Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Studime në besim»Pozita e Sunetit në Islam
    Studime në besim

    Pozita e Sunetit në Islam

    Dija OnlineBy Dija Online03-07-201509 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, ardhmëria u takon të devotshmëve, kurse armiqësia mizorëve. Salavatet, përshëndetjet qofshin mbi atë të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për tërë botën, mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin alejhi selam, familjen dhe mbarë shokët e tij.
    Prej dhuntive të Allahut xh.sh. mbi robin e Tij është që t’i mundësojë atij mësimin dhe praktikimin e fjalëve të Tij dhe të të Dërguarit të Tij alejhi selam. Jemi krenarë dhe shumë të lumtur që Allahu na mundësoi që t’i shkoqisim disa nga shkëndijat profetike të Muhamedit alejhi selam. Të jetosh nën hijen e Sunetit të Muhamedit alejhi selam është nder i veçantë, prandaj si të tillë e lusim Allahun xh.sh. që të na bëjë të sinqertë në fjalë dhe vepra si dhe të na japë sukses në rrugën e thirrjes nën hijen e Sunetit dhe të na ringjallë nën flamurin e Profetëve të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të gjithë ata!

    Pozita e Sunetit në Islam, vlera dhe rëndësia e praktikimit të tij si dhe nxitja e mësimit të tij në saje të Kuranit dhe Sunetit

    Irbad Ibën Sarije, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Na ka këshilluar i Dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, me këshillë nga e cila zemrat janë frikësuar dhe sytë janë përlotur. Atëherë thamë: “O i Dërguar i Allahut, sikur të ishte këshillë lamtumirëse, prandaj na porosit.” Tha: “Ju porosis për frikërespekt ndaj Allahut, për dëgjueshmëri dhe nënshtrim ndaj udhëheqësit, edhe sikur ai të ishte rob. Vërtet gjatë jetës suaj do të përjetoni shumë divergjenca. Ju jeni të obliguar që të kapeni pas Sunetit tim dhe sunetit të sundimtarëve të drejtë e të udhëzuar. Kapeni atë me dhëmballët tuaja. Ruajuni prej risive, sepse çdo risi është lajthitje.” (Transmeton Ebu Davudi dhe Termidhiu dhe ka thënë se është hadith i mirë, i vërtetë)

    Një: Argumente nga Kurani

    Thotë Allahu në Kuran duke ilustruar vlerën dhe rëndësinë e dërgimit të Muhamedit alejhi selam:

    “Ty ta zbritëm Kuranin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kuranin).” (En-Nahl, 44)
    Gjithashtu na njofton Allahu xh.sh. se dërgimi i tij alejhi selam është dhunti për ne nga vetë Allahu xh.sh.:

    “Është e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta dërgoi të Dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kuranin dhe Sunetin, edhe pse më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” (Ali Imran, 164)
    Thotë Allahu xh.sh. në Kuran duke i urdhëruar robërit e Tij që t’i nënshtrohen urdhrit profetik si dhe ta pasojnë rrugën e tij:

    “O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) Allahut dhe të të Dërguarit kur ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë (për fenë e drejtë) dhe ta dini se Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij dhe se ju do të tuboheni te Ai.” (Enfal, 24)
    Për shkak të vlerës dhe pozitës profetike të Muhamedit alejhi selam tek Allahu i Lartësuar, e ka krahasuar Allahu xh.sh. nënshtrimin ndaj Tij me nënshtrimin ndaj Muhamedit alejhi selam. Thotë Allahu në Kuranin Fisnik:

    “Kush i nënshtrohet Pejgamberit, ai i është nënshtruar Allahut.”(En-Nisaë, 80). E ka bërë Allahu dashurinë ndaj Tij kusht të pasimit të rrugës profetike të Muhamedit alejhi selam. Lidhur me këtë na njofton Allahu në Kuran:

