“Dhuna seksuale dhe dhuna në familje janë përpjekje më dominuese të dhunës në baza gjinore, por në Maqedoni shumë pak flitet për to dhe shumë pak raportohen rastet e tilla”, ka theksuar ministrja e Punës dhe Politikave Sociale, Mila Carovska, e cila ka informuar për përgatitjet që po bëhen drejt ratifikimit dhe implementimit të Konventës së Stambollit.
Carovska tha se deri në fund të vitit në Maqedoni do të hapet dhe një qendër sociale, vendi i së cilës do të jetë sekret, për të trajtuar gratë të cilat kanë qenë viktima të dhunës familjare apo seksuale.
“Maqedonia ka problem serioze me mbledhjen e të dhënave se cili është numri viktimave të dhunës seksuale dhe asaj në familje. Andaj, primare në këtë projekt është mbledhja e të dhënave në një sistem të vetëm, që do të thotë se çdo institucion i cili me informacion që ka për shfaqjen dhunës ndaj gjinisë femërore, duhet të reagojë duke bashkëvepruar me institucionet përkatëse, duke fillua nga ndihma shëndetësore, vendosja e viktimave në qendrat sociale për një kohë të caktuar, deri tek organet e sigurisë dhe gjykatat që duhet t’i përballin me drejtësinë ata që ushtrojnë dhunë”,tha Carovska.
Ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se krahas qendrave që do t`i hap Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të shtëpive të shëndetit, është paraparë që të hapen tri qendra ku do tu ofrohet ndihmë mjekësore femrave ndaj të cilave është ushtruar dhunë.
Taravari tha se këto qendra do të bashkëveprojnë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.
“Ministria për Shëndetësi është e gatshme që këtë program ta zhvillojë në tri qendra të cilat do të hapen në Republikën e Maqedonisë edhe atë në Shkup, Kumanovë dhe në Tetovë, për t`u ofrua ndihmë mjekësore femrave viktima të dhunës”, tha Taravari.
Organizatat, që në fokus kanë të drejtat e grave, thonë se Maqedonia si shtet që synon të bëhet pjesë e familjes evropiane është vonuar me ratifikimin dhe implementimin e Konventës së Stambollit për eliminimin e dhunës ndaj grave, megjithëse theksojnë se mungesa e pavarësisë ekonomike, i bën femrat të mos denoncojnë dhunën në familje sepse ato janë të detyruara të jetojnë në familjen e bashkëshortit sepse s`kanë ku shkojnë.
“Krijimi i kushteve për të siguruar siguri financiare grave që kanë qenë viktimë e dhunës, u mundësohet që ato të vendosin për fatin e tyre në formë të pavarur, dhe jo si në të shumtën e rasteve kur gratë viktima të dhunës detyrohen të kthehen në shtëpitë e bashkëshortëve të cilët kanë ushtuar dhunë ose tek familjarët e tyre duke duruar dhunën e vazhdueshme që ushtrohet mbi to, qoftë ajo psikologjike fizike ose seksuale”,thotë për Radion Evropa e Lirë, Nora Kaliqi, drejtuese e organizatës joqeveritare “Ajo”
Ndërkaq, koordinuesja e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Shkup, Luiza Winton ka theksuar se dhuna ndaj grave duhet trajtuar me seriozitet, ngase siç tha, duke iu referuar të dhënave të organizatave ndërkombëtare, çdo e treta grua është viktimë e dhunës.
“Vështirë gjenden të dhëna të sakta, por duket qartë se sipas statistikave nga vendet tjera, një në çdo tre grua në Maqedoni gjatë jetës së saj do të jetë viktimë e një forme të dhunës me baza gjinore. Në suaza botërore, kjo do të thotë se një në çdo gjashtë persona në planet do të jetë viktimë e një dhune të tillë”, theksoi Winton.
Ndryshe, përgatitja e ratifikimit dhe zbatimit të “Konventës së Stambollit”, mbështetet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, që ka siguruar mjete financiare në vlerë prej 300 mijë dollarë amerikanë.
Në botë, Konventa e Stambollit është e njohur si instrumenti më i mirë ligjor, në luftën kundër dhunës në familje dhe në të gjitha format e tjera të dhunës me baza gjinore.
Browsing: Lajme
Adem Mikullovci, në Kosovë njihet në radhë të parë si aktor. Por, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990.
Tani, Mikullovci është zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Si deputeti më i vjetër, ai së bashku me deputetin më të ri të përbërjes së ardhshme të legjislativit do të drejtojnë seancën e parë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës.
