëmton shpretkën

    Stresi dobëson trurin dhe zemrën

    Lëndimet e këtyre organeve mund të shkaktojë emocione negative gjithashtu dhe e kundërta: psh; një mëlçi e lënduar shkakton zemërim, veshka e cila nuk funksionon si duhet shkakton frikë etj.

    Disa metoda të tjera për largimin e emocioneve negative apo për kontrollimin e tyre janë, meditimi, masazhi, vrapimi, ndjekja e ndonjë hobi etj.

    Emocionet negative si ankthi, frika, frustrimi, zilia, dhe dyshimi mund të kenë ndikime madhore në shëndetin tuaj. Situatat e ndryshme në jetë, si papunësia, problemet ekonomike, apo një martesë jo e shëndetshme si dhe humbja e ndonjë personi të dashur, mund të shkaktojë ndikime tek gjendja emocionale dhe mendore e dikujt, duke e shpërndarë këtë ndikim në mbarë trupin.

    Nga shumë studime të fundit ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm i problemeve shëndetësore vjen nga emocionet negative.

    Këto emocione mund të shtojnë aciditetin në trup, gjë që mund të rezultojë me sëmundje dhe probleme me shëndetin.

    Pyetjes nëse emocionet negative ndikojnë në pH e trupit ose jo, Dr. Robert Young i përgjigjet se:

    “Nëse gjendja juaj mendore priret nga mendimet negative, mund të krijojë më shumë mjedis acid sesa vetë ushqimet që konsumoni. Në fakt, nga mendimet tuaja mund të krijoni dy herë ose dhe më shumë sasi acidesh, sesa nga konsumimi i ushqimeve me bazë acide”.

    Pra, mendimet dhe ndjenjat negative na ndikojnë keq në organizëm duke na shtuar nivelin e aciditetit në trup. Nëse këto acide nuk eleminohen nga organizmi juaj nëpërmjet katër rrugëve si urinimi, djersitja, etj, atëherë këto ato do të shkojnë në gjak. Kjo çon në të gjitha llojet e problemeve që nga artriti, dhimbjet muskulare, lodhje, obeziteti, kanceri i gjirit, i prostatës etj, sulmet në zemër e shumë sëmundje të tjera.

    Në momentin që prodhoni aciditet me anë të mendimeve tuaja kjo do të aktivizojë sistemin alkalin për neutralizimin e këtyre acideve. Nëse këto acide nuk eleminohen si duhet nga trupi, mund të sjellin shumë probleme serioze në organizëm. Emocionet pozitive, si ndjenja e dashurisë, paqes, shpresës, besimit dhe faljes, japin efekte bazike në gjak dhe inde. Ndjenjat negative si zemërimi e frika janë nga emocionet më të forta që sjellin aciditet në trup. Në fakt, frika është ndjenja që sjell më shumë aciditet në trup. Ajo është kaq dërrmuese për trupin, sa madje edhe nëse jeni në një dietë me bazë alkaline, përsëri do të jetë tejet e vështirë për të mos thënë e pamundur për të zgjidhur problemin në shendetin tuaj.

    Kjo ndodh pasi ju konsumoheni nga mendimet negative që sjellin aciditet në trup. Njerëzit kanë “sulme mendimesh” jo “sulme në zemër.” Janë publikuar shumë studime që tregojnë se mbi 80% e të gjitha atakeve kardiake e kanë bazën tek emocionet.

    Pra, me të drejtë mund të themi se ndjenjat negative mund të ndikojnë në mënyrën se si një person ndihet apo shërohet.

    Dr. Young thotë se kur jemi në një gjendje jo të mirë emocionale është pothuajse e pamundur të shërohemi si duhet. Kur ndjeheni më mirë a e dini çfarë ndodh?

    “Ju nisni të mendoni më pozitivisht e rrjedhimisht veproni më pozitivisht. Kur ndjeheni më mirë ju papritur harroni ndjenjat e mërzitjes frikës etj. Energjia juaj emocionale është nën kontroll dhe ju keni nën kontroll trupin dhe mendjen tuaj pasi po jetoni në një mjedis të balancuar.

    Personat që janë të pushtuar shpesh nga ndjenjat negative si ato që përmendëm më sipër, patjetër që duhet të kenë një dietë shumë bazike për të balancuar aciditetin që kanë në trup.

    Ai shton se kur i vijnë pacientë të cilët kanë këtë problem, të gjitha lëngjet e trupit, duke përfshirë edhe gjakun do të kenë një pH të ulët, ndërsa kur ambjenti është shumë bazik atëherë pH në urinën e tyre do të jetë ndërmjet 8- 9. Në fakt, një mjedis më shumë bazik është i nevojshëm për të kompesuar aciditetin që vjen nga mendimet negative si dhe për të patur një shëndet të ekuilibruar, energji, vitalitet, paqe, harmoni etj.

    Po përsa i përket sëmundjes së kancerit ç’mendim ka Dr. Young:

    “E kam thënë dhe më parë, kanceri është një fjalë me katër gërma – ACID. Kur jeni të mbizotëruar nga ndjenjat apo mendimet negative, si zemërimi, hakmarrja, mërzitja ose depresioni ju jeni duke krijuar një mjedis me bazë aciditi, i cili mund të shkaktojë të gjitha sëmundjet kancerogjene në trup.

    Duhet të përzgjidhni ushqimet alkaline si ushqime vegjetale, fruta të freskëta, arra dhe bishtaja, duke limituar ushqimet acide si mishin, bulmetet, pijet me gaz, ushqime shumë të kripura etj. Kjo ka si synim eleminimin e ushqimeve që janë të pasura me acide, si pasojë humbjen e bilancit acido-bazik në organizëm dhe kalciumit, magneziumit që përmbajnë kockat.

    Shpesh themi si të ushqehemi në mënyrën e duhur.Njeriu është një makinë biologjike, ku truri luan rolin e kompjuterit, që memorizon dhe organizon gjithçka stomakun dhe zorrën e trashë me gjithë organet e tjera, që të gjitha së bashku quhen aparati tretës, janë laboratori kimik i kësaj makine, e cila për të ecur dhe funksionuar mirë shfrytëzon ushqimin si lëndë të parë, nga e cila merr të gjithë elementët kimikë, kripëra të ndryshme, mineralet, apo metalet. Kjo sepse ky laborator nuk mund t’i marrë dot këto lëndë drejtpërdrejt nga ushqimet pasi më parë duhen të përpunohen. Këtë reaksion apo përpunim kimik e kryejnë bimët e ndryshme me anë të fotosintezës dhe me anë të rrënjëve të cilat marrin elementët e tjerë kimikë që gjenden në tokë. Ne i marrim këto elemente vetëm nëpërmjet tyre në kushte normale (ushqimi).

    Pra që kjo makinë të funksionojë, duhet që të marrë të gjithë këta elementë në masën, cilësinë dhe kohën e duhur dhe kur këto elemente mungojnë, për arsye se ne nuk dimë t’i japim këtij organizmi atë që i nevojitët për të ecur, ajo fillon problemet e veta që tek ne shfaqen duke shkaktuar sëmundje, dhe në vartësi të asaj që i mungon lind edhe sëmundja ose akoma më keq kur në i japim atë ushqim, që atij i bën dëm.

    Disa nga ushqimet acide janë, lëngjet e kutive, pijet me gaz etj. qumështi i lopës, mishrat, të gjitha prodhimet e konservuara, etj.

    Shkaqet për shfaqjen e sëmundjeve

    Sëmundja nuk lind “rastësisht”, por ajo lind prej “kaosit” apo rregullimit të bërë me dashje apo pa dashje nga vetë ne, dhe që shkojnë në kundërshtim me ligjet që rregullojnë jetën e gjallë të cilat bëjnë të mundur lindjen e një sistemi biologjik kaotik pra të çrregullt (sëmundja ). Prandaj ruajtja e ekuilibrit të këtij shtrati të lëngshëm, ku jetojnë qelizat është edhe sekreti i një trupi të shëndetshëm që në gjuhën shkencorë quhet ruajtja e raportit acido-bazik i cili matet në pH dhe që duhet të anojë gjithmonë më shumë nga ai bazik sesa ai acid. Ushqimi luan rolin kryesor në formimin, rritjen, ndryshimin dhe ruajtjen e këtij terreni. Por një faktor tjetër që ndikon në ndryshimin e tij është edhe konflikti shpirtëror, të cilët kur zgjasin shumë zbresin në terrenin fiziologjik duke e ndryshuar atë dhe duke u bërë shkak kështu për lindjen e sëmundjeve të ndryshme.

    Sipas konfliktit shpirtëror, që kalon individi të cilat nuk mund të shërohen, pa u zgjidhur më parë konflikti shpirtëror. Por organizmi ynë nuk mund ta lejojë që ky ekuilibër (acido/bazik) të ndryshojë, kështu që mundohet të neutralizojë acidet e tepërta në trup. Nga kjo mungesë pastaj fillojnë edhe shenjat e para të sëmundjeve. Kjo shpjegon në mënyrë të qartë se ata që konsumojnë shumë uthull, limon apo ushqime të tjera të kësaj natyrë i kanë dhëmbët me shumë probleme. Ndërsa mungesa e potasiumit dhe magnezit shkaktojnë takikardinë, pasi që të dy ruajnë ekuilibrin e ritmit të zemrës sonë dhe kur janë poshtë nivelit minimal vjen aritmia. Ushqimi është shumë i rëndësishëm dhe akoma më e rëndësishme është me çfarë ushqehemi dhe si ushqehemi.

    Aciditeti i një ushqimi nuk matet në stadin e freskët të tij, por gjatë tretjes në organizëm. Këto substanca inorganike mund të sillen si ushqime acide ose bazike. Psh, limoni ka një pH të ulët, pasi përmban acid citrik dhe përveç kësaj është cilësuar si një ushqim alkalin, pasi përbërësit acid kanë natyrë organike dhe si të tilla metabolizohen me lehtësi nga organizmi dhe eliminohen me frymënxjerrjen.

    Për ta bërë organizmin sa më bazik dhe të shëndetshëm, rreth 80 % e ushqimit duhet të jetë prej perimeve të freskëta, pak farëra e fruta të thata (bajame, arra) dhe pak fruta. Kurse pjesa tjetër e ushqimit prej 20 % mund të jetë ushqim i gatuar (i zierë) ku përfshihen edhe bishtajoret (bizelja, fasulja). Lëngu i perimeve të freskëta prodhon enzima të gjalla dhe të lehta për t’u thithur dhe për t’u tretur, të cilat arrijnë shumë shpejt në qeliza, brenda 15 minutave, dhe ushqejnë e forcojnë qelizat e shëndetshme.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇfarë duhet të dini përpara se të blini një orë inteligjente
    Next Article Rruga drejt shërimit nga depresioni
    Dija Online

    Related Posts

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    18-05-2026

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    23-02-2026

    A po ndjeni mërzi në adhurimet tuaja?

    21-02-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përgjegjësia fetare dhe verifikimi i informacionit në epokën digjitale – Festim Rizanaj

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.