Browsing: Të ndryshme

Sjellja e një qënieje të re në këtë botë është gjë e madhe dhe një proces i vështirë. Pas martesës femrat dëshirojnë lindjen e një bebeje të shëndetshme. Nëse këto femra janë gati, si mund të rriten shanset për ngeljen shtatzënë.
1. Produktet e qumështit
Këshillohet konsumi i përditshëm i produkteve të qumështit, përfshi kosin, djathin etj., të cilat mund të nxisin ovulimin tek femra, duke rritur shanset e shtatzënisë. Specialistët e fertilitetit theksojnë se edhe pse akullorja mund të futet tek produktet e qumështit mirë është të evitohet konsumi i saj pasi përmban sheqer.
Për ato femra që vuajnë nga mbipesha këshillohet të konsumojnë kos me nivel të ulët yndyre. Kjo është një metodë e përshtatshme për kontrollin e peshës, pasi obeziteti ndikon në fertilitet.
2. Të brendshmet e kafshëve
Mëlçia dhe zemra e kafshëve përmbajnë përbërje që forcojnë aftësinë seksuale. Megjithatë, këto ushqime kanë dhe nivel të lartë kolesteroli, kështu që gratë në mbipeshë duhet të kontrollojnë konsumin e tyre.
3. Ushqimet që përmbajnë proteina
Mishi pa dhjamë, vezë, mish pule, fasule etj. Nga një studim i fundit ka rezultuar se femrat, dieta e të cilave përmban 25 për qind proteina më shumë se më parë, dhe sasia e karbohidrateve ishte më pak se 40 për qind, kishin mundësi më të mëdha për të mbetur shtatzënë krahasuar me pacientet e tjera që konsumonin më pak proteina dhe më shumë karbohidrate.
“Proteinat janë shumë të rëndësishme për embrionin dhe për cilësinë e vezës,” tha Dr. Russell. Gjatë trajtimit ai u kërkon pacienteve të tij të ndjekin një dietë ditore të bazuar në 25- 35 përqind në proteina dhe nën 40 përqind karbohidrate për 3 muaj përpara shtatzënisë për të rregulluar cilësinë e vezës.
4. Perimet dhe frutat që përmbajnë vitamina
Vitamina A mund të nxitë shumimin e qelizave dhe rritjen e qelizave të reja. Vitamina B merr pjesë në procesin e metabolizimit të proteinës dhe yndyrës. Vitamina C forcon sistemin imunitar. Vitamina E forcon cilësinë e spermës. Furnizimi i trupit me të gjitha këto vitaminave mund të përmirësojë gjendjen shëndetësore të trupit, duke rritur shanset për shtatzëni.
5. ushqimet që përmbajnë L-argininë
Ndër ushqimet që përmbajnë L-argininë futen susami, kikirikët, arrat, kandili, ngjalat dhe fruta e tjera të detit përmbajnë L-argininë, një substancë e nevojshme për spermën. Arginina rrit rendimentin seksual dhe përmirëson cilësinë e spermës.
6. Ushqimet e pasura me zink
Ndër ushqimet shtazore , goca e detit përmban më shumë zink. Përveç kësaj, mishi i viçit, mëlçitë e pulës, veza, mishi i qengjit përmbajnë nivel të konsiderueshëm zinku. Në të njëjtën kohë, të gjithë ata që janë vegjetarianë mund ta marrin zinkun nëpërmjet fasuleve, kikirikëve, rrepës së bardhë, lakrës dhe ushqimeve të tjera bimore.
Përveç dietës, një vëmendje duhet t’i kushtohet edhe jetës së përditëshme:
1. Jeta në çift
Nëse një femër mbi 35 vjeç planifikon të mbetet shtatzënë, duhet të bëjë më parë kontrollin mjekësor për të mësuar gjendjen e vet shëndetësore dhe më pas mund të përpiqet për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të trupit.
Shtatzënia është një proces që kërkon angazhimin e të dy partnerëve, pasi edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortit ka shumë rëndësi për shanset e shtatzënisë. Po ashtu duhet të eliminohen përdorimin e pijeve alkoolike, duhanit, dhe luhatjet e shpeshta të humorit.