Në një bisedë të shkurtë për Radion Evropa e Lirë, Adem Mikullovci beson se Vetëvendosje do të formojë Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe përjashton çdo mundësi që ai ta votojë ndonjë kandidat për kryeministër nga subjektet tjera politike.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Mikullovci, ju keni qenë delegat i Kuvendit para luftës, ndërkohë që siguruat votat të jeni edhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës. A prisni që Kuvendi i Republikës së Kosovës të arrijë të shmang ngërçin institucional, që po paralajmërohet rreth formimit të Qeverisë?
Adem Mikullovci: Unë pres që gjithsesi të kalohet ky ngërç sepse duhet të formohet Qeveria e re dhe të vazhdojë punën Kuvendi në përbërjen e legjislacionit të ri. Besoj shumë që PAN-i nuk do t’i ketë votat, nuk do ta formojë Qeverinë.
Qeverinë do ta formojmë ne si partia më e votuar, me numrin më të madh të deputetëve, pa koalicion me askënd. Kështu që pres që pas disa ditësh, Presidenti i Kosovës ta emërojë Albin Kurtin si kryeministër, si kandidatin më të votuar dhe Kurti ta formojë Qeverinë e re.
Radio Evropa e Lirë: Emri juaj është lakuar kur flitet për votën për kandidatin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj. Do të votoni për zotin Haradinaj?
Adem Mikullovci: Unë nuk po kuptoj si ka mund të lakohet emir im në media. Por, them se unë jam aktor dhe kam profesion të studioj karakteret e njerëzve, psikologjinë e njerëzve, qëndrimet e njerëzve, dhe njerëzit më pa karakter, më të ndytë, hiena, qentë e luftës janë ata njerëz që kërcejnë nga një parti në tjetrën sipas nevojës të rastit për përfitime personale. Mund të ndodhë gjithçka në jetë, por një nuk mund të ndodhë, që unë të votoj për PAN –in, pra të ndërroj ideologjinë time.
Pse iu kam bashkëngjitë unë Vetëvendosjes – për me qenë pjesëtarë i një partie që po vjen, që do të sjellë ndryshime për të mirë, dhe këto ndryshime do t’i sjellë Vetëvendosja.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Mikullovci, ju si deputeti më i vjetër në Kuvend, a jeni i gatshëm të ndërmjetësoni në negociata në mes partive politike rreth koalicioneve të reja?
Adem Mikullovci: Jo. Pse të përzihem unë në mes tyre. Ata kanë bërë koalicione krye më vete. Ata i kanë programet e veta, planet e veta. Ne si Vetëvendosje nuk kemi nevojë fare të përzihemi në marrëveshjet e tyre, në planet e tyre. Ne e kemi programin tonë 40 pikësh, të cilin e ka paraqitur Albin Kurti dhe Vetëvendosje për Qeverinë e re, dhe absolutisht nuk ka nevojë që unë të përzihem në punët e tyre.
Radio Evropa e Lirë: Po ju, si Vetëvendosje, do të bëni koalicion me ndonjë parti?
Adem Mikullovci: E këtë nuk e di. Nuk di si do të vjen puna. Ndoshta do të detyrohemi, pas dështimit që do të ndodh me PAN-in, e që mendoj se do të ndodhë. Por edhe nëse bëjmë koalicion, ne do ta bëjmë në një mënyrë tjetër, plan tjetër, program tjetër.
Paratë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar të Kosovës, nga njohës të çështjeve bankare konsiderohet të jetët mjaft e lartë në Kosovë.
Sipas përllogaritjeve të tyre dhe hulumtimeve të bëra nga mekanizmat financiarë vendorë dhe ndërkombëtarë, këto mjete mund ta arrijnë shifrën e rreth 2 miliardë euro.
Ekonomia joformale në Kosovë në rreth 35 për qind ishte thënë të jetë edhe nga udhëheqësit e Qeverisë dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Ata patën deklaruar se 400 deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit nga arka e shtetit.
Profesori i lëndës Analiza Ekonomike e së Drejtës, në Fakultetin Juridik, Mejdi Bektashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat e mbajtjes së parave jashtë sistemit bankar janë të mëdha.
“Qarkullimi i parave të gatshme që nuk kalojnë nëpër kanalet legale në Kosovë është mjaft i lartë. Në radhë të parë kjo ndodh për shkak të ekzistimit të ekonomisë në të zezë, e cila tek ne është mjaft e lartë dhe sipas disa studimeve ndërkombëtare llogaritet të jetë diku rreth 30 deri në 35 për qind të vlerës së bruto produktit vendor ose shndërruar në vlera absolute llogaritet të jetë diku rreth 2 miliardë”.
“Pasojat janë të larta duke filluar nga zvogëlimi i buxhetit, sepse kur paraja nuk kalon në sistemin e fiskalizimit nuk paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe të gjitha taksat tjera”, thekson Bektashi.
