Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Përpjekje për bllok opozitar kundër mandatit të tretë të Thaçit
    Lajme

    Përpjekje për bllok opozitar kundër mandatit të tretë të Thaçit

    Dija OnlineBy Dija Online10-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Partitë që u renditen pas PDK-së në zgjedhjet e fundit paralamentare në Kosovë, po shohin mundësitë për të bërë një bllok opozitar, ku do të pamundësohej hyrja në koalicion me PDK-në dhe në këtë mënyrë do të pamundësohej formimi i Qeverisë Thaçi 3.

    Jakup Krasniqi mohon koalicionin me PDK-në, kërkon front opozitar

    Jakup Krasniqi është kundër një koalicioni në mes të NISMA për Kosovën dhe PDK-së.

    Ai thotë për Politiko.net se nuk beson se NISMA do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, por megjithatë pret që me vendimin përfundimtar të dalin organet e partisë.

    Krasniqi, dikur një nga eksponentët kryesor të PDK-së, më shumë parapëlqen një front të përbashkët opozitar.

    Ai thotë se me votat që kanë marrë partitë opozitare mund të formojnë një Qeveri të përbashkët teknike, por edhe një Qeveri të mirëfilltë dhe stabile.

    “Nuk besoj se Nisma do ta konsiderojë një koalicion me PDK-në. Nuk do të hyjmë në atë pazar”, ka thënë Krasniqi.

    “Unë po e them këtë JO, pasi kështu mendoj por prapë po ju them se duhet të ulen organet e partisë dhe të vendosin për këtë çështje. Sa për mua, JO, por për qëndrimin e prerë të Nismës, këtë vendim do ta marrë shumica në parti”, ka insistuar ai.

    Krasniqi thotë se opozita ka marrë bashkë më shumë se gjysmën e votave të elektoratit të dalë në zgjedhje. Dhe kjo, sipas tij, është një mundësi për krijimin e Qeverisë nga opozita.

    “Ka mundësi për një front të përbashkët të partive opozitare, nëse partitë opozuitare janë të gatshme për t’i hyrë një përgjegjësie të re”.

    “Mund të jetë një Qeveri teknike, por mund të jetë edhe një Qeveri e mirëfilltë. Bëni llogaritë dhe iu del se opozita i ka 377 mijë e më tepër vota. Ka më shumë se gjysmën e votave të elektoralit të Kosovës”, ka vlerësuar Krasniqi.

    Ai ka shtuar se “ka mundësi edhe Qeveri teknike, edhe Qeveri e mirëfilltë por edhe për këtë do të bisedohet, do të shihet se cili është interesi i vendit”. /Telegrafi/

     

    Kurti, Mustafës: Qeveria jote do të ketë edhe votat e VV-së

    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka pritur në një takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    Në bazë të asaj që është diskutuar në takim, dy liderët opozitarë janë pajtuar që të mos hyjnë në koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.

    “LDK është motori kryesor i kësaj nisme për të mos hyrë në koalicion qeveritar me PDK-në asnjë nga partitë opozitare. Deri tani kemi pajtim me Vetëvendosjen dhe me NISMA për Kosovën”, ka thënë një burim i Koha.net brenda LDK-së i afërt me takimin, duke saktësuar se LDK nuk do të hyjë me PDK-në në koalicion.

    Ky burim ka thënë gjithashtu se Vetëvendosje është treguar shumë konstruktive për sa i përket mundësisë së krijimit të koalicionit qeveritar me partitë opozitare, por ka theksuar se VV nuk është e interesuar të hyjë në qeveri.

    Ndërkaq Nisma për Kosovën, sipas burimit wshtw treguar e gatshme të hyjë në koalicion qeverisës me LDK-në, duke përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në, ndërsa ka mbetur të dakordohen edhe me partinë e Ramush Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. /koha/
    U takuan Isa me Ramushin

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot për kafe. Të dy thanë se biseduan për procesin e votimit dhe për atë se çfarë mund të vijë më pas.

    I pyetur nga Klan Kosova nëse do të heq dorë nga këmbëngulja për të qenë kryeministër, Haradinaj tha se ende nuk është koha për të folur rreth kësaj çështjeje.

    E kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk do të insistojë gjithsesi për të marrë këtë post, në ndonjë koalicion të mundshëm.

    Mustafa e Haradinaj nuk e pohuan, e as mohuan mundësinë e një bashkimi të opozitës për të krijuar një koalicion, ose për të bllokuar mandatin e tretë të qeverisë së PDK-së së Hashim Thaçit.

    Ata thanë se duhet pritur certifikimi i rezultateve nga KQZ, për të parë kush sa deputetë do të ketë.

    Ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje janë marrë vesh që mos të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, kjo marrëveshje erdhi pas takimit që pati kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me të parin e LDK-së Isa Mustafa në orën 10 :30 në selinë e LDK-së.

    Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën anëtari i Vetëvendosje, Erzen Vraniqi.

    Ai njoftoi se pak më vonë Albin Kurti do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për të biseduar për mundësinë që AAK mos të lidhë koalicion me PDK-në. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleDy vdekje të dyshimta në Prishtinë e Fushë Kosovë
    Next Article Edhe një vetëvrasje e dyshimtë, një 25 vjeçar i vdekur në lagjen Mati 1 (Foto)
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.