Browsing: Lajme

Shkëlzen Sopjani, ka thënë se të gjitha janë spekulime dhe nuk ka asgjë prej “kësaj pune”.
Dorëheqja e së premtes e drejtorit të Agjencisë së Inteligjencës të Kosovës, Agron Selimaj vjen në kohën kur dyshime të shtuara për keqpërdorime dhe falsifikime në AKI kanë nisur të shfaqen edhe publikisht.
Për më tepër, tre punonjës të AKI-së i kanë shkruar në një letër të gjitha dyshimet për keqpërdorime në AKI, dhe ia kanë dërguar kryeministrit Isa Mustafa. Për rastin është në dijeni edhe presidenti Thaçi. Por askush prej të implikuarve nuk flet.
“Koha Ditore” në numrin e së shtunës ka publikuar të dhënat e gjetura në letrën në fjalë, ndërsa thuhet se më datën 29 qershor të vitit 2015, përmes postës elektronike, Shkëlzen Sopjanit, drejtorit të Inspektoratit të kësaj AKI-së, i ishte dërguar draft-raporti i auditimit financiar për vitin 2014 nga punonjësit e Departamentit të Auditimit. Ishte theksuar se gjatë auditimit financiar të AKI-së kishin hasur në dëshmi që ngrenë dyshimin për falsifik..

Serbia është duke u armatosur sikur nesër do të fillojë një luftë, është titulli i të përditshmes serbe Blic, njofton Klan Kosova.
Shteti serb është pajisur me “Mig” rusë, helikopter ushtarak, madje edhe me një sistem të ri të raketave.
Serbia ka blerë tashmë edhe dy helikopterë nga Rusia – një mund të mbajë 36 pasagjerë, 24 parashutistë dhe 12 të plagosur.
Gjithashtu ka një sistem të integruar GPS, pajisjet për natën, ndërsa në Serbi këtë vit do të arrijnë dhe rreth 30 automjete luftarake “Hammer” dhuruar SHBA, vlera e të cilave shkon deri në tre milionë.
Kurse, si dhuratë nga rusët, deri në mars 2017, Serbia do të marrë edhe gjashtë aeroplanë “MiG-29”.
Po ashtu, Serbia ka blerë armë edhe nga Bjellorusia.
Politikanët në Serbi dhe analistët këtë blerje masive dhe donacione të ardhura nga disa shtete e kanë parë si hap drejt modernizimit të ushtrisë serbe.

Një anije me dhjetëra njerëz është zhdukur nga bregu i Borneos, kanë thënë autoritetet detare të Malajzisë.
Kjo anije e kishte humbur kontaktin dje, ndërsa sot janë gjetur të gjallë kapiteni dhe një anëtar i ekuipazhit i anijes. Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. Autoritetet thonë se po vazhdon kërkimi ajror dhe ai detar për 28 udhëtarë kinezë dhe anijen. Ky incident tragjik ka koinciduar me festimet për Vitin e Ri Kinez, që zgjasin një javë, e që shënohet edhe në Malajzi nga kinezët etnikë.

Astrit Haraqija: Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik).
Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.
Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.
“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu (në katolik)”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se ka qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, dhe se është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.
“Kam shku te Rexhep Boja. Ai gjallë është! E kam pyetur se si duhet me ba (varrimin). Sidomos, me pasë kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka thënë Haraqija. “Varri aty është. Mund të shkoni dhe ta verifikoni”.

Adem Salihaj: ata janë përherë nën kërcënim të shteteve të ndryshme dhe të lloj-lloj agjenturash.
Kosova, edhe 17 vjet në liri, nuk po arrin të ketë një klasë politike dhe liderë as lidership të reformuar e të ristrukturuar, të pastruar nga hipotekat e rënda të luftës dhe të pasluftës.
Deputeti Adem Salihaj, nga LDK-ja, thotë se pa u liruar klasa politike dhe institucionet nga të tillët, Kosova gjithmonë do ta ketë lakun e kushtëzimit në qafë nga faktori ndërkombëtar dhe nga shteti serb.
“Liderët e shantazhueshëm janë fatkeqësia e Kosovës, ata janë përherë nën kërcënim të shteteve të ndryshme dhe të lloj-lloj agjenturash. Duke marrë parasysh se ata kanë dosje për vepra kriminale, atëherë duhet t’u nënshtrohen shteteve dhe agjenturave, të cilat realizojnë interesat e tyre, duke dëmtuar rëndë interesat shtetërore të Kosovës. Kjo situatë po na përcjell në vazhdimësi. Vetë fakti se Serbia po i realizon me kaq lehtësi interesat e saj në Kosovë tregon se sa të shantazhueshëm janë liderët e..