    “Thuaj: “Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë.” (Ali Imran, 31)
    Ka obliguar Allahu xh.sh. që të gjykohemi pranë ligjit profetik dhe ka sinjalizuar se kundërshtimi i tij është mosbesim, siç është thënë në Kuran:

    “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos të të zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”(En-Nisaë, 65). Gjithashtu në kaptinën Ali Imran, citati 32, thotë:

    “Thuaj: “Binduni Allahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë All-llahu nuk i do jobesimtarët.” Ndërsa besimtarëve në veçanti ua ndalon kundërshtimin e gjykimit pranë tij, siç thotë në Kuran:

    “Kur Allahu ka vendosur për një çështje ose i Dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetër. E kush kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (El-Ahzab, 36)
    Ndërsa atyre që kundërshtojnë urdhrin e tij ua tërheq vërejtjen duke u thënë:

    “Le të ruhen, të jenë të kujdesshëm, ata që kundërshtojnë rrugën e tij (të të Dërguarit), se ata do t’i zërë ndonjë telash, ose do t’i godasë dënimi i hidhët.” (En-Nur, 63)


    Dy: Argumentet nga Suneti i Pejgamberit alejhi selam që flasin mbi vlerën e Sunetit dhe rëndësinë e të vepruarit me të

    “Transmeton Amr b Shuajbi, nga babai i tij, nga gjyshi i tij, se ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Ju kam lënë juve dy porosi, nëse u përmbaheni asnjëherë nuk do të devijoni: librin e Allahut dhe Sunetin(fjalët, veprat) tim.” (Hakimi dhe Bejhakiu)
    Ky hadith është thënë në haxhin e lamtumirës së Pejgamberit alejhi selam, ku i drejtohet me këto fjalë umetit të tij, duke e inkurajuar për vepra të mira si dhe i porosit që të jenë të përkushtuar ndaj këtyre dy porosive, përmbajtjes ndaj Kuranit dhe Sunetit të Muhamedit alejhi selam.

    “Transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, nga Pejgamberi alejhi selam, i cili ka thënë: “I tërë umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atij që nuk do.” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, kush janë ata që nuk duan të hyjnë?” Tha: “Kush më respekton mua, ai do të hyjë në xhenet, ndërsa kush më kundërshton mua, ai nuk do.” (Buhariu dhe Hakimi)
    Allahu xh.sh. ka kushtëzuar hyrjen në xhenet me përmbajtjen ndaj rrugës së Pejgamberit alejhi selam dhe aplikimit të saj, prandaj duhet ditur që s’mund të fitohet kënaqësia e Allahut e as xheneti i Tij duke mos iu përmbajtur urdhrave, këshillave dhe veprave të Muhamedit alejhi selam.

