• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor
  • Për një KMSH gjithëpërfshirëse
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren
  • Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” sot vazhdoj me shpërndarje të ujit falas në Prizren
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” shpërndau ujë falas në sheshin e Prishtinës
  • T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë
  • Nga Justinian Topulli: Islami i vërtetë është ai që ka qenë gjithmonë
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»Shoqëria gjermane dhe përfytyrimi për veteranët e rinj

Shoqëria gjermane dhe përfytyrimi për veteranët e rinj

0
By Dija Online on 01-06-2014 Informacione

Më shumë misione jashtë vendit do të thotë edhe më shumë ushtarë që kthehen: si vepron Gjermania me ta? Për herë të parë do të mbahet një ditë për veteranët. Por politika dhe shoqëria e ka të vështirë me të kthyerit.
Pas Afganistanit, asgjë nuk është si më parë. Katër gërma e përcaktojnë jetën e Holger Roßmeierit pas angazhimit të tij jashtë vendit: PTBS, sindromë e rëndimit posttraumatik. Ai sheh ëndrra të këqia, e kap paniku dhe ka shpërthime të pakontrolluara agresioni. Por plagët shpirtërore nuk janë i vetmi shqetësim i tij. “Më vjen turp, që djemve të mi u duhet të dëgjojnë: babai yt është vrasës”, tregon ushtari në librin “Operacioni Kthimi në Shtëpi”, të gazetares Ulrike Scheffer dhe të fotografes Sabine Würich. Një ushtare tjetër, e portretuar në libër tregon se një ish-mësuese e ka quajtur njëherë “vrasëse me pagesë”.

Ushtari Holger Roßmeier: “realiteti i ri i Bundeswehrit nk arrin te pjesa më e madhe e gjermanëve!”

Shumë prej ushtarëve ankohen se nuk pranohen nga shoqëria. “Qytetari në rrugë nuk interesohet për politikën e sigurisë”, thotë Uwe Köpsel nga Shoqata e Bundeswehrit Gjerman në bisedë me DW. Në popull ekziston një “deficit vëmendjeje”, kur bëhet fjalë për angazhimin e Bundeswehrit në botën e jashtme. Misione të vështira ushtarake në zona krize, ushtarë të vrarë dhe veteranë të traumatizuar: “një temë e parehatshme”, mendon Köpsel.

Fakt është: rreth 4800 ushtare dhe ushtarë angazhohen aktualisht për Bundeswehrin jashtë vendit në rajone krize. Shumë janë ende në Afganistan, por edhe në Kosovë, në Bririn e Afrikës ose në Mali. “Tek shumica e njerëzve realiteti i Bundeswehrit thuajse nuk depërton”, thotë ushtari Holger Roßmeier.

Njëkohësisht, politikanët nuk lodhen së theksuari: Gjermania duhet të marrë në të ardhmen më shumë përgjegjësi në botën e jashtme. Kjo megjithëse ministri i Jashtëm, Frank Walter Steinmeier flet për një “hendek të thellë midis elitave të politikës së jashtme dhe opinionit të gjerë publik”. Sepse dy në tri gjermanë, sipas një studimi të Fondacionit Körber e kundërshtojnë shtimin e angazhimeve në botën e jashtme. Si krijohet ky hendek midis asaj që vendosin politikanët dhe asaj që e konsideron të drejtë masa e gjerë?

Lufta është e vështirë t’i përcillet shoqërisë gjermane. Sepse që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore, 70 vjetë më parë, gjermanët janë mësuar me paqe. “Këto misione të largëta kontribuojnë që përfytyrimi për ushtarët dhe pranimi i tyre të mbeten të paqarta”, thotë historiani ushtarak Klaus Naumann nga Instituti i Hamburgut për Kërkimet Sociale në bisedë me DW. Shumë në Gjermani mendojnë: si na prekin ne këtu zona krize si Afganistani apo Sudani i Jugut? Po si mund të ndryshojë përfytyrimi për ushtarët që kthehen, për veteranët?

Shoqata interesash si Shoqata e Veteranëve Gjermanë kanë kohë që kërkojnë një ditë zyrtare kujtimi. Ish-ministri i Mbrojtjes, Thomas de Maizière tha dikur se e mbështeste një ditë të tillë. Por pasardhësja e tij, Ursula von der Leyen deri tani nuk është shprehur për këtë. Prandaj Shoqata e Veteranëve Gjermanë organizon këtë vit vetë një ditë veteranësh (31.05.2014).

Von der Leyen prezanton në vend të kësaj një “Libër të kujtesës” – në 20 tabela bronzi aty shkruhen emrat e ushtarëve të vrarë të vrarë që prej vitit 1955 në shërbim: “Me këtë ne tregojmë: nuk harrojmë askënd”, shprehet von der Leyen. Çdo emër meriton falenderimin e saj të thellë.

Nuk është fjala për të krijuar një kulturë të përkujtimit të veteranëve si në SHBA. Shumë më tepër bëhet fjalë për pranimin e një realiteti të ri: Gjermania dërgon më tepër ushtarë në botën e jashtme- dhe si rrjedhojë kthehen edhe më shumë ushtarë. Mendimin e shoqërisë mund ta ndryshojnë edhe filmat artistikë ose seriale filmash policorë si p.sh. Tatort, të cilët trajtojnë misionet në botën e jashtme./dw/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
04-08-2022

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

30-07-2022

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

29-07-2022

Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren

24-07-2022

Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
13-07-2022

Mjaft më me fyerje banale!

17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.