Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Rreth 200 mijë qen endacakë në Kosovë
    Lajme

    Rreth 200 mijë qen endacakë në Kosovë

    Dija OnlineBy Dija Online19-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Në gjithë territorin e Kosovës parashihet të jenë rreth 200 mijë qen endacakë, thotë Florim Ferati, menaxher i “Qendrës kosovare për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë”.
    Vrasja e qenve endacakë si praktikë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në vitin 2011, pati zgjuar reagime të shumta te qytetarët dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Atë kohë qenë eliminuar rreth 300 qen endacakë.

    Por, numri i madh i qenve endacakë, po rrezikon qytetarët. Ferati i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se organizata që ai drejton, është formuar në vitin 2003 dhe dy vitet e fundit kanë edhe kontratë me Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe me Policinë e Kosovës, lidhur me problematikën e qenve endacakë. Ai thotë se tashmë janë duke e realizuar projektin për vaksinimin, kastrimin dhe sterilizimin e qenve.

    “Ka dy vjet që kemi filluar kastrimin, sterilizimin, vaksinimin dhe lirimin e qenve endacakë. Por, ne nuk e dimë sa jetojnë qentë pas këtyre procedurave. E gjithë kjo bëhet edhe për shkak të mosshtimit të tyre. Interesimi për adoptimin e qenve nga ana e qytetarëve, është mjaft i vogël. Gjithë qentë që janë të vaksinuar, kastruar dhe sterilizuar tashmë kanë nga një vëth në vesh dhe qytetarët e dinë se tashmë ata nuk paraqesin ndonjë rrezik për ta”, thotë Ferati.

    Po, se sa është numri i qenve që strehohen në këtë qendër, Ferati jep më shumë hollësi.

    “Ne në qendër kemi rreth 150 qen. Kastrimin dhe sterilizimin e bëjmë dy herë në javë në qendrën tonë. Por, nëse ndonjë qen shpreh agresivitet të madh dhe është i sëmurë, atëherë bëhet astonazia, pra jepet injeksioni dhe ai qen nuk zgjohet më. Por, qentë tjerë që nuk janë të sëmurë ose agresivë, ata lirohen prapë, pas procedurave”.

    Ndërkaq, zyrtari për informim i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Adonis Tahiri, bën të ditur se kanë pranuar një numër të madh të ankesave nga ana e qytetarëve lidhur me problemet që po iu shkaktojnë qentë endacakë.

    “Aktualisht, komuna ka të kontraktuar një kompani që merret me trajtimin e qenve endacakë. Kompania është e kontraktuar nga qeverisja e kaluar, mirëpo me buxhetin dhe kapacitetet, kjo kompani nuk po arrin ta realizojë punën ashtu si duhet.
    Andaj ne, bashkë me disa organizata vendore dhe ndërkombëtare që merren me këtë çështje, po përpilojmë një rregullore të re për trajtimin e qenve endacakë dhe mbajtjen e qenve në shtëpi. Sapo të përpilohet kjo rregullore që është në fazën e fundit të saj, do të dërgohet në mbledhjen e Kuvendit Komunal ku do të votohet për ose kundër saj. Kjo nuk ka të bëjë me eliminimin e qenve, por me trajtimin.

    Sa i përket ankesave të qytetarëve dhe numrit të madh të qenve, kemi marrë peticione dhe sigurisht se edhe buxheti do të jetë më i madh, varësisht sa vendoset në rregulloren që është duke u përgatitur”, bën të ditur Tahiri.

    Edhe vetë qytetarët japin mendimin e tyre lidhur me atë se çka do duhej të ndërmerrej lidhur me qentë endacakë. Vlora Morina, ekonomiste me profesion, mendon se prania e qenve në rrugë nuk është e mirë, por as vrasja e tyre si praktikë e mëhershme, nuk duhet të ndodhë. Ajo mendon se duhet gjetur mënyra të tjera për eliminimin e qenve.

    “Unë nuk mendoj se nuk është mirë të enden në rrugë qentë, sepse ka rrezik nga sëmundje të ndryshme, por edhe nga sulmi i tyre. Kuvendi Komunal duhet të kontraktojë më shumë kompani që merren me të drejtat e kafshëve, në mënyrë që kjo problematikë të eliminohet, pasi që kam informata se janë të shumtë qentë endacakë në Kosovë”, thotë Vlora.

    Ndryshe, Florim Ferati nga “Qendra kosovare për trajtimin dhe strehimin e qenve endacakë”, përmend edhe një problem tjetër, me të cilin po ballafaqohen. Ai thotë se shumë qen shtëpie, pronarët e të cilëve kanë vendosur të mos i mbajnë më si kafshë shtëpiake, i lëshojnë në rrugë.

    “Por, problemin tjerët e kemi me pronarët e qenve që ata i lëshojnë në rrugë. Qytetari thërret dhe thotë e kam një qen qe dy ose tre vjet, por nuk dua ta mbaj më. Ne i themi që të shkojë te veterinari dhe ta bëjë astonazinë, injeksion që më pas qeni më nuk zgjohet. Por, për shkak të pagesës, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe vetëm e lëshojnë qenin në rrugë. Kjo na krijon probleme”, përfundon Ferati. /REL/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleTurqi, burg i perjetshëm për autorët e grusht shtetit të viteve ’80
    Next Article Parlamenti holandez i thotë “Po” statusit kandidat të Shqipërisë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.