    “Transmeton Irbad b Sarijete, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke thënë: “Na fali neve namazin e sabahut Pejgamberi alejhi selam e më pas na mbajti një këshillë të qartë. Na u rrëqethën zemrat dhe rrodhën lotët: I thamë: “O i Dërguar i Allahut, sikur kjo është këshilla jote e fundit, prandaj na porosit.” Tha: “Ju porosis me frikërespekt ndaj Allahut, të jeni të dëgjueshëm dhe të nënshtruar edhe po që se ju udhëheq ndonjë skllav(etiopas). Kush do jetojë nga ju, do të shohë ndarje të shumta, prandaj ju porosis që t’i përmbaheni Sunetit tim, Sunetit të sundimtarëve të drejtë e të udhëzuar, kapeni atë (Sunetin) fort me dhëmballë. Kujdes nga besëtytnitë, se çdo risi është lajthitje.” (Ebu Davudi, Termidhiu dhe thotë se hadithi është i mirë, i vërtetë)
    Nga shkëndijat e këtij hadithi, që mund t’i shkëpusim, është edhe kjo, se jemi paralajmëruar se do të ketë ndarje të shumta e të ndryshme në umetin e Muhamedit alejhi selam. Që të gjithë mundohen të argumentojnë se e vërteta është me ta, mirëpo ekziston vetëm një e vërtetë. Ata të cilët i përmbahen rrugës profetike me përpikëri janë afër së vërtetës.
    Në anën tjetër, nuk ka shpëtim nga sfidat dhe sprovat e kësaj bote pa e ndjekur me përpikëri rrugën e Muhamedit alejhi selam. Këtë e vërteton edhe pjesa vijuese e këtij hadithi, ku Pejgamberi alejhi selam na porosit që fjalët dhe veprat e tij t’i kapim fuqishëm. Dijetarët islamë lidhur me këtë pohojnë se një terminologji e tillë aludon se përkushtimi ynë ndaj Sunetit duhet të jetë më i madh se për çdo gjë tjetër.
    Gjithashtu kapja jonë pas Sunetit na ruan nga pasimi i risive. Ata që ruhen nga risitë veç janë të ruajtur nga lajthitjet dhe ai që është i ruajtur nga lajthitjet i është ruajtur zjarrit të xhehenemit (Allahu na mbrojttë ne dhe ju nga ai!). Pikërisht për këtë dhe shokët e Pejgamberit alejhi selam ishin shumë inkurajues që ta përcillnin dhe ruanin Sunetin e Pejgamberit alejhi selam me besnikëri, ngase këtë e kishin amanet nga ai, siç është transmetuar në hadithin të cilin e ka nxjerrë Ibën Hibani, Ebu Davudi,Termidhiu, Nesaiu, Bejhakiu, ku Pejgamberi alejhi selam ka thënë:

    “Allahu e mëshiron një njeri i cili e dëgjon thënien time dhe e përcjell ashtu siç e dëgjon.”
    Në përfundim të kësaj hyrjeje desha t’ju përkujtoj edhe një hadith të
    Pejgamberit alejhi selam:

    “Transmeton Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të, duke thënë: “Kanë ardhur tek i Dërguari alejhi selam disa melekë derisa ai po flinte. Disa prej tyre thanë se ai është në gjumë, disa të tjerë thanë: “Sytë e tij pushojnë, por zemra e tij është e zgjuar.” Dhe thanë: “Për këtë shokun tuaj kemi një rrëfim. Silleni atë rrëfim: “Shembulli i tij është sikurse shembulli i një njeriu i cili ka ndërtuar një shtëpi dhe në të ka përgatitur ushqim, pastaj ka dërguar një thirrës që t’i grumbullojë njerëzit. Kush i përgjigjet thirrësit, hyn në shtëpi dhe ha nga ai ushqim e kush nuk i përgjigjet atij, nuk mund të hyjë në shtëpi e as të hajë nga ai ushqim.” Pastaj melekët thanë: “Komentojeni rrëfimin që ta kuptojë.” Thanë: “Shtëpia ka për qëllim xhenetin, kurse thirrësi është Muhamedi alejhi selam, kush e respekton Muhamedin, ka respektuar Allahun dhe kush kundërshton Muhamedin, ka kundërshtuar Allahun.” (Buhariu)

    Lusim Allahun që të na mundësojë mësimin dhe praktikimin e Sunetit të Muhamedit alejhi selam, të vdesim duke iu përmbajtur atij si dhe të na ringjallë nën flamurin e tij alejhi selam! Amin!
    Sadat Rrustemi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleHadithet e dobëta në dyzet hadithet e Neveviut
    Next Article A kemi bërë mëkat?
    Dija Online

    Related Posts

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    28-02-2023

    Kurani dhe Menaxhmenti

    17-03-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    07-02-2018
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Apple planifikon një Siri të ri me inteligjencë artificiale nga OpenAI ose Anthropic

    Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit në tregun e punës

    Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, nevojitet zgjidhje urgjente

    Si të zgjedhësh shalqinin e duhur sa herë që bler – pa gabuar kurrë!

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.