Shumë biznese në Kosovë vazhdojnë t’iu shmangen obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, njëherësh çrregullim të tregut të lirë kosovar, thonë ekspertë të fushës.
Në këtë rast përmes ekonomisë informale, thekson Bektashi, po goditet edhe buxheti i vendit edhe standardin jetësor i çdo qytetari të Kosovës.
“Arsyet për ekzistimin e kësaj ekonomie që ndërlidhet me përdorimin e parave të gatshme janë të ndryshme, duke filluar nga mosfunksionimi efikas i sistemit tatimor, që nënkupton mosfiskalizimin e plotë të sistemit të pagesave, pastaj traditës për të pagur me para me ‘cash’ dhe zhvillimit jo të mjaftueshëm të sistemit elektronik të pagesave, që viteve të fundit ka një zhvillim, por që në raport me vendet e zhvilluara është larg dëshirave”, thotë Bektashi.
Në anën tjetër, Milazim Abazi, njohës i sistemit bankar, thotë se krahasuar me vitet e kaluara Kosova ka arritur të disiplinojë qarkullimin e parasë, por ende ka raste të qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar.
Ai shton se qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar është i dëmshëm për ekonominë në përgjithësi.
“Vet qytetarët duhet të vetëdijesohen që përdorimi i parasë ‘cash’ është i rrezikshëm edhe për atë që i pranon edhe ai që paguan, pasi që përballohet me rreziqe të shumta, siç janë para të dyshimta, para false dhe para nga krimi i organizuar”, thotë Abazi.
Ndërkohë, brenda sistemit bankar, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore thuhet se asetet e sektorit bankar në mars të këtij viti kanë shënuar rritje vjetore prej 8.0 për qind, duke arritur në 3.67 miliardë euro.
Rreth dy milionë llogaritet të jetë numri i klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë.
Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, pothuajse është sektori i vetëm që për çdo vit rezulton me performancë të qëndrueshme dhe stabile.
Aktiviteti i bankave komerciale, si një nga sektorët më profitabil në Kosovë, dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u lirua nga një qendër paraburgimi në Moskë, pas 25 ditësh nën arrest administrativ.
Lajmi u bë i ditur në mediat sociale nga zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh.
Navalny është kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe është arrestuar në ditën kur ka organizuar protesta mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Qeverinë ruse.
Navalny ka planifikuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, por është ndaluar nga autoritetet zgjedhore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Moskë ka thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht.
Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi nuk po hetohet më prej shtetit për dyshimet e ngritura për keqpërdorimin e 150 mijë eurove.
Tërë kjo pasi Kelmendi kishte marrë vendimin të tërhiqej nga granti i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan Indeksonline.
Madje hetimet ndaj zëvendëskryeministrit Agjencia Kundër Korruspionit i kishte filluar vetëm pas raportimeve në medie se kompania e Kelmendit, “Elkos”, ka përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vlerën e 150 mijë eurosh.
“.. në bazë të përgjgjes dhe dokumentacionit përcjellës që kemi marrë nga AZHB, kompania “Elkos” përmes përfaqësuesit të saj ka aplikuar për grante dhe është shpallur përfitues i mundshëm dhe gjendet në listën preliminare të publikuar me datën 20.10.2016. Kompanisë i janë paguar mjetet avans për projektin e saj prej 50 përqind në vlerë prej 74.779.00 euro, mirëpo e njëjta me datë 18.01.2017, përmes përfaqësuesit të saj e ka njoftuar AZHB-në se do..
Teza sekulariste pretendon se entuziasmi fetar në perëndim ka pasur kulmin e tij në Mesjetë dhe pas kësaj periudhe ka nisur rënia e tij.
Deri disa dekada më parë, ky qe mendimi konvencional i sociologëve, shumica e tyre besonin se pasoja e modernitetit në zvenitjen e religjionit ishte e pashmangshme. Puna e Emile Durkheim është qendrore në këto baza të tezës shekullare; ai e përfaqësonte funksionin fetar të traditës si një simbol i identitetit të komunitetit- një metaforë të rregullit social. Max Weber pohonte se “rutinizimi i karizmës” dhe rritja e pushtetit të shkencës do ta shkatërronte fenë. Por, sociologu Peter Berger në esenë e tij klasike në First Things, “Secularization Falsified” (Shekullarizmi i përgenjështruar) pretendon se “feja nuk ka pësuar rënie. Në të kundërt, në shumë vende të botës ka pasur një shpërthim të vërtetë të fesë[1] dhe ndonëse verpat e sociologut Rodney Stark’s në tërësinë e tyre vënë në dyshim idenë e një rënie lineare të fesë – kjo bazuar në evidencat që..
Faktoret qe ndihmuan ne ngritjen e ISIS-it dhe shtimin e rradheve te tij.
