Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»MADHËSHTI E GËNJESHTËRT – FATMIR BAÇI
    Fokus

    MADHËSHTI E GËNJESHTËRT – FATMIR BAÇI

    RedaktoriBy Redaktori16-12-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    MADHËSHTI E GËNJESHTËRT - FATMIR BAÇI
    MADHËSHTI E GËNJESHTËRT - FATMIR BAÇI
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga: FATMIR BAÇI

    MADHËSHTI E GËNJESHTËRT

    Ujë…
    Buza e çarë
    I gëlltit buzëqeshjet
    Për të fshehur ndoshta
    Diamantin e pritjes së gjatë,
    Apo për të na thënë
    Se durimi është ai
    Që e bën virtytin,
    E se zakonisht,
    Virtyti vonon të trokasë,
    Dhe jo anasjelltas.
    Kanë humbur ato gërma
    Për të thënë rrokjet “Ujë!”
    Fjala eshkë ngeci e tharë
    Dhe trembur ngjitet qiellzës.
    I fshihet lirisë dhelpërisht,
    Struket nga veshët që përgjojnë.
    Nëpër transparencën qelq
    Numërojmë dhomëza të vockla
    Dhe rreshta lirie ndërmjet.
    Gati të pa shpresë,
    Zverdhemi si kallinj të pjekur,
    Qendisim heshtjen tonë të mplakur
    Me fije të holla zhurmash
    Që shushurijne mbyturazi
    Pertej në hapin e munguar.
    Klithmat memece struken në gjoks,
    Ashtu që askush më s’i pikas,
    Asgjë nuk pipëtin përreth.
    Kokulur në qoshkun
    Që mbrohet me ligj,
    As vritemi,
    As vrasim.
    Vdesim ngadalë
    Si aktorë të maskuar mirë
    Dhe dihet,
    Me ca emra të tjerë
    Dhe ca pak duartrokitje,
    Jehonë e frikur duarsh të gjakuara.
    Pështyjmë në xhama të thyer,
    E kërmijtë përreth,
    Pika shiu kërkojnë të sfilitur.
    Ndërsa mëngjeset e vesuara
    I flakëm vetë
    Tutje-larg
    Dunave me rërë shkretëtire.
    Ujë…!
    Një gllënjkë.
    Ujë sa pakëz buzën të lagim
    Ujë…!
    Një pikë…
    Sa të ujisim krenarinë e harruar,
    Sa vetëm për kujtesën,
    Sa emrin të mos humbasim
    Në fund të fundit.
    Hijet mezi zbresin gjer në tokë,
    Mezi që lëvizin,
    Ngadalë si kërminjtë.
    S’e di pse akoma na besojnë,
    As pse të na ndjekin vazhdojnë
    Nëpër këtë diell përtac.
    Kjo ditë e gjatë
    E gjatë,
    Si shtretërit e lumejve të tharë,
    Që presin shirat e shtërngatat,
    Si durimi ynë
    Që pret virtytin të vërshojë.
    Ujë…
    Ç’mund të këmbehet me një gotë me ujë,
    Me kushtin e lashtë
    Për të mos qenë këmbimi jetë,
    Dhe as virtyt gjithashtu?!
    Ç’mund të këmbejmë…
    Sa për fillim,
    Edhe nëse kjo
    Na ngjan me gjithçka?!
    Ç’mund të këmbejmë…
    Që të mund ta humbasim sot
    Dhe ta rifitojmë sërish.
    Kam frikë se gënjejnë për ne,
    Ka kohë që gënjejnë në fakt.
    E ne ka kohë
    Që besojmë për veten.
    Besojmë gjithë çfarë na thonë
    Ndërkohë…
    Që gërmat i humbëm
    Për të thënë atë që duhet.
    Të strukur në harresë
    Me hijet fare pranë
    Pëshpërisim tinguj të lodhur
    Ledhatim i thatëzuar
    Për hijet tona përtace.
    Nga mërzia vjedhim nga pak,
    E na vjedhin ca më shumë,
    Ndoshta dhe ata prej mërzisë.
    Nxitimi i kërminjve na i bjerr fjalët
    E s’dimë të themi “Ujë!”
    Në pritje të virtytit
    I shitëm të gjitha për asgjë.
    I shitëm po!
    Gjerdanin e shndritshëm të paqes
    E shitëm,
    Për të patur
    Diç më shumë harresë.
    Dhe tehun e mprehtë të kujtesës
    E shitëm
    Për ca letra të thata…
    Pa ujë.

     

    FATMIR BAÇI

    Fatmir Baçi Fatmir Baci Poezi
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleATJE – FATMIR BAÇI
    Next Article MARGINA – FATMIR BAÇI
    Redaktori
    • Website

    Related Posts

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    15-10-2026

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    15-10-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.