Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Rrëqebulli ballkanik, specie e rrezikuar në Kosovë

    Rrëqebulli ballkanik, specie e rrezikuar në Kosovë

    0
    By Dija Online on 23-06-2014 Të ndryshme

    Rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx martinoi) është nënspecie e rrëqebullit të Euroazisë (lynx lynx). Është kafshë e egër mishngrënëse dhe bën pjesë në familjen e maceve (Felidae), me trup deri një metër të gjatë, me qime të buta, të dendura e me ngjyrë të murrme lara-lara, me veshë të ngritur e me bisht të shkurtër.

    Shpërndarja aktuale e rrëqebullit ballkanik është e kufizuar në Ballkanin jugperëndimor, kryesisht zonat kufitare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, duke u përhapur në veri në Mal të Zi dhe në Kosovë. Vlerësohen të jenë më pak se 100 dhe paraqet specien e rrëqebullit më të rrezikuar në të botën.

    Biologjia, ekologjia dhe historia e rrëqebullit Ballkanik deri tani nuk ka qenë e kuptuar mirë ose e dokumentuar, por kërcënimet e dukshme nga faktori njeri kanë ndikuar në rënien drastike të popullsisë së rrëqebullit, të ushqimit (gjahut) të rrëqebullit, humbje dhe shkatërrim të habitatit te tij. Rrëqebulli në Kosovë është kafshë e mbrojtur me ligj që prej kohës se Jugosllavisë, më saktë që nga viti 1973.

    Statusi kritik i kësaj specie autoktone të rrëqebullit të Evropës ka qenë e njohur për një kohë të gjatë, por për shkak të trazirave e luftërave dhe nga pasiguria e rajonit është penguar veprimi i ruajtjes gjatë viteve të fundit. Nga tetori 2006, Euronatur së bashku me organizatën Zvicerane eksperte për mishngrënësit e mëdhenj – KORA dhe OJQ-të MES (Macedonian Ecological Society) dhe PPNEA (Protection and Preservation of Natural Environment in Albania) – kanë filluar ta zbatojnë projektin për rimëkëmbjen e rrëqebullit të Ballkanit. Në vitin 2013 ky projekt u zgjerua duke përfshirë edhe Kosovën (ERA Group, OJQ “FINCH”) dhe Malin e Zi (CZIP). Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e tij, e gjahut te tij dhe habitatit të tij.

    Edhe pse paraprakisht statusi kritik ka qenë i njohur, ka qenë e nevojshme të ndërmerret një studim më i qartë që tregonte statusin konkret të rrëqebullit ballkanik. Si rrjedhojë e kësaj nevoje është kryer një pyetësor (studim bazë), ku fokusi kryesor ka qenë të merren informata për rrëqebullin, gjahun e tij, habitatin dhe pikëpamjen e njerëzve ndaj botes së egër. Ky pyetësor është bërë me banorët lokalë të viseve malore, gjuetarët, dhe grupet e interesit.

    Rezultatet e këtij studimi mundësojnë që projekti të kalojë në fazën tjetër. Kjo fazë ka të beje me vendosjen e kamerave-kurth në pyje, pranë shtigjeve ku njihet lëvizja e kafshëve të egra. Kamerat-kurth janë aparate me shkrepje automatike, të pajisura me një sensor i cili detekton lëvizjen e kafshëve me gjak të ngrohtë dhe i fotografon ato në momentin që kalojnë përpara pajisjes. Këto pajisje montohen në pemë apo kunja të posaçëm. Kjo metodë është jo-intenzive për studimin e faunës, pasi gjeneron informacion në lidhje me praninë dhe numrin e llojeve të ndryshme, pa i shqetësuar ato.

    Organizata mjedisore ERA Gruop, së bashku me partnerët e saj ndërkufitarë dhe ndërkombëtarë, ka filluar aktivitetet e mbrojtjes së rrëqebullit ballkanik që nga shtatori i vitit 2013. Një përpjekje e përbashkët është bërë për të çuar përpara mbrojtjen e specieve te rralla, menaxhimin e kafshëve të egra dhe habitateve të mbrojtura. Qëllimi i Programit të Rimëkëmbjes së Rrëqebullit Ballkanik është për të siguruar mbijetesën e ekzistencës së tij duke i mbrojtur habitatet dhe korridoret e tyre nëpërmjet zonave të mbrojtura.

    Për ta bërë këtë, ne kemi nevojë për të gjeneruar një grup të informacionit bazë dhe për të krijuar një program të besueshëm monitorimi. Kjo nënkupton një partneritet të fortë në mes institucioneve qeveritare dhe joqeveritare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, rritjen e vetëdijes publike dhe përfshirjen e publikut, dhe mbi të gjitha ndërtimin e kapaciteteve në ruajtjen e natyrës, kërkimit të kafshëve të egra, dhe menaxhimin e tyre.

    “Environmentally Responsible Action (ERA) Group” është një OJQ lokale mjedisore e vendosur në
    Pejë. ERA synon të nxis dhe të rris rëndësinë e mjedisit, ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë në mesin e të vegjëlve, të rinjve dhe për vizitorët e Kosovës me qëllim të mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, si dhe të ofrojë zgjidhje për zhvillim të qëndrueshëm.

    Si organizatë, ERA është e përkushtuar për besimin se zgjidhjet janë më të efektshme dhe të qëndrueshme kur ato përfshijnë pjesëmarrjen lokale në planifikimin dhe zbatimin e projekteve , duke rritur kapacitetin e komunitetit për zbatimin e projekteve të reja.

    ERA menaxhon Qendrën e parë dhe të vetme për Edukim Mjedisor në rajon që gjendet në monumentin kulturor Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë, dhe në Qendrën për Edukimin e Qëndrueshëm Malor që gjendet në Hajle te Rugovës. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

    Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.