• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
  • Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve
  • Dyfytyrësia e tolerancës
  • “Masakrat e Francës në Algjeri nuk mund të harrohen”
  • Partitë politike po e shkatërrojnë KEK-un
  • Falja e Bajramit në shesh
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Studime»Shuarja e klasës 13-të, dështim apo obligim?

Shuarja e klasës 13-të, dështim apo obligim?

0
By Dija Online on 06-05-2014 Studime

Nga ky vit shkollor hiqet nga programi klasa 13- të e shkollës së mesme të lartë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, të cilët e konsiderojnë të arsyeshme që shkolla e mesme të përfundojë në klasën e 12-të.

Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, thotë se ky vendim është marrë në bazë të ligjit parauniversitar, sipas të cilit, sistemi i arsimit parauniversitar përfundon më klasën e 12.

Sipas tij, analizat e ekspertëve të arsimit dhe ankesat e nxënësve dhe prindërve tregojnë se klasa e 13-të është e panevojshme.

“Analizat kanë dëshmuar që shumica e maturantëve, në vitin e fundit të klasës së 12-të kanë pasur nota të larta mesatare të lëndëve në mënyrë për të mbërritur përqindjen e 3.5, çka do të thotë se e ka devalvuar qëllimin e ngritjes se cilësisë në arsim. Gjithashtu, ka pasur ankesa edhe nga nxënësit dhe prindërit që klasa e 13-të është një ngarkesë e tepërt për ta dhe po dëmtohen në raport me kolegët e tyre që kanë drejtime 12 vjeçare”, thekson Mustafa.

Në anën tjetër ekspertë për çështje të arsimit, thonë se nuk ka transparencë të mjaftueshme për ndryshime në sistemin e arsimit.

Halim Hyseni nga Qendra për avancimin e përformancës së sistemit të arsimit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit për mbylljen e klasën e 13- të, është vendim i shpejtë, jo i analizuar dhe me pasoja për nxënësit.

Ai thotë se gjeneratat të cilat janë regjistruar në gjimnaz, drejtim ky që ka pasur katër vite, duhet të përfundojnë katër vjet shkollim. Me këtë vendim Hyseni thotë se shkelen të drejtat fëmijëve.

“Kjo do të ketë ndikime negative, sepse shpërndarja e korrikulave-përmbajtjeve programore është bërë për katër vite. Kjo ndërprerje nëse vazhdon, automatikisht do të sjellë pasoja të rënda për nxënësit. Kështu që mendoj se janë vendime të shpjeta, të paanalizuara dhe me pasoja të riparueshme për nxënësit, të cilët i nënshtrohen ndikimit të këtij ndryshimi”, thekson Halimi.

Hyseni madje shprehet se heqja e klasës së 13-të gjatë këtij viti akademik, do të dyfishojë numrin e maturantëve të cilët pritet të konkurrojnë në institucionet e arsimit të lartë.

“Këta nxënës do të jenë të hendikepuar sepse po përfundojnë vitin pa i realizuar kërkesat programore. Edhe për këto pasoja nuk është menduar, edhe pse pasojat do të jenë afatgjate. Edhe nëse regjistrohen edhe nuk regjistrohen në fakultet, për këta maturantë pasojat do të jenë shumë negative”, shprehet Halimi.

Në krahasim më vitet tjera kur numri i maturantëve ka qenë deri 28 mijë, gjatë këtij viti mbi 45 mijë është numri i maturantëve të cilët do t’i nënshtrohen testit shtetëror të maturës, e më pas t’i drejtohen universiteteve publike dhe kolegjeve private.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, pranon se gjatë këtij viti akademik do të ketë numër më të madh të kandidatëve për të filluar studimet, por megjithatë, ai thotë se janë të përgatitur për të pranuar të gjithë kandidatëve potencialë.

“Absolutisht ne jemi të përgatitur, sepse ne kemi gjashtë universitete publike, nuk e kemi vetëm Universitetin e Prishtinës, siç ka qenë dikur. Por kemi gjashtë universitete publike dhe ata janë duke bërë përgatitjet në mënyrë që t’iu mundësohet numrit më të madh të studenteve të pranohen në fakultete”.

“Mos të harrojmë këtu se kemi edhe 23 kolegje private që gjithashtu me numrin e studentëve që pranojnë ata, do të kenë kapacitet që këtë vit të pranojnë 40 mijë studentë të rinj – po flas gjithmonë bashkarish”, thekson Mustafa.

Ai, ndërkaq tregon se nga shuarja e klasës se 13-të mësimdhënësit nuk do të mbesin pa punë për shkak se të gjithë janë paraparë në buxhetin e Kosovës./rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Kurani dhe Menaxhmenti

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

E vërteta rreth martesës “mut’a”

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
19-05-2022

Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit

12-05-2022

KMSH t’ju kthehet besimtarëve

11-05-2022

A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

06-04-2022

Cili është thelbi dhe objektivi i agjërimit?

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.