Facebook X (Twitter) Instagram
    Të reja
    • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
    • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
    • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
    • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
    • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
    • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
    • Agjendat perverse nuk njohin kufi
    • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
    Facebook X (Twitter) LinkedIn Pinterest RSS
    Dija Online
    Leaderboard Ad
    • Ballina
    • Informacione
    • Edukim
    • Tema
    • Fetva
    • Multimedia
      • Audio
      • Video
    • Studime
    • Seminare
    • Të ndryshme
    Dija Online
    Ju jeni nëHome»Të ndryshme»Në vitin 2015 barnat me çmim të unifikuar

    Në vitin 2015 barnat me çmim të unifikuar

    0
    By Dija Online on 06-05-2014 Të ndryshme

    Barnat nëpër barnatoret e Kosovës, nuk kanë çmime të unifikuara. Kjo, sipas zyrtarëve institucionalë, ndodh për shkak se Kosova nuk e ka një rregullore administrative që do të mund ta rregullonte këtë çështje.

    Por, ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore, Arianit Jakupi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se me hyrjen në fuqi të Ligjit për sigurime shëndetësore, do të krijohet mundësia ligjore që institucioni që ai udhëheq, ta rregullojë këtë çështje përmes akteve nënligjore.

    “Në mungesë të Ligjit për sigurime shëndetësore, Kosova është konsideruar si treg i lirë, jo vetëm për barna, por edhe për produkte tjera, dhe vendosja e çmimit është bërë varësisht nga dëshira e atyre që i kanë importuar ato barna”.

    “Hyrja në fuqi e Ligjit për sigurime shëndetësore e krijon mundësinë ligjore që AKPM-ja, në bashkëpunim me Agjencinë e financimit shëndetësor, të krijojnë akte nënligjore, me anë të së cilave do të rregullohet çmimi i barnave, i cili rregullon marzhet për depot farmaceutike, vetë barnatoreve, si dhe rregullimit të çmimit të prodhuesit e që do të monitorohet nga institucionet tona”, ka thënë Jakupi.

    Ai gjithashtu ka shtuar se me aktet ligjore që pritet të fuqizohen pas hyrjes në fuqi të Ligjit për sigurime shëndetësore, do të rregullohet edhe çështja e shitjes së barnave pa recetë të mjekut, e që tash për tash në çdo barnatore mund të blesh barna pa rekomandimin e mjekut, përfshirë këtu edhe antibiotikët dhe barnat narkotike.

    “Ne kemi bërë draft-udhëzimin për rregullimin e çmimeve të barnave dhe menjëherë do të iniciojmë rishikimin e draftit në kuadër të ligjit, i cili është miratuar dhe shpresojmë që brenda disa muajve të fillojmë që vendosjen e produkteve medicinale në treg, ta bëjmë në bazë të këtyre akteve ligjore dhe nënligjore. Për mosrespektim nga barnatoret, janë paraparë edhe masa”.

    “Futja në fuqi e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe rimbursimit të barnave, do ta bëjë obligative respektimin e kësaj, sepse nuk mund pacientit t’i rimbursohen barnat pa e pasur sistemin e referimit komplet dhe recetën e barnave. Me këtë, ne nuk do ta rregullojmë vetëm çmimin e barnave, por edhe rregullimin e sistemit të referimit”, ka shpjeguar Jakupi.

    Për larminë e çmimeve të barnave, flasin edhe vetë farmacistët, të cilët thonë se ka dallime të çmimeve të barnave varësisht nga barnatorja. Njëra nga to është Merita Syla, e cila thotë për Radion Evropa e Lirë, se për shkak të tregut të lirë, çmimet dallojnë shumë nëpër barnatore.

    “Ka shumë ankesa nga pacientët për shkak se barnatoret që kanë shumë punë, i kanë çmimet më të ulëta dhe shkaktojnë probleme nëpër barnatore tjera. Dallojnë shumë çmimet për shkak të tregut të lirë të barnave. Barnatoret që punojnë mirë dhe kanë qarkullim më të madh, kanë leverdi t’i shesin edhe më lirë barnat. Derisa barnatoret që kanë më pak punë dhe qarkullim më të vogël, ata nuk mund t’i ulin çmimet”, thotë Merita Syla.

    Sidoqoftë, edhe vetë anëtarë të Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, kanë deklaruar se larmia e çmimeve e destabilizon tregun farmaceutik, andaj sipas tyre, kjo çështje duhet rregulluar sa më shpejt.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat lëngje ndikojnë në lëkurën e fytyrës?

    Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve

    Çfarë duhet të themi për të larguar ankthin, trishtimin, paaftësinë, frikën dhe rëndimin e borxhit?

    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    10-03-2023

    Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

    09-03-2023

    Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

    20-12-2014

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    23-09-2014

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    23-09-2014

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    12-07-2014

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    • Fetva
    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    08-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    27-10-2022

    Mjerë për ata që falen…!

    16-09-2022

    Kthejani të drejtën atyre që u takon!

    • Studime
    28-02-2023

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    17-03-2018

    Kurani dhe Menaxhmenti

    07-02-2018

    Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

    31-01-2018

    E vërteta rreth martesës “mut’a”

    • Edukim
    14-03-2023

    “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

    11-03-2023

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    23-02-2023

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    14-02-2023

    Çka nëse (s’)lexojmë?

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.