Në sulmet e regjimit në zonat rurale në Latakia dhe Idlib janë plagosur 11 persona
Në sulmet e njësiteve të regjimit të Bashar Asadit në rajonet rurale në Latakia dhe Idlib, janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka patur edhe gra dhe fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga burime lokale, njësite të artilerisë së regjimit kanë goditur rajonet rajonet Xhisr esh-Shugur, Bedeme dhe Sirmanije në pjesën rurale të Idlibit dhe rajonin Kibbani dhe En-Naxhije në Latakija, që gjenden nën kontrollin e opozitarëve.
Njoftohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur 11 persona, në mesin e të cilëve ka pasur edhe gra dhe fëmijë, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e improvizuar në rajon.
Nga ana tjetër, thuhet se opozitarët janë kundërpërgjigjur me artileri ndaj sulmit.
Ndryshe, armëpushimi i arritur në Siri mes palëve ndërluftuese nën garantimin e Turqisë dhe Rusisë, ka hyrë në fuqi më 30 dhjetor.
Në takimin për Sirinë në Astana, Turqia, Rusia dhe..
Browsing: Lajme
Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit
Mijëra njerëz në Chicago të SHBA-së, janë tubuar për të protestuar kundër politikave për emigrantët të Presidentit të këtij vendi, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).
Protesta është zhvilluar para fillimit të bojkotit “një ditë pa emigrantë”.
Mijëra njerëz, shumica e së cilëve ishin meksikanë, kanë lënë punën e tyre duke u mbledhur në Union Park.
Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit.
“Rezistencë kundër urrejtjes”, “Nuk duam të kthehemi pas”, “Hiqni dorë nga copëtimi i familjeve tona” dhe “Jo ndalimit të hyrjeve dhe murit”, ishin disa nga sloganet e protestuesve. Ata marshuan më shumë se 5 kilometra në rrugët e Chicago-s.
Japanese Prime Minister Shinzo Abe was briefed on the situation at the Fukushima Dai-ichi nuclear power plant as he toured the facility back on Sept. 19, 2013. chief Akira Ono (4th L) in front of two tanks (back) which are being dismantled after leaking contaminated water, during his tour to the tsunami-crippled plant in Okuma, Fukushima Prefecture, northeastern Japan on September 19, 2013. Abe told Fukushima's operator to fix radioactive water leaks as he toured the crippled nuclear plant on September 19, less than two weeks after assuring the world the situation was under control. AFP PHOTO / Japan Pool JAPAN OUT (Photo credit should read JAPAN POOL/AFP/Getty Images) Pak para se të prishej roboti ka pasqyruar disa pamje nga reaktori, ndërsa ai nuk arriti të pasqyronte gjendjen e lëndës djegëse e cila do të luaj një rol të rëndësishëm për pastrimin e mbetjeve në të.
Pastrimi i centralit i energjisë nukleare në Japoni, Fukushima, i cili u dëmtua në një tërmet të rënë para 6 vites..
Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, 9 vjet më parë, pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në komuna dhe zona të ndryshme, vlerësojnë se nuk janë shënuar ndryshime domethënëse në jetesën e tyre.
Fshati Zhazhë i komunës së Zveçanit ka rreth 40 shtëpi, të banuara me shqiptarë. Më tutje, fillojnë fshatrat e banuara me serbë, në këtë komunë veriore të Kosovës, e cila është me shumicë serbe.
Banorët e Zhazhës thonë se edhe pas 9 vitesh nga shpallja e Kosovës shtet, jetojnë të varfër dhe me frikë. Nezir Peci, banor i fshati Zhazhë, shprehet i zhgënjyer, siç thotë ai, me mosinteresimin e institucioneve për banorët e këtij fshati.
“Neve askush nuk është duke na e ngjitë dorën. Kush mund të jetojë, le të jetojë. Kush nuk mundet, le të vdesë”.
Rruga e asfaltuar dhe një shtëpi shëndeti janë të vetmet investime të deritashme nga shteti në fshatin Zhazhë, thonë Baki Peci, infermier në Shtëpinë e shëndetit në Zhazhë.
“Në përgjithësi duke e marrë, po flas për pjesën veriore, nuk mundem me tha..
Për nder të shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në xhaminë kryesore të Podujevës, xhumaja është falë me plisa të bardhë.
Kjo është në nderim të shtetit dhe kombit, duke treguar edhe një herë se feja për shqiptarët nuk ka qenë pengesë, por bashkim. (lajmi.net)
Në seancën e sotme gjyqësore ku po gjykohen të akuzuarit për rastin “Kumanova- Lagjja e Trimave” është rrëfyer Sami Ukshini, i njohur në opinion si “Sokoli”- nofkë kjo e tij që nga konflikti i vitit 2001.
Ai në detaje para gjykatës ka folur që nga dita e ardhjes së tij në Kumanovë e deri në ditën e 9 majit, kur shpërtheu përleshja e armatosur mes njësitit special të Maqedonisë me grupin e armatosur në Lagjen e trimave- Kumanovë, raporton gazeta Lajm.