2. Pushimi i mjaftueshëm
Në kohët moderne, njerëzit flenë gjumë shumë vonë. Shumë prej nesh qëndrojnë vonë natën dhe flenë gjatë ditës. Ky zakon mund të shkaktojë ndikime negative për funksionet fizike të çiftit, duke ulur shanset e shtatzënisë. Prandaj, çifti që dëshiron të bëhet me fëmijë, duhet të përmirësojë rregullat e punës dhe të pushimit. Duhet të flenë gjumë para orës 22:00, të shmangin lodhjen e tepërt dhe të përpiqet për të lehtësojnë tensionet e ditës.
Si çdo gjë që ka dhe anën tjetër të monedhës, ekzistojnë dhe ushqimet që nuk duhet të konsumoni nëse doni të rrisni shanset për shtatzëninë.
1. Ushqimet pikante
Speci djegës dhe ushqimet pikante në përgjithësi ngacmojnë stomakun dhe femrat që planifikojnë shtatzëninë ose janë shtatzënë nëse konsumojnë ushqime pikante mund të kenë probleme në sistemin e tretjes.
2. Sheqeri i tepërt
Metabolizimi i sheqerit harxhon shumë kalcium brenda trupit. Mungesa e kalciumit gjatë shtatzënisë do të ndikojë në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve të fëmijës.
3. Turshi
Turshitë mirë është të evitohen pasi përmbajnë shumë kripë gjë që nuk favorizon shëndetin e nënës së ardhme.
4. Ushqimet që përmbajnë kafeinë
Femrat që janë gati për të mbetur shtatzënë nuk duhet të konsumojnë tepër kafe, çaj ose ushqime të tjera që përmbajnë nivel të lartë kafeine. Sipas studimeve, kafeina mund të ndryshojë nivelin e hormonit të femrës dhe të pakësojë shanset e shtatzënisë.
Përveç këtyre ushqimeve të mësipërme, çifti duhet t’i kushtojë vëmendje kohës së favorshme për ovulacion.

Disa prindër janë në hall të madh me ndonjë fëmijë të vetin dhe nuk dinë si të veprojnë. Fjala është për ata fëmijë të vegjël që orë e çast ankohen dhe i fajësojnë motrat e vëllezërit te prindërit, madje shpesh për kot gjë ose për diçka të vogël e fare pa rëndësi.
Motrat e vëllezërit janë ditë e natë së bashku dhe natyrisht në lojë e sipër nganjëherë edhe ngucen e zihen, por në disa familje gjendet ndonjë vëlla a motër e vogël që ankohet e i fajësojnë shpesh vëllezërit a motrat. P.sh. kur prindërit nuk janë në shtëpi gjatë ditës e kthehen pas pune, paditësi i vogël, fjala e parë që u thotë prindërve, është ankimi për vëllanë a motrën e vet kinse e kanë rrahur, ose u kallëzon menjëherë prindërve se e motra e ka thyer gotën, ose ka ngrënë nga ëmbëlsirat që ka pasë përgatitur e ëma për mysafirët që do t’i vijnë për vizitë, ose p.sh. e motra i ka folur këtë ose atë fjalë të pahijshme, ose ka bërë pa leje këtë ose atë punë, etj.
Ka edhe raste kur paditësi i vogël, poqese mundet në lojë nga e motra ose i vëllai, hidhërohet, i vjen zor për këtë dhe pa një pa dy ia plas vajit dhe ashtu me lot në sy shkon e u ankohet prindërve (më tepër nënës) kinse ata ia kanë bërë me hile në lojë, ose trillon e shpif diçka dhe e padit vëllanë ose motrën për kot gjë a për ndonjë gabim a faj të vogël e pa rëndësi që ata mund të kenë bërë në mungesë të prindërve. Fëmijës së tillë i është bërë pothuajse ves që të ankohet e të padisë gjithnjë të motrën a të vëllanë, duke kërkuar prej prindërve që të hakmerren.
Një qaraman i tillë në të njëjtën mënyrë vepron edhe jashtë familjes, me fëmijët e rrugës, lagjes a banesës me të cilët ai takohet e shoqërohet përherë në lojë. Atij i vjen rëndë dhe inat kur shokët e mundin në lojë, dhe prej zilisë, mbasi s’ka ç’t’iu bëjë tjetër, vjen e u ankohet prindërve të vet, duke i paditur shokët kinse ata e kanë përqeshur a tallur e sharë, ose ia kanë sharë prindërit.

