Të premten, më 18 mars, Turqia organizoi ceremoninë e vënies në punë të urës së varur “Çanakala-1915” që bashkon dy anët e Dardaneleve.
Presidenti Erdogan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së urës së varur, kushtuar 107-vjetorit të fitores historike në Betejën e Çanakalasë.
Në fjalën e tij udhëheqësi turk vuri në dukje se ura mbi Dardanele është ura më e gjatë në botë për “hapësirën qendrore më të gjatë” që ka; ajo është një tjetër simbol i zhvillimit dhe fuqisë së Turqisë.
Erdogan kujtoi se megaprojekti i ndërtimit u zbatua në një kohë rekord, 4 vjet.