Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Laura Dahlmeier: Alpinistët nisin mision shpëtimi për olimpisten e plagosur në Pakistan
    Lajme

    Laura Dahlmeier: Alpinistët nisin mision shpëtimi për olimpisten e plagosur në Pakistan

    Dija OnlineBy Dija Online30-07-202503 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

     

    Një grup alpinistësh të huaj ka nisur të mërkurën një mision shpëtimi për kampionen dy herë olimpike në biatlon, Laura Dahlmeier, disa ditë pasi sportistja gjermane u plagos rëndë nga një rrëshqitje gurësh në një mal në Pakistan.

    Sipas një deklarate nga ekipi i saj, e publikuar në rrjetet sociale zyrtare, aksidenti ndodhi të hënën rreth mesditës, në një lartësi prej 5,700 metrash në majen Laila Peak, në vargmalin Karakoram.

    Partnerja e saj e ngjitjes arriti të dalë e sigurt dhe të sinjalizojë për ndihmë.

    “U përcaktua se një shpëtim me helikopter nuk është i mundur,” – tha për AFP zyrtari lokal Areeb Ahmed Mukhtar, nga distrikti Ghanche, ku ndodhet maja mbi 6,000 metra.

    “Kushtet në lartësinë ku ajo u plagos janë jashtëzakonisht të vështira dhe një ekip alpinistësh të huaj do të nisë një operacion shpëtimi tokësor sot,” shtoi ai.

    Agjencia “Shipton Trek & Tours Pakistan”, që organizoi ekspeditën, konfirmoi misionin tokësor të shpëtimit të udhëhequr nga katër alpinistë – tre amerikanë dhe një gjerman.

    Sipas ekipit të saj, 31-vjeçarja u “godit nga gurë që ranë nga lart”, dhe deri më tani askush nuk ka mundur të arrijë te ajo për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme dhe izolimit të vendngjarjes.

    Një helikopter arriti të fluturojë mbi zonën ku ndodhet alpinistja dhe sipas ekipit të saj:

    “U vu re se alpinistja me përvojë është të paktën e plagosur rëndë”.

    Por, “nuk u vërejtën shenja jete”, thuhej në deklaratë.

    Zyrtari i emergjencave në rajon, Muhammad Ali, i tha AFP-së se moti ka qenë “jashtëzakonisht i ashpër” për një javë me shi, erëra të forta dhe re të dendura, gjë që e ka bërë të pamundur ndërhyrjen ajrore.


    Një alpiniste me përvojë dhe kampione botërore

    Laura Dahlmeier, një alpiniste me përvojë, ndodhej në rajon që nga fundi i qershorit dhe kishte arritur të ngjitej në Great Trango Tower, një tjetër majë sfiduese në Pakistan.

    Unioni Ndërkombëtar i Biatlonit (IBU) deklaroi se:

    “Po mendon për Dahlmeier-in dhe familjen e saj, me shpresën se së shpejti do të dalin lajme të mira.”

    Dahlmeier ka fituar shtatë medalje të arta në kampionatet botërore dhe në Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang, ajo u bë biatlonistja e parë femër që fitoi si sprintin, ashtu edhe garën me ndjekje në të njëjtat lojëra.

    Ajo u tërhoq nga sporti profesional në vitin 2019, në moshën 25-vjeçare. Më pas punoi si komentatore për ZDF-në gjermane dhe u përkushtua ndaj alpinizmit.

    Laura është gujde e certifikuar për male dhe ski, dhe një anëtare aktive e shërbimit të shpëtimit malor, sipas ekipit të saj.


    Gjendja e saj aktuale mbetet e pasigurt, por përpjekjet për ta shpëtuar vazhdojnë me shpresë në terren ekstremisht të rrezikshëm dhe në kushte moti të pafavorshme.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleImami i xhamisë së Southport-it flet një vit pas trazirave racore në Mbretërinë e Bashkuar
    Next Article Gjykata e OKB-së refuzon lirimin e parakohshëm të Ratko Mlladiqit, përgjegjës për masakrën e Srebrenicës
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.