Kremlini ka bërë të ditur në deklaratën e tij se Putin ka urdhëruar tërheqjen e trupave ruse pas përfundimit të stërvitjes së planifikuar ushtarake që përfshinte lëvizjen e trupave ruse nga rajonet e Rostovit, Brianskut dhe Belgorodit.
Vladimir Putin e ka deklaruar tërheqjen e trupave ruse nga kufiri me Ukrainën që më 7 maj, por NATO dhe SHBA kanë raportuar se nuk kish ndodhur asnjë ndryshim. Një oficer i NATO-s ka deklaruar se nuk ka parë asnjë shenjë për kthimin e trupave ruse në bazat e tyre.
Pas kaq kohësh plot tension, duke nisur nga aneksimi i Krimesë e deri tek protestat e separatistëve pro-rusë, vëzhguesit shpresojnë se largimi nga kufiri i trupave rusë do të ulë tensionet, sidomos tani në prag të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë. Edhe kontaktet e para të vendosura mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve pro-rusë, të cilët kërkojnë më s