• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Dr. Krasniqi selam Albin Kurtit për shaminë: O ndreçe punën mirë ose leje krejt
  • Islamofobit patetik Enver Robelli
  • “Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor
  • Për një KMSH gjithëpërfshirëse
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” e mbylli kampanjën e ujit falas në Prizren
  • Logjikë zullumqarësh për të justifikuar pushtetin
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” sot vazhdoj me shpërndarje të ujit falas në Prizren
  • Iniciativa “Ujë për Jetë” shpërndau ujë falas në sheshin e Prishtinës
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Një filxhan kafe i bën mirë kujtesës

Një filxhan kafe i bën mirë kujtesës

0
By Dija Online on 14-01-2014 Të ndryshme

Konsumi i kafes dhe çajit shërben jo vetëm për të rritur vëmendjen, por siç duket edhe për të përmirësuar kujtesën. Në këtë përfundim arrin një studim që analizon efektet e kafeinës te kujtesa.

Pasi pinë një filxhan kafe apo çaj, shumë njerëz ndjehen të rigjallëruar dhe gati për t’u përballur me intensitetin e ditës. Por deri tani nuk dihej shumë për efektin e kafeinës te kujtesa.

Për të zbuluar nëse ka ndonjë ndikim, Mike Yassa dhe kolegët e tij zhvilluan një studim, ku u kërkonin një grupi njerëzish të mësonin diçka të re dhe pastaj u jepnin një sasi kafeine.

Mike Yassa, profesor i neurobiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Irvine, ishte pjesë e një grupi studiuesish të interesuar për të parë nëse kafeina, një përbërës aktiv në kafe, çaj dhe çokollatë, mund të ndihmonte edhe në përmirësimin e kujtesës.

“Pasi mëson diçka të re, duhet kohë që kujtesa të aktivizohet dhe ajo që mësove mos të harrohet. Gjatë 24 orëve të para ndodh pjesa më e madhe e harresës. Prandaj, duke ndërhyrë me kafeinë, donim të shihnim nëse mund ta ulnim ritmin e harresës gjatë kësaj periudhe”.

Yassa dhe kolegët e tij mblodhën një grup prej 160 personash, që nuk pinin pije me kafeinë, si pjesë e studimit të tyre. Ditën e parë, ata u treguan pjesëmarrësve fotografi të objekteve të përditshme dhe i pyetën nëse këto objekte gjendeshin brenda në shtëpi apo në mjedise të hapura.

Më pas, një numër pjesëmarrësish pinë një tabletë me kafeinë, të tjerët një tabletë pa kafeinë. Të nesërmen, studiuesit u treguan pjesëmarrësve fotografi të tjera.

Yassa thotë se disa prej fotografive që panë ishin identike me ato që kishin parë 24 orë më parë, ndërsa të tjerat ishin të ndryshme. Pjesëmarrësit panë edhe një numër fotografish që ishin të ndryshuara pak; pjesëmarrësve iu kërkua të shpjegonin nëse ishin të njëjtat pamje që kishin parë një ditë më parë.

“Kur u duhej të përdornin kujtesën për t’u përgjigjur, zbuluam se pjesëmarrësit që kishin marrë tabletë me kafeinë, përgjigjeshin saktë në një përqindje mjaft më të lartë”.

Studiuesi Yassa thotë se ata që kishin pirë kafeinë kishin rritje 10-12% në aftësinë për të kujtuar objektet. Sasia e kafeinës që studiuesit përdorën në këtë studim është e barasvlershme me një filxhan kafe të fortë ose me dy ekspresë. Ai thotë se konsumi i një sasie pak më të madhe kafeine sillte rritje të mëtejshme të kujtesës, por edhe krijonte nervozizëm te pjesëmarrësit.

Një artikull mbi efektet e kafeinës te kujtesa është botuar në revistën Nature Neuroscience.

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/keshila-mjekesore/nje-filxhan-kafe-i-ben-mire-kujteses-8875/#sthash.DxfN6FoK.dpuf

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
12-08-2022

Dr. Krasniqi selam Albin Kurtit për shaminë: O ndreçe punën mirë ose leje krejt

12-08-2022

Islamofobit patetik Enver Robelli

04-08-2022

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” është kampanja përmes së cilës po kërkohet të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor

30-07-2022

Për një KMSH gjithëpërfshirëse

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
13-07-2022

Mjaft më me fyerje banale!

17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.