• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Shtyhet vendimi i Kuvendit për FAK-un

Shtyhet vendimi i Kuvendit për FAK-un

0
By Dija Online on 06-05-2014 Informacione

Kuvendi i Kosovës e ka shtyrë miratimin e amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës , si dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës, për shkak se nuk është arritur marrëveshja politike ndërmjet partive.

Seancën e së hënës të Kuvendit të Kosovës e kanë bojkotuar deputetët nga radhët e bashkësisë serbe, të cilët edhe më parë patën theksuar se janë kundër Forcave të Armatosura të Kosovës, por edhe kundër votimit të ndryshimeve kushtetuese pa u përmbushur kërkesat e tyre që vendet e rezervuara të vazhdohen edhe për 2 mandate.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese është i pamundur pa dy të tretat e shumicës së deputetëve nga radhët e bashkësive pakicë.

Propozimin për shtyrjen e shqyrtimit të pikës 4 dhe 13 të rendit të ditës, përkatësisht miratimin e amendamenteve në Kushtetutë, si dhe shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me Forcat e Armatosura të Kosovës, e ka propozuar shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci.

“Unë, propozoj, për shkak të nevojës për të pasur konsulta të mëtutjeshme, që pika 4 dhe pika 13 e rendit të ditës të hiqen sot dhe të mbesin për nesër që të shqyrtohen”, ka theksuar Grabovci.

Ky propozim i grupit parlamentar të PDK-së u miratua nga Kuvendi i Kosovës me 83 vota për dhe 2 kundër.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka theksuar se deputetët e kësaj partie, kurdoqoftë, do të votojnë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Unë edhe sot po përsëris qëndrimin e grupit tonë parlamentar që kurdo që të vihet për tu votuar për Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës, ne do të votojmë. Nëse ka nevojë, siç u tha, të ketë konsultime – që unë, normalisht, nuk flas në emër të tjerëve – ne nuk kemi asgjë kundër që kjo të shqyrtohet nesër dhe ne do ta votojmë”, tha Beqiri.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka theksuar se është e qartë se tërheqja nga rendi i ditës i shqyrtimit të pikave 4 dhe 13 po bëhet për shkak të m mosarritjes së një marrëveshje lidhur me kërkesat e deputetëve që përfaqësojnë pakicën serbe për vazhdimin e vendeve të rezervuara në kuvend.

“Tërheqja po vjen si rrjedhojë e kushtëzimit që po e bëjnë veçanërisht dhe po më duket vetëm, këtë herë, deputetët që përfaqësojnë pakicën serbe në Kosovë. Mendoj se është momenti dhe natyrisht, duhet të thuhet edhe nga të tjerët – do të kisha shpresuar që të thuhet – se sa problematike po na paraqitet kjo vota e dyfishtë që na është imponuar dhe po e dëshmon që, në fakt, ka rrezik ta bëj tërë Kosovën jofunksionale, për shkak se po i bën institucionet e Kosovës jofunksionale”, u shpreh Ymeri.

Edhe shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini është pajtuar se në Kuvend nuk pati kushte që të votohet themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

“Duhet të shpresojmë që nesër mund ta bëjmë një gjë të tillë. Edhe në mbledhje të kryesisë, ku të gjithë kolegët e mi kanë qenë prezent, e dinë se kam kërkuar që të ketë komunikim dhe të ketë harmonizim paraprak, për shkak se nuk mund të ndodhë që një kuvend, i cilës do republikë që përmendet, ta ndryshojë kushtetutën e vet, vetëm duke hedhur një letër para deputetëve”, theksoi Gjini.

Shefja e grupit parlamentar të Koalicionit për Kovë të re, Myzejene Selmanaj, është shprehur pesimiste se mund të arrihet miratimi i themelit të Forcave të Armatosura të Kosovës edhe në nesër.

“Unë po ju them këtu, publikisht, se as nesër nuk do të mund të votohet. Mund të luajmë lojën ping-pong, jo sot, jo nesër, dhe të shohim se si po shkon procedura. Jemi për atë që sot të tërhiqet nga rendi i ditës. Mirëpo, prapë se prapë, ju them se nuk mund të shtyhet kjo pa një marrëveshje ndërmjet liderëve”, tha Selmanaj.

Në anën tjetër, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, deputeti serb Petar Miletiq, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se nuk beson se mund të ndryshojë situata deri në ditën e martë, për kur është paralajmëruar seanca eventuale në Kuvend.

“Në këtë moment, nuk shoh ndonjë mënyrë se si mund të arrihet ndryshimi i qëndrimi të deputetëve serbë për ditën e nesërme. Por, ne jemi këtu dhe jemi tub gatshëm për çfarëdo lloj bisedimesh. Por, duke pasur parasysh që afati është i shkurtë, nuk besoj se do të arrijmë ndonjë ndryshim”, ka theksuar Miletiq.

Ndryshe, Seancës së Kuvendit të Kosovës, sopt i ka paraprirë edhe takimi i përbashkët i kryeministrit Hashim Thaçi dhe liderëve të partive politike në rezidencën e ambasadës së Shteteve të bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

Megjithatë ata nuk kanë arritur ta sigurojnë një pajtim lidhur me vendet e rezervuara për pakicat dhe kjo situatë edhe ka reflektuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./rel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.