Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»OP-ED»Ese»HESHTJA E LARTËSISË – Fatmir Baçi
    Ese

    HESHTJA E LARTËSISË – Fatmir Baçi

    Dija OnlineBy Dija Online19-03-202605 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    HESHTJA E LARTËSISË - Fatmir Baçi
    HESHTJA E LARTËSISË - Fatmir Baçi
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nga Fatmir Baçi

     

    Nëse ke vendosur të ngjitesh malit dhe synon majën, duhet ta pranosh një ligj të vjetër sa vetë guri; entuziazmi që mbledh njerëzit në fillim të rrugës jeton pak, fare pak. Në këmbët e malit ka gjithmonë shumë zëra, shume siguri ne levdata, shume premtime per arritje. Hapat e parë janë të mbushur me shoqëri, me duar që tregojnë lart dhe me fjalë që premtojnë qiellin. Fjalët janë të zëshme, premtimet të gjera, dhe vështrimi drejt lartësisë duket pothuajse i përbashkët.

    Veçse mali nuk ushqehet me fjalë.

    Sa më shumë ngjitesh, aq më shumë ai fillon të zhveshë njerëzit nga iluzionet e hapave te pare. Ajri bëhet i hollë, ftohtësia depërton në kocka dhe pesha e çdo hapi bëhet e vërtetë. Zërat pushojne neper zhubravitjet e malit, levdatat heshtin dhe shuhen një nga një. Dikush ndalet me një justifikim të lodhur, dikush tjetër kthehet prapa me një buzëqeshje të rreme, sikur të kishte harruar diçka në luginë. Disa e quajnë mençuri atë që në të vërtetë është frikë.

    Rrethi ngushtohet me nxitimin e panikut, tkurret se bashku me entuziazmin.

    Shumë shpejt njeriu kupton një të vërtetë që nuk thuhet në fillim të udhës; rruga drejt majës kalon përmes vetmisë, aty ku jane perzier mundimi dhe gezimi, ku çdo sprovë shoqerohet me zgjidhjen. Mali mban shume mbi shpine, veçse nuk e duron turmën në lartësi.
    Vetmia është çmimi i thellesise brenda vetes dhe i pastërtisë së ajrit ne lartesi. Sa më e lartë maja, aq më te pakta mbeten kujtimet e shoqërisë, shushurijne si nje jehone e larget. Në fund te rraskapitjes, ne atomet e fundit mbeten vetëm disa hapa, disa gjurmë në dëborë, dhe njeriu përballë vetes së tij; përballë vendimit të tij, përballë të ftohtit që zhvesh çdo qëllim nga maskat dhe e lë të vërtetën lakuriq.
    Atje lart nuk ka spektatorë. Vetëm heshtja e lartësisë që pergjon pipetimat dhe dëgjon gjithçka.

    ***

    Eshte edhe gjedhja tjetër, e cila duket më e butë.

    Mund të qëndrosh në rrafshin e ngrohtë, mes njerëzve që e shikojnë malin nga larg. Prej andej maja duket e bukur, pothuajse romantike, si një pikturë që zbukuron horizontin. Për të mund të flitet gjatë, mund të admirohet madhështia e saj, mund të ndërtohen plane të mëdha për ngjitje që jetojnë vetëm në gjuhë.

    Në luginë gjithmonë ka zëra entuziaste, qe nuk dihet nese i flasin vetes me ze te larte, apo i drejtohen atyre perreth. Ka duar që përplasen mbi shpatulla, ka tavolina ku ëndrrat tregohen si histori dhe jo si udhëtime. Aty ka ngrohtësi, ka shoqëri dhe ka një ndjenjë sigurie që mbështillet rreth njeriut si një batanije e rëndë.

    Gjithsesi, lugina ka fjalet e saj, siç ka edhe sekretin e saj.

    Aty ku uji nuk lëviz, fillon të shndrohet dhe te shtrihet ne nje kënetë te gjere kuderbuese. E qetë, e cekët dhe e gjerë, duket sikur bart nje premtim te lashte. Në pamje te pare duket si një pasqyrë e qetë, por poshtë sipërfaqes prej shekujsh zhvillohet një kalbëzim i ngadaltë. Kuderbimi i rëndë ngrihet ngadalë mbi siperfaqe dhe shperndahet neper te gjithe zonen perreth. Per ata qe vijne nga larg per here te pare, ajri eshte teper i rende, por me kohë njeriu mësohet me të.

    Pikerisht kjo është groteska e luginës; e bute qe mbjell trishtim ne zemer, eshte tragji-komike sepse njeriu mësohet shume shpejt me erën e kalbëzimit dhe e quan atë ajër.

    Kudërbimi bëhet normalitet i pranueshem, ku dihet se per cilat arsye, ndersa frymëmarrja bëhet forme e nje kompromisi te pashkruar, i pranuar nga te gjithe. Eshte po ajo e njejta; ajo që dikur dukej e padurueshme shndërrohet në mënyrën e zakonshme të jetës.
    Ne këte forme lind robëria më e thellë; ajo që nuk ndihet më si robëri.

    ***

    Zgjedhja mes ngjitje se malit deri ne maje dhe moçali te luginës, është më e thjeshtë sesa duket, por më e rëndë dhe me e mundimshme sesa pranohet. Ajo gjithmone lidhet me përpjekjen për të prekur majën e dinjitetit brenda vetes dhe per te rene dakort me peshën e kalitjes së karakterit.

    Ngjitja kalon përmes të ftohtit, heshtjes dhe vetmisë, si e tille, ajo e ruan freskinë e ajrit dhe kthjelltësinë e shikimit drejt së ardhmes.

    Ndersa rrafshi pranë kënetës ofron ngrohtësi, shumë zëra dhe shumë justifikime. Dihet boterisht se ai kërkon vetëm një gjë; pajtim me një shpërbërje të ngadaltë qe ndodh qe nga lashtesia dhe që përhapet nga era e rëndë.

    E në fund, çdo njeri përballet me një vendim të thjeshtë dhe të pamëshirshëm; të përjetojë të ftohtin e majës me vizionin e ngrohtë të së ardhmes, ose të mësohet me kudërbimin e erës së luginës.

    Mali nuk ndryshon.
    Arritja ka privilegjin e shikimit ne thellesi dhe lartesi drejt së ardhmes.
    Kesisoje, vetëm drejtimi i hapit të njeriut vendos se ku do të jetojë shpirti i tij.

    Fatmir Baçi fatmir baçi ese
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMATURIA E BESIMIT NË NJË BOTË TË TRAZUAR – Fatmir Baçi
    Next Article Distancim i qartë: Deçani kundër “Lëvizjes së Deçanit”
    Dija Online

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.