Nga Mohamed Ghilan
Doktorant i shkencave neurologjike në Universitetin e Viktorias, Kanada, dhe studiues i jurisprudencës islame.
Disa faktorë kanë kontribuar në ngritjen e “Shteti Islamik” dhe zgjerimin e radhëve të tyre me muslimanë të rinj të joshur nga retorika religjoze dhe videot e propagandës impresionuese në stilin e Hollivudit.
Pak njerëz në Perëndim mund ta kuptojnë përçmimin e thellë që kanë muslimanët për marrëveshjen e fshehtë Sykes-Picot të vitit 1916. Pothuaj 100 vite më vonë, kufinjtë e projektuar për të ndarë tortën koloniale europiane të Lindjes së Mesme pas Luftës së Parë Botërore vijojnë të mbeten të gjithëpranishme në psikën muslimane. Nuk është e pazakontë të dëgjosh predikuesit muslimanë ta citojnë këtë marrëveshje kur flasin për politikën dhe mungesën e unitetit politik ndërmjet muslimanëve. Shto këtu edhe sunduesit despotikë në rajon; luftën civile në Siri dhe politikat sektare të qeve..
Analisti politkë, Jon Leka në një deklaratë për GazetaBlic ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në vitin 2014 ka qenë kundër formimit të ushtrisë, mirëpo nuk e sheh si sinjal të prishjes së koalicionit.
“Kjo mund të vërtetohet në arkivat e parlamentit. Partia duhet të marrë përgjegjësi dhe të korrigjojë gabimet e veta nëse i ka bërë e nëse jo të sqarohet jo pse atëherë ishte kundër por çka e shtyn sot të jetë kundër ligjit të ushtrisë”, ka thënë Leka për GazetaBlic.Leka pohon se sqarimi duhet të bëhet sidomos kur dihet se ligji nuk është vetëm për ushtrinë.
“ Sidomos kur kihet parasysh se ligji nuk është vetëm për ushtrinë, por më shumë për të folur në mënyrë transparente me miqtë e Republikës se Kosova është lodhur duke u varur nga shantazhet, sabotimet dhe lufta e egër e Serbisë, duke sabotuar politikat e brendshme të Kosovës.SHBA-të, NATO dhe tjerët e dinë se ky veprimi i Presidentit vjen nga kjo pengmarrje e shtetit nga një shtet tjetër dhe e kuptojnë më mirë se LDK dhe kund..
Kosova është shembull se si praktikohet feja islame dhe të gjithë duhet të marrin mësim nga kosovarët në praktikimin e fesë, ka thënë, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa, sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, i cili bashkë me një delegacion nga Arabia Saudite po qëndron në Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Jemi të kënaqur me këtë vizitë qëllimi i së cilës është rritja e bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe pikat ku mund të gjejnë pajtime. Jemi të kënaqur, po ashtu që jemi në një shtet mysliman modern që është shembull për mbarë botën për tolerancë dhe bashkëjetesë. Populli mysliman shqiptar është dëshmi e një shembulli modern që e pëlqen edhe Liga Araba dhe gjithë bota myslimane”, pohoi Al-Issa.
“Vizita është familjare dhe miqësore dhe jemi në dijeni për sakrifica e popullit shqiptar, i cili u ka rezistuar problemeve të mëdha dhe tani populli mysliman në Kosovë është shembull se si praktikohet feja”.
Al-Issa vizitoi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës ku u mirëprit nga myftiu, N..
Hulumtim urgjent kanë nisur agjentët e CIA-s dhe FBI për të përcaktuar se nga ka rrjedhur informacioni mbi veprimet dhe mjetet hakeruese të CIA-s të inkorporuara në pajisjet e gjigandëve të teknologjisë si Apple dhe Samsung.
Së fundmi WikiLeaks publikoi mijëra dokumente sekrete dhe të klasifikuara, sipas të cilave Shërbimi Amerikan i Inteligjencës infektoi për qëllime përgjimi pajisjet mobile me sistemin operativ Ëindoës, Android, iOS, OSX dhe Linux.Në këto dokumente thuhet se që prej qershorit të 2014 CIA krijoi një virus kibernetik të koduar me emrin «Weeping Angel», i përshtatur për t’u infiltruar dhe operuar në televizorët Smart TV të serisë Samsung F 8000.
Ky virus bën që televizori të duket i mbyllur, por në fakt regjistron biseda audio, të cilat më pas transferohen përmes internetit në serverin e CIA-s kur televizori është i ndezur. WikiLeaks thotë gjithashtu se që nga viti 2016 CIA ka krijuar një arsenal prej 24 sistemesh Android të quajtura si vrima të sigurisë. Pajisje të m..