Aq më keq është edhe kur prindërit e tij, sidomos nënat, i marrin kallëp si të vërteta ankesat e paditë e pavend të fëmijës së tyre, u besojnë thënieve të tij pa i vërtetuar mirë. Madje qëllon nganjëherë që ndonjë prind gjaknxehtë, kur e sheh fëmijën e vet duke qarë, ashtu i zemëruar, ngutet dhe i mëshon fëmijës së huaj pa e hetuar e vërtetuar mirë si qëndron e vërteta dhe pa marrë parasysh se fundi i fundit ata janë fëmijë dhe aty për aty ngucen e hidhërohen me njëri-tjetrin dhe aty për aty prapë rregullohen e pajtohen, si të mos kish ndodhur kurrgjë e keqe ndërmjet tyre. Madje ka edhe raste më drastike kur prindërit e të dy palëve, me të cilët më parë kanë pasur marrëdhënie shumë të mira, për arsye të grindjes së fëmijëve, prishen keq ndër veti dhe qëllon të mos flasin me njëri-tjetrin me javë e me muaj, por edhe me vite.
Prandaj prindërit gabojnë shumë kur përzihen në grindjet e fëmijëve, duke i dalë zot të vetit, e duke e qortuar a rrahur fëmijën e huaj, i cili shpesh është edhe fare i pafajshëm. Faji kryesor për këtë bie në rend të parë mbi prindërit e fëmijës qaraman, mbasi ata nuk e njohin mirë fëmijën e vet, ose e kanë atë për hasret, e përkëdhelin së tepërmi, e ruajnë, i dalin Zotit dhe e favorizojnë përtej masës, në vend që ta mësojnë të sillet njerëzisht si me motrat e vëllezërit ashtu edhe me shoqet e shokët jashtë shtëpisë, të mos i fyejë, t’i zgjidhë vetë mosmarrëveshjet që mund të ketë me ta dhe të mos kërkojë të jetë gjithmonë i privilegjuar në lojë prej të tjerëve. Kështu prindi (më tepër nëna), duke mos e njohur mirë qaramanin e vet, i cili orë e çast ankohet e i fajësojnë të tjerët për çdo gjë, e duke mos marrë me kohë masa për pengimin e luftimin e atij vesi, lejojnë që ai fëmijë të shkojë rrugës së gabueshme e të edukohet keq.
Fëmijëve të tillë, të cilët përherë janë mësuar dhe u është bërë shprehi e keqe të ankohen e të fajësojnë vëllezërit, motrat ose shokët e shoqet e tyre dhe gjithmonë përpiqen që me lot në sy të gjejnë me zor gabime e faje te të tjerët, dita-ditës vijnë duke iu shtuar veset e duke u bërë kështu edhe më gënjeshtarë, më kryeneçë, më tekanjozë. Të gjitha këto ndikojnë edhe në formimin e karakterit, të mospavarësisë e të paaftësisë për orientim të fëmijës së tillë në shoqëri në jetën e ardhshme.kohaislame
Madje është rrezik se, nëse prindërit nuk marrin masa me kohë për t’ia luftuar fëmijës këtë ves të fajësisë së të tjerëve vend e pa vend, më vonë, kur të rritet, kjo mund t’i kthehet në shpifje, ves ky që është cilësi e njerëzve me karakter të dobët. /Telegrafi

Zbulimet e reja mbështesin kërkime të mëparshme që sygjeronin se leximi, shkrimi dhe lojrat mund të ulnin rrezikun prej sëmundjes mendore.
