Emiri i Katarit raportohet se ka ofruar 2.2 miliardë dollarë për ta konvertuar një nga stadiumet më të mëdha të Barcelonës në xhami.
Vendi i garës së demave që njihet si një nga stadiumet më të mëdha në Barcelonë, mund të kthehet në një nga xhamitë më të mëdha në Evropë.
Xhamia do të kishte vend për 40 mijë njerëz. Projekti parashihet të përfundojë më 2020. Xhamisë do t’i ndërtohen minaret rreth 300 metra të larta.
Por, i gjithë ky projekt varet nëse qyteti i Barcelonës do t’ia miratojë kërkesën Katarit. /Telegrafi/