Në pyetjen e avokates mbrojtëse Artene Ademi Iseini se kur, pse dhe për çfarë arsye ka ardhur Sami Ukshini në Maqedoni, ky i fundit u përgjigj:
“Arsye ka shumë. Megjithatë, kryesorja është se: këtu kam qenë edhe në vitin 2001 si organizatorë i UÇK-së. Ushtria atëherë u demobilizua si rezultat i Marrëveshjes së Ohrit, por ajo nuk u respektua asnjëherë e nuk respektohet deri më sot. Në kushte normale duhej të realizohet deri më vitin 2004. Ndodhi e kundërta, ky shtet i fryu nacionalizmit. Kujtoj se unë jam patriot dhe jo shovinist. Arsye ..
LSDM-ja po shqyrton vërejtjet e para nga BDI-ja dhe LR-PDSH-ja sa i takon propozimeve të partisë së Zoran Zaevit për kushtet e formimit të Qeverisë së re.
Kreu i LSDM-së deklaroi se nuk do të kundërshtojnë asnjë kërkesë që është në pajtim me Kushtetutën dhe në shërbim të nevojave të përditshme të shqiptarëve.
“Materialet erdhën dje vonë diku para mesnate. Grupet tona të punës i shqyrtojnë dhe sapo të kemi informacione do t’ju njoftojmë. Për ne është e pranueshme gjithçka që është në korniza të Kushtetutës dhe ajo që përfaqëson përdorim praktik të qytetarëve të përkatësisë shqiptare, gjithsesi duke pasur parasysh edhe aspektin e nevojave të qytetarëve edhe të bashkësive tjera. Besoj se do të gjendet zgjidhje. Nuk mund të them se sa do të zgjasë sepse në këtë mes nuk jemi ne ata që duhet të vendosim por presim vendim final nga BDI-ja”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, shkruan Alsat M.
Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi thotë se presin reflektim korrekt nga LSDM-ja dhe vlerëson ..
TOPSHOT – French far-right Front National (FN) party's President, Marine Le Pen, gestures as she delivers a speech on stage during the FN's summer congress in Frejus, southern France, on September 18, 2016. Marine Le Pen's slogan reading “In the name of the [French] people” is seen on the rostrum. / AFP / Franck PENNANT (Photo credit should read FRANCK PENNANT/AFP/Getty Images) Kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen, si duket nuk është fanse e monedhës euro.
“Euro nuk është monedhë. Kjo është një armë politike për të detyruar vendet për të zbatuar politikat e vendosura nga BE dhe për të mbajtur ato në zinxhir”.
Le Pen e cila udhëheq të djathtën ekstreme në Francë, ka thënë se nëse ajo bëhet Presidente, ka thënë se do i mbledh liderët evropian dhe zyrtarët e Bankës Qendrore Evropiane që të fillojnë punën që ta zëvendësojnë euron me monedhat kombëtare./klankosova.tv
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e rrëzoi me 7 vota unanime propozimin e Administratës Juridike që pengonte partine e re Libra të merrte pjesë në zgjedhje si parti parlamentare.
Ky privilegj eliminon mbledhjen e 5 mijë firmave të detyrueshme për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor. Por debati është hapur për kohën se kur bëhej i vlefshëm mandati parlamentar i Ben Blushit për ta regjistruar Librën si parti parlamentare.
Partia Socialiste në fillim kishte të njëjtin propozim si administrata e KQZ-së, por më vonë ajo u tërhoq nga propozimi. Ndërsa Partia Demokratike dhe Libra kishin të njëjtin qëndrim për të hequr nga vendimi i KQZ-së pikën e propozuar nga Administrata.
Kryetari Denar Biba, tha se pavarësisht akuzave nga Ben Blushi, ai ka qenë në favor të lidhjes së afatit 6 mujor të mandatit parlamentar me ditën e zgjedhjeve.
Denar Biba tha se ka patur një takim me ambasadorin e OSBE-së për këtë çështje dhe tha se qëndrimi i tij është i njëjtë me atë të ambasadorit. Formulimi i kryetar..
Ani pse jemi në përfundim të muajit janar, muaj ky i caktuar si afat kohor në rezolutën e Kuvendit të Kosovës që e obligon Qeverinë e vendit për të rrënuar murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë veprim konkret deri më tani karshi kësaj çështje.
Por, pavarësisht asaj që ka kaluar 30 ditëshi i këtij muaji, një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ende kanë shpresë se Qeveria do ta respektoj afatin e caktuar në këtë rezolutë për rrënimin e murit, kurse pjesa tjetër këmbëngul se rënia e tij do të ndodh vetëm me rënien e Qeverisë.
Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, konsideron se nuk është hera e parë që ekzekutivi nuk po e respekton rezolutën, pasi që sipas saj një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rezolutat e më parshme të nxjerrura nga Kuvendi.
“Debati parlamentar për murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, version i dhënë edhe nga Ministria e ambijentit si ndërtim pa leje është dasht të rrënohet e..