Hamasi që kontrollon Gazan, ende nuk është përgjigjur zyrtarisht. Por krahu i saj i armatosur e ka refuzuar planin të cilin e ka vlerësuar si “dorëzim”.
Propozimi kërkon një armëpushim të menjëhershëm, të ndjekur nga një seri takimesh në Kajro me delegacione të nivelit të lartë nga të dyja palët.
Zyrtarët palestinezë thonë se të paktën 192 vetë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite të nisura tetë ditë më parë, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
OKB-ja vlerëson se më shumë se tre të katërtat e tyre ishin civilë.
Rreth 1,400 palestinezë janë plagosur.
Të paktën katër izraelitë u plagosën, por askush nuk është vrarë. /Telegrafi/