Sonte në mesnatë skadona fati i krijimit të qeverisë në Maqedoni, ku forca e parë politike VMRO-DPMNE nëse nuk arrin deri në orën 00:00 të krijojë qeverinë e re presidenti i republikës, ja kalon këtë të drejtë partisë së dytë LSDM së Zoran Zaev.
Nga ana tjetër BDI e Ali Ahmetit, ka deklaruar se sot në orën 14:00 do të fillojnë bisedimet për qeverinë e re, dhe kusht i panegociueshëm është , zyrtarizimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, kusht këtë që vështirë ta pranojë kreu i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevci.
Gjithsesi mbetet deri në mesnatë të shihet nëse Gruevci do të arrijë të siguojë shumicën në kuvend, dhe të lidh koalicion me DBI-në që të vazhdojnë me qeverinë e re./

Nga Jochen Bittner*
Nuk është çudi që Rusia as nuk e vrau mendjen kur Presidenti Obama dëboi diplomatët e saj në përgjigje të përpjekjeve të Kremlinit për të manipuluar zgjedhjet amerikane.
Moska e kënaqur pret, duke ditur se më 20 janar Obama do të zëvendësohet dhe një admirues i saj do të zërë Shtëpinë e Bardhë e një mik i vjetër do të ketë në duar Departamentin e Shtetit.
Por ky ndryshimi lë pas një shije të hidhur për Rusinë.
Presidenti Vladimir Putin ka humbur edhe “djallin” që aq shumë donte. Është e lehtë të merret me mend se tani e tutje SHBA-ja nuk do të jetë armiku i preferuar i Rusisë. Pra, kush do të zërë vendin e politikanes “mostër”? Angela Merkel.
Kancelarja gjermane është shënjestra e përsosur.
Gjermania do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme vjeshtën e ardhshme dhe me rritjen e numrit të politikanëve simpatizantë të Moskës, ajo mund të konkurrojë për mandatin e saj të katërt si lidere e Europës duke dashur që t’i bëjë ballë Rusisë.
Që prej aneksimit të Krimesë në ..

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limja ka deklaruar se në Kosovë duhet të jesh mashtrues për të ecur shpejt, por po i shërbeve vendit, ose të qojnë në burg, ose në Shtime, ose të vrasin.
Ai këto komente i bëri në Kuvendin Zgjedhor të degës së Nismës për Kosovën në Mitrovicë, ku tha se veriu vazhdon të mos qeveriset nga institucionet e Kosovës por nga Serbia e cila është edhe e organizuar në atë pjesë si asnjëherë më parë.
“Veriu as nuk administrohet, as nuk qeveriset, ku si asnjëherë më parë ku Serbia është prezentë, e organizuar, njerëzit po largohen dhe çka bënë Prishtina, heshtë. Këtu ndërtohet muri para syve, ata thonë se nëse ndërtohet do ta rrënojmë, ata thonë duhet ta rrënojnë qytetarët e Mitrovicës”,
Sipas tij, në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë më vështirë për një njeri që dëshiron t’i shërbej vendit të vet, madje as në kohën e Rankoviqin.
“Kjo sepse në institucione 9 punojnë mbrapsht e një mirë, prandaj ne duhet të angazhohemi që 9 të janë në shërbim të vendit. Në këtë ve..

Kosova, si shtet i pavarur që është duhet të ketë ushtrinë e vet. Janë deputet të pozitës dhe të opozitës atë që konsiderojnë se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës duhet të bëhet bëhet sa më shpejt.
Sipas tyre, krijimi i ushtrisë do të ishte në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Ndërkaq njohës të çështjeve të sigurisë, thonë se formimi i ushtrisë nuk mund të bëhet në mënyrë urgjente .

Naim Maloku, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se procesi në fjalë mund të nisë porse mund të zgjasë 8 deri në 10 vite.
“Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë urgjente, është një proces që duhet të nisë dhe nuk do të shkojë me ndryshime kushtetuese dhe ligj të ri. Por, duhet brenda kuadrit dhe kornizave me u ngrit kapacitetet. Kjo nuk mund të bëhet në mënyrë urgjente deri në 10 vite. Me këtë buxhet që e ka Kosova duhen 8-10 vite të jetë e aftë me kriju me ndërtu kapacitete për udhëheqje. Qeveria me kriju projekte për kapacitete mbrojtëse edhe për FSK-në edhe për Policinë, për shka..

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka folur për dialogun dhe planet e Serbisë për aneksim të Kosovës, ngjashëm siç ka ndodhur në Ukrainë. Sipas presidentit, Serbia po kërcënon me destabilizimin e Kosovës.
Po ashtu, Thaçi ka ngritur shqetësimet se Rusia po i armatos serbët në veri, ndërkaq BE’ja po heshtë.
Lexoni të plotë intervistën e presidentit Thaçi për Deutsche Welle’n:
Deutsche Welle: Zoti president, cilat janë pritjet tuaja nga kjo fazë e dialogut dhe cilat janë temat që do të shqyrtoni?
Hashim Thaçi: Nuk është specifikuar për këtë takim ndonjë temë e veçantë, por unë do të kërkojë nga zonja Mogherini që të jetë e qartë dhe e saktë në raport me Beogradin. Beogradit duhet t’i bëhet presion i fuqishëm që të mos cënojë edhe më tutje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Beogradi duke parë heshtjen e Brukselin, po inspirohet edhe më shumë në planet e tij për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkangjitjen e saj me Serbinë. Diçka e tillë nuk do të ndodhë, s..