Emigrantët në Chicago protestojnë kundër Trumpit

0

Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit

Mijëra njerëz në Chicago të SHBA-së, janë tubuar për të protestuar kundër politikave për emigrantët të Presidentit të këtij vendi, Donald Trump, raporton Anadolu Agency (AA).

Protesta është zhvilluar para fillimit të bojkotit “një ditë pa emigrantë”.

Mijëra njerëz, shumica e së cilëve ishin meksikanë, kanë lënë punën e tyre duke u mbledhur në Union Park.

Policia kishte marrë masa të rrepta sigurie për këtë protestë, ndërkohë qytetarët hodhën slogane kundër Trumpit.

“Rezistencë kundër urrejtjes”, “Nuk duam të kthehemi pas”, “Hiqni dorë nga copëtimi i familjeve tona” dhe “Jo ndalimit të hyrjeve dhe murit”, ishin disa nga sloganet e protestuesve. Ata marshuan më shumë se 5 kilometra në rrugët e Chicago-s.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com