Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Rruga drejt shërimit nga depresioni

    Rruga drejt shërimit nga depresioni

    0
    By Dija Online on 24-11-2015 Të ndryshme

    Depresioni është një nga problemet psikologjike më shqetësuese dhe nga më të përhapurat sot në botë. Kjo sëmundje mund të prekë shumë persona të cilët manifestojnë simptoma të ndryshme. Disa nga simptomat më të përhapura janë; personat ndihen gjatë gjithë kohës keq shpirtërisht dhe fizikisht, kanë vetvlerësim të ulët, mendimet negative i ndjekin ngado, ndihen fajtorë për gjëra të paqëna, kanë probleme me pagjumësinë, nuk kënaqen me asgjë, humbasin interesin për aktivitete të ndryshme, duan të qëndrojnë vetëm mbyllur në shtëpi etj, etj.

    Disa lloje të depresionit vazhdojnë brez pas brezi në familje që tregon se ai mund të trashëgohet.

    Por, nga ana tjetër depresioni gjithashtu mund të shfaqet edhe tek personat të cilët nuk kanë histori familjare me depresion.

    Depresioni pakëson energjitë, shpresat dhe shuan dëshirën për të bërë diçka, duke e bërë të vështirë kryerjen e atyre aktiviteteve që ju bëjnë të ndiheni mirë. Megjithëse mposhtja e depresionit nuk është e lehtë dhe e shpejtë ajo nuk është e pamundur. Çelësi i shërimit nga depresioni është të përpiqeni pak e nga pak çdo ditë. Të ndjerit mirë merr kohë por kjo mund të arrihet nëse bëhen zgjedhje pozitive çdo ditë dhe të mendohet pozitivisht në çdo kohë.

    Rruga drejt shërimit nga depresioni

    Të shërohesh nga depresioni kërkon veprim nga ana juaj si marrja e një aktiviteti sportiv, apo kontaktet e shpeshta me natyrën, pirja e një kafeje me miqtë apo edhe leximi i librave.

    Çelësi për shërimin nga depresioni është ta fillosh me disa qëllime të vogla dhe ngadalë të ecësh përpara.

    Një rol të rëndësishëm për mbajtjen larg të depresionit luan edhe mbështetja e familjarëve apo miqve. Megjithëse personat që vuajnë nga depresioni e kanë të vështirë të kërkojnë ndihmë nga të tjerët, izolimi dhe vetmia e përkeqësojnë gjendjen edhe më shumë. Pra, një nga ato hapat e vogla që duhet të ndërmerrni çdo ditë është edhe mbajtja e marrëdhënieve te afërta dhe aktivitetet sociale për t’u shëruar nga depresioni.

    Disa hapa të përditshëm për lehtësimin e depresionit.

    1.Flisni me dikë për ndjenjat tua

    2.Ndihmo dikë vullnetarisht

    3.Pi nje kafe apo ha një drekë me një mik/mike

    4.Telefononi apo dërgojini e_mail një miku të vjetër

    5. Kujdesuni për vetveten

    Për t’u shëruar nga depresioni ju duhet të kujdeseni për vetveten. Kjo përfshin edhe kohën që gjen për gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë apo që ju pëlqejnë.

    Edhe pse ndonjëherë është e vështirë të përjetoni lumturi vazhdoni të bëni ato aktivitete që më parë i cilësonit si të kënaqshme, një hobi apo sport që ju ka pëlqyer më parë. Dëgjoni Kuran, mund të provoni të dëgjoni ndonjë ilahi, ligjëratë të mirë apo të fotografoni/pikturoni në natyrë, të punoni ndonjë punë shtëpiake, artizanat apo dicka të ngjashme.

    Lista e gjërave që ju bën të ndjheni mirë

    Hartoni një listë të gjërave që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Përfshini në të çdo strategjie, aktivitet etj, që ju ka ndihmuar më parë.

    1.Kalojeni kohën në natyrë

    2.Listoni tiparet që ju pëlqejnë

    3.Lexoni një libër apo revistë interesante

    4.Shihni ndonjë skeç komik

    5.Bëni më shpesh masazh

    6.Dëgjoni recitues të preferuar të Kur’anit

    7.Përmbushni disa nga detyrat që i keni lënë pas dore

    8.Mbani një kafshë të lejuar dhe të dobishme shtëpiake ose merruni me rritjen e luleve

    Sforcojeni vetveten për të bërë gjëra spontane, do të befasoheni se sa mirë do të ndiheni kur të dilni nga guacka, në vend që të qëndroni i izoluar. Edhe nëse depresioni juaj nuk largohet menjëherë ju gradualisht do të ndiheni më mirë dhe më energjikë.

    Mirë është që të kujdeseni edhe për shëndetin apo dietën tuaj

    Mundohuni të flini mjaftueshëm, qëndroni në natyrë pasi mungesa e dritës së diellit mund të përkeqësojë depresionin.