Një studim i ri tregon se njerëzit që gjatë jetës së tyre kanë kryer veprimtari stimuluese të trurit kanë nivele më të ulëta të proteinave të depozituara në tru, të cilat lidhen me sëmundjen e Alcajmerit. Zbulimet e reja mbështesin kërkime të mëparshme që sygjeronin se leximi, shkrimi dhe lojrat mund të ulnin rrezikun prej sëmundjes mendore.Shkencëtarët punuan me një grup vullnetarësh mbi 65 vjeç, të cilët nuk shfaqnin simptoma të sëmundjes së Alcajmerit.Ata u pyetën se sa shpesh gjatë jetës së tyre kryenin veprimtari stimuluese të trurit. Ata gjithashtu iu nënshtruan një skanimi të trurit, i cili mund të identifikojë beta-amiloidet e depozituara. Ato depozita gjenden në trurin e njerëzve që kanë Alcajmerin.Shkencëtarja e Universitetit të Kalifornisë në Berkeley Susan Landau thotë se studimi tregoi një lidhje midis sasisë të këtyre depozitave dhe aktiviteteve stimuluese të trurit të kryera gjatë jetës.“Njerëzit që kishin qenë më tepër aktivë nga ana mendore gjatë jetës së tyre kishin sasitë më të pakta të amiloideve në trurin e tyre. Pra, bazuar mbi këtë lidhje midis veprimtarive mendore të shpeshta dhe sasive të ulëta të amiloideve, ne mendojmë se këta njerëz do të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundja e Alcajmerit.”Duhet patur parasysh se personat pjesëmarrës në këtë studim, shumica e të cilëve mbi 70 dhe 80 vjeç, nuk shfaqnin ndonjë shenjë të Alcajmerit. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të zbulojnë lidhjen midis depozitave të beta-amiloideve në tru dhe sëmundjes mendore.Mosha e madhe dhe diagnostikimi i sëmundjes në pjesëtarë të tjerë të familjes konsiderohen si elementë që ndikojnë në rritjen e rrezikshmërisë, por këto faktorë janë jashtë kontrollit të individit. Dhe nëse truri i personit nuk ka qenë shumë aktiv deri në atë moment, znj. Landau thotë se nuk është tepër vonë për të rritur aktivitetin mendor.“Jo, absolutisht jo. Unë mendoj se stimulimi mendor është i dobishëm në çdo moshë. Por ajo që studimi ynë tregon është se sa më shumë aktiv nga ana mendore të ketë qenë një person gjatë jetës së vet, aq më mirë është”.Shkencëtarja Landau thotë se ajo dhe kolegët e saj kanë në plan të vazhdojnë të ndjekin mbarëvajtjen e vullnetarëve në këtë studim në moshë më të avancuar, për të parë nëse ka ndonjë lidhje midis aktiviteteve mendore të kryera gjatë jetës dhe simptomave të Alcajmerit, kur disa prej tyre të preken nga parregullsi mendore në vitet në vazhdim. Kjo mund të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë lidhjen midis aktiviteteve që stimulojnë trurin, beta-amiloideve të depozituara dhe parregullsisë mendore.Studimi i shkencëtares Susan Landau është botuar në internet në faqen elektronike “Archives of Neurology” (Arkivat e Neurologjisë), të Shoqatës Amerikane të Mjekësisë. /VoA/kohaislame

Fara e zezë – Nigella Sativa është një bimë, lëngu i së cilës mjekon çrregullimet e menstruacioneve, mbyt parazitet në zorrë, shërben kundër paralizës, etheve rekurente, hemorroideve, kundër acarimeve akute, kundër rënies së flokëve, si dhe kundër halucinacioneve.
Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.
Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:
• Ndihmojnë metabolizmin e trupit; nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave; ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shëndetshëm;
• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojnë sinjale alergjike; ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet; kolesterolin në gjak e kthejnë në nivelet normale;
• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut;
• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infarktit në zemër; ndihmojnë në përmirësimin e shpejt të plagëve.
Trupi i njeriut nuk i prodhon këto vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1 gram vaj i farës së zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.
Vajrat me eter si nigellon dhe alfa-pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak. /Telegrafi/kohaislame

Palca kurrizore mund të dëmtohet në momentin e lëndimit të unazës, por edhe më vonë me rastin e lëvizjes, evakuimit dhe transportin e të lënduarit.
Mr.sc.dr. Isuf Bajrami,spec. i mjekësisë emergjente
Shtylla kurrizore përbëhet prej unazave, kocka të brizuara që renditën si tërësi duke formuar kanalin e boshtit kurrizor. Brenda kanalit të shtyllës kurrizorë gjendet palca kurrizore, ganglionet e nervave dhe qelizat të cilat përçojnë impulset nervore nga truri në pjesë të ndryshme të trupit dhe anasjelltas. Nga palca kurrizore, veç e veç ndahen nervat të cilët dalin nga kanali i shtyllës kurrizore.
Te thyerjet e unazave, fragmentet kockore mund të lëndojnë palcën kurrizore që shpije deri te paraliza e plotë ose e pjesërishme e muskujve dhe humbja e ndjeshmërisë nën nivelin e lëndimit (paraplegia-paraliza e ekstremiteteve të poshtme, quadriplegia-paraliza e të katër ekstremiteteve).
Shkaktarët më të shpeshtë të lëndimit të boshtit kurrizor
Aksidentet e trafikut.Në aksidentet e trafikut pësojnë të gjitha pjesët e unazave, por më të shpeshta janë lëndimet e vertebrave të qafës të shkaktuara për shkak të lakimit të vrullshëm përpara në ndeshjen ballore, në drejtimin e pasmë kur goditja është në pjesën e pasme të veturës.Kërcimi në ujë. Ky është një shkaktar i frakturave të unazave të qafës dhe pasoj e paralizës së tërë trupit.Rënia nga lartësia.Rrahjet. Plagët shpuese të trupit dhe therja me thikë në shpinë.
Për lëndim të unazave duhet dyshuar:* kur i lënduari ankohet në dhimbje në shpinë dhe qafë* kur lëndimi është i përcjellur me humbje të vetëdijes* në çdo lëndim të rëndë të kokës* te lëndimet e shumëllojshme
Kompresioni i zemrës në mes të sternumit dhe shtyllës kurrizore
Shenjat e lëndimit të palcës kurrizore
* dobësia ose paraliza e ekstremitetit (pyeteni të lënduarin a mund të lëvizë duart dhe këmbët ose gishtërinjtë e dorës dhe këmbës).
* Dobësimi ose humbja e ndjenjës (pyeteni të lënduarin se a e ndien prekjen tuaj në këmbët, trup dhe duar).
* Ndjenja e nxehjes në ekstremitetet. Ndonjëherë i lënduari ka ndjenjën se është ‘ndarë përgjysmë’.
Veprimet
Vetë dyshimi në lëndimin e boshtit kurrizor kërkon veprime sikur ky lëndim të ekziston.
* Derisa pritni ardhjen e ndihmës së shpejt lëreni të lënduarin në vend në pozitën të cilën e keni gjetur.
* Kur dyshoni në lëndime të unazave të qafës me kujdes fiksoni me duar kokën që ta evitoni lëvizjen.
* I thoni të mos lëvizë dhe mos e leni vetëm.
Situatat në të cilat duhet ta tërhiqni të lënduarin
* Nëse personi është pa vetëdije kontrolloni frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës ndërmerrni masat reanimuese.
* Të pavetëdijshmit i cili ka frymëmarrje e ktheni në pozitë të krahut.
* Nëse i kërcënohet rreziku në vendin ku qëndron (p.sh. autoudha, zjarri) transferoje në vend të sigurt. Për ngritje dhe tërheqje të lënduarit nevojiten shumë njerëz të cilët duhet t’i koordinojnë lëvizjet e tyre. I lënduari lëvizë si tërësi e plotë, pa e lakua trupin. Kur dyshojmë në lëndimet e pjesës së unazave cervikale një person duhet ta mbaj kokën ta evitoj lakimin dhe rotacionin e kokës. Këtë do ta bëj ashtu që shuplakat e duarve t’i vendos nën shpatullat e viktimës derisa koka shtrihet në parakrah.
* Nëse ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka qasje atëherë mbetët që vet ta bëni imobilizimin ta lidhni të aksidentuari-viktimën. Ju nevojitet një dërrasë e gjerë ose pllakë (mund të shërbej edhe dera) ose automjeti adekuat. Kur dyshojmë në lëndime të unazave të qafës, koka duhet të fiksohet me jastëk dhe rripa në të dy anët që të mënjanohen tërheqjet gjatë transportit.kohaislame

Vitet e fundit po flitet shumë mbi efektet negative që ka gluteni për shëndetin.
Një studim i vitit të kaluar tregoi se pjesa më e madhe e amerikanëve po përpiqen për të eleminuar glutenin nga dieta ditore.
Gluteni është një proteinë që gjendet tek kokrrat e drithërave, përfshi grurin, thekrën, tërshërën dhe elbin.
Gluten nuk tretet në ujë, gjë që shpjegon dhe vështirësinë e tretjes së glutenit në trup.
Tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që kanë gluten. Disa shembuj të reagimit të organizmit janë: personi është si i hutuar, nuk ka energji, është gjithë kohës i plogësht, nuk e kupton pse nuk ndjehet mirë, etj.
Shumë prej nesh ia vënë fajin stresit dhe punës, por realiteti është që gluteni është duke dëmtuar organizmin. Personi me alergji ose ndjeshmëri ndaj glutenit ankohet nga problemet me stomakun, kapsllëkun, aneminë, depresionin, është nevrik, ka puçra në fytyrë, etj. Mjekët dhe shkenca gjithashtu argumentojnë që individët me autizëm kanë ndjeshmëri ose alergji ndaj glutenit.
Ja faktet shokuese rreth glutenit
1. Sa vjen dhe shtohen rastet me sëmundjen celiake dhe shumë njerëz nuk diagnostikohen.
Personat që vuajnë nga sëmundja celiake nuk tolerojnë glutenin. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë dëmton zorrën e hollë.
Nëse kjo sëmundje nuk mjekohet krijon komplikacione të tjera si osteoporozë (për shkak të mospërthithjes së kalçiumit), po ashtu mund të shkaktojë anemi. Kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe shërohet vetëm duke eleminuar nga dieta juaj të gjitha ato ushqime që përmbajnë gluten.
Gluteni përbëhet nga 2 proteina… gliadin dhe glutenin. Është gliadina ajo që shkakton efektet negative në organizëm.
Kur mielli përzihet me ujin, gluteni bën të mundur fryrjen e volumit të miellit, duke mundësuar fryrjen e bukës gjatë pjekjes.
Faktikisht gluteni e ka marrë emrin nga vetitë ngjtëse që ka (glue)
Kur kjo proteinë arrin në traktin digjestiv dhe ekspozohet ndaj qelizave të sistemit imunitar, këto të fundit besojnë gabimisht se këto janë bakterie.
Tek disa njerëz që janë të ndjeshëm ndaj glutenit, kjo bën që sistemi i tyre imunitar t’i luftojë.
Në sëmundjen celiake (rasti më i rëndë i ndjeshmërisë nga gluteni), sistemi imunitar sulmon proteinat e glutenit, por sulmon gjithashtu edhe një enzimë në qelizat e traktit digjestiv.
Prandaj, personat që janë të ndjeshëm ndaj glutenit duhet të tregohen të kujdesshëm me atë që hanë pasi sistemi i tyre imunitar sulmon jo vetëm glutenin, por edhe murin e zorrës së hollë. Për këtë arsye, sëmundja celiake është klasifikuar si një sëmundje autoimune.
Ka raste që personat me këtë sëmundje nuk kanë asnjë simptomë, por janë pikërisht testet laboratorike, analizat e gjakut ato që zbulojnë këtë sëmundje.
Ndër simptomat përmendim lodhjen, aneminë, diarre e shumë probleme të tjera.
Sipas një hulumtimi, mbi 80% e personave që vuajnë nga sëmundja celiake nuk kanë dijeni për sëmundjen e tyre.
2. Pasojat që sjell glutenit edhe pa vuajtur nga sëmundja celiake
Përveç sëmundjes së mësipërme, ekziston edhe një çrregullim tjetër i quajtur intoleranca nga gluteni, që është më e zakonshme se sëmundja celiake.
Nëse keni vënë re që ushqimet si buka, makaronat, orizi etj., ju sjellin probleme në organizëm atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të parë nëse keni probleme me glutenin.
Megjithatë edhe gjatë intolerancës së glutenit simptomat mund të jenë të njejta si tek sëmundja celiake, përfshi fryrjen dhe dhimbjet e stomakut, lodhje e vazhdueshme, diarre si dhe dhimbje kyçesh dhe kockash.
Megjithëse është e vështirë të identifikosh nëse ke intolerancë ndaj glutenit apo nëse vuan nga sindromi i zorrës së irrituar (shpesh këto ngatërrohen për shkak të simptomave të ngjashme) ekzistojnë 2 mënyra që tregojnë se 6-8% e njerëzve kanë probleme me glutenin, bazuar në antitrupat anti-gliadin në gjak.
Sidoqoftë, një gastroenterolog gjeti se 11% e njerëzve kishin në gjak antitrupa kundër glutenit dhe 29% e të tjerëve kishin antitrupa kundër glutenit.
Specialistët theksojnë se mënyra më e mirë për ta ditur nëse keni probleme me glutenin është duke e eleminuar atë përkohësisht nga dieta juaj, më pas ta konsumoni përsëri për të parë nëse keni të njëjtat simptoma.
3. Gluteni mund të shkaktojë efekte negative edhe tek ata që nuk janë të ndjeshëm ndaj tij.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se personat të cilët nuk vuajnë as nga sëmundja celiake dhe as nga intoleranca ndaj glutenit, kanë disa reagime në trup.
34 personat me sindromin e zorrës së irrituar u ndanë në dy grupe, ku grupi i parë konsumoi ushqime me gluten dhe i dyti, dietë pa gluten.
Grupi i parë (dietë me përmbajtje gluteni) kishte më shumë dhimbje, gazra lodhje, krahasuar me grupin e dytë.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se gluteni mund të shkaktojë inflamacion në zorrë.
Gluteni mund të ketë gjithashtu efekte negative për organizmin pasi për shkak të mosfunksionimit të duhur të zorrëve, lejon substancat e padëshiruara të “derdhen” në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Megjithatë kjo “derdhje” ndodh vetëm tek pacientët që vuajnë nga sëmundja celiake.
4. Shumë çrregullime të trurit lidhen me glutenin
Për të gjithë ata që se dinin, gluteni mund të jetë i rrezikshëm jo vetëm për zorrët, por edhe për trurin.
Shumë raste të sëmundjeve neurologjike mund të jenë shkaktuar nga konsumi i glutenit.
Në një studim me pacientë që vuanin nga sëmundje neurologjike pa iu ditur shkaku, 30 prej 53 pacientëve (57%) kishin antitrupa kundër glutenit në gjak.
Çrregullimi më i madh neurologjik mendohet të jetë shkaktuar pjesërisht nga gluten iscerebellar ataxia, një sëmundje serioze e trurit që shkakton paaftësinë për të koordinuar balancën, lëvizjet, probleme me të folurin etj.
Specialistët theksojnë se tashmë dihet që shumë raste janë të lidhura drejtpërsëdrejti me konsumin e glutenit.
Ata theksojnë se personat që vuajnë nga autizmi kanë përmirësim të simptomave të tyre kur heqin dorë nga gluteni.
Gjithashtu, tek fëmijët që vuajnë nga epilepsia është parë përmirësim i simptomave të tyre nëpërmjet një diete pa gluten.
Për të gjithë ju që mendoni se mund të keni probleme nga gluteni, konsideroni elemenimin e të gjitha ushqimeve që e përmbajnë këtë grup proteinash për të paktën 30 ditë.
E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse duhet ta evitoni ose jo glutenin është ta eleminoni atë nga dieta juaj e përditshme dhe më pas konsumojeni përsëri për të parë reagimin.

Gjuha, quhet ndryshe edhe “barometri” i shëndetit. Vëzhgimi i gjuhës së pacientit është një metodë rutinë për diagnostikim. Sipas mjekësisë tradicionale organi i gjuhës lidhet ngusht me zemrën; veshja e gjuhës tregon informacione të rëndësishme për shëndetin e stomakut. Mësimi i informacioneve të fshehura në gjuhë është shumë i vlefshëm për mjekimin në fazën e parë, si dhe për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Quhet e shëndetshme ajo gjuhë, ngjyra e së cilës është rozë dhe me një shtresë të lehtë me ngjyrë të bardhë.
Gjuhën mund ta diagnostikoni dhe vetë, por kjo kërkon ndriçim të plotë. Me anë të dritës së diellit ju do të jeni në gjendje të vëreni ngjyrën e gjuhës dhe të veshjes së saj. Vëreni majën e gjuhës dhe më pas pjesët e tjera të saj.
Më poshtë do të përmbledhim karakteristikat abnormale të gjuhës dhe informacionet mjekësore të fshehura në to:
Ngjyra e kuqe në majën e gjuhës dhe e verdha në veshjen e gjuhës: njerëzit që kanë këto shenja tek gjuha e tyre ndjejnë shpesh thatësi në fyt, aromë të pakëndshme të gojës, parapëlqejnë pije të ftohta dhe vuajnë nga ulçera, mërziten shpesh dhe kanë zjarr të brendshëm. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale, këto shenjat simbolizojnë qarkullim të tepërt të energjisë trupore.
Në këto raste është mirë të merrni masat e duhura për të eleminuar ato shenja negative, duke ruajtur lagështinë e ajrit në dhomë; duke konsumuar ushqimet që treten lehtë, si perime dhe fruta; duhet të mënjanoni përdorimin e ushqimeve pikante, të yndyrshme dhe të lini duhanin dