Hulumtuesit britanikë kanë përcjellë rreth 400 mijë persona të moshës nga tetë deri në 28 vjetë, të cilët kanë pirë qumësht me nivel normal të yndyrave. Rezultatet kanë treguar se te ta është vërejtur një ulje e theksuar e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare.
Te personat e hulumtuar të cilët kanë pirë më shumë qumësht, goditjet në tru dhe zemër ishin më të ulëta për 16 për qind.
Hulumtimi ka konfirmuar studimet e deritashme të cilat kanë pohuar efektin mbrojtës të produkteve të qumështit në sistemin kardiovaskular