    Praktikoni teknikat e relaksimit, pasi një praktikë ditore mund t’ju ndihmojë të liroheni nga simptomat e depresionit, të zvogëlojë stresin dhe shtojë ndjenjat e gëzimit dhe mirëqënies. Provoni ushtrime aerobike, meditim, relaksimin progresiv të muskujve, apo edhe masazh e hixhamë (terapia me filgjana, cupping therapy).

    Identifiko stresorët

    Gjej të gjithë ata faktorë që ju stresojnë në jetë. Për shembull, mbingarkesa në punë, gjumë i pamjaftueshëm, një martesë jo e lumtur, një marrëdhënie jo e mirë me kolegët etj. Mundohuni të planifikoni eleminimin e këtyre stresorëve, apo rregullimin e çështjeve që janë burim i tyre.

    Merreni veten me të mirë

    Sfidoni mënyrën negative të të menduarit tuaj

    Pra, nëse në kokë ju qarkullojnë një serë mendimesh negative mire është të ndaloni, merrni frymë thellë dhe përqëndrohuni diku, tek një pamje, lule apo ndërtesë. Kjo teknikë do të bëjë që zërat në kokën tuaj të ndalojnë përkohësisht. Praktikojeni shpesh këtë metodë për të larguar mendimet negative. Gjithashtu bëni një listë me afirmime, shkruaji gjërat që do të donit të kishit, dhe shkruajini ato në kohën e tashme. Unë kam…. apo unë jam. Mos i nisni ato me unë nuk dua… unë nuk jam….Përqëndrohuni në ato gjëra që doni të keni me të vërtetë. Lexojini këtë listë disa herë gjatë ditës, do të habiteni nga efektet e saj.

    Bëni ushtrime të rregullta fizike.

    Shkencëtarët thonë se aktiviteti fizik mund të jetë i vlefshëm për të luftuar një gjendje depresive të moderuar. Duke ecur apo vrapuar çlirohet endorfina, që rregullon humorin, gjithashtu lehtëson muskujt e tensionuar.

    Ushqimet që përmirësojnë humorin

    Mënyra si ushqehemi ka shumë rëndësi për ata të cilët vuajnë nga çrregullimet e humorit.

    Specialistët e fushës këshillojnë se nuk duhet ta anashkalojmë mëngjesin, pasi ngrënia e tij është përgjegjëse për energjinë që do të shpenzojmë gjatë ditës.

    Minimizoni sheqernat dhe karbohidratet.

    Merrni ato ushqime që përmbajnë vitaminë B. Mungesa e vitaminës B mund të nxisë depresionin. Konsumoni më shumë fruta si portokalli, limoni, perime, fasule, pulë dhe vezë.

    Acidet Yndyrore të Omega-3 luajnë një rol esencial ne stabilizimin e gjendjes shpirtërore. Burimet më të mira janë peshqit si salmoni dhe sardelet. Burime të tjera janë vajrat e perimeve dhe arrat e fasulet e sojës.

    Omega 3 është një yndyrë që përftohet nga prodhimet e detit.

    Depresioni

    Deri më sot ka ekzistuar bindja që Omega 3 mund të parandalonte deri në njëfarë mase depresionin dhe kjo bazohej kryesisht te vëzhgimet epidemiologjike të profesorëve të ndryshëm, që zbuluan se depresioni në Gjermani ishte më i pakët në zonat bregdetare, pra aty ku njerëzit konsumojnë një sasi më të madhe peshku se në zona të tjera. Por së fundmi, një tezë e tillë është konfirmuar plotësisht.

    Mënyrat si të sfidojmë mendimet negative:

    Pyet vetveten nëse do t’ia thuash dikuj tjetër ato që po i thua vetes.

    Mbaj një ditar të mendimeve negative

    Sa herë që përjetoni një mendim negativ shkruajini mendimet në ditar së bashku me atë që e ka nxitur kët mendim. Më pas shqyrto dhe konsidero nëse negativiteti që është shprehur atje, është real apo ka qenë i rremë. Për një mendim të dytë ju gjithashtu mund të konsultoheni me një mik/mike apo terapistin tuaj.

    Zëvendëso mendimet negative me ato pozitive. Shqyrto ditarin tuaj të mendimeve negative dhe më pas për çdo mendim negativ shkruaj një pozitiv. Për shembull, “shefi më urren. Ai më dha një detyrë të vështirë për ta përfunduar” mund të zëvendësohet me “Shefi im sigurisht ka besim tek unë përderisa ma la këtë përgjegjësi mua”.

    Shoqërohu me persona pozitivë. Shpesh ndodh që personat të cilët shohin anën e bardhë të situatave i kapërcejnë gjithnjë sfidat e jetës. Mirë është të mendoni dhe ju kështu. Nëse e provoni diçka por pa sukses, provojeni sërish më me shumë optimizëm e këmbëngulje. Dhe ajo që është më e rëndësishme për të fituar betejën me depresionin është këmbëngulja, mënjanimi i frikës dhe shpresa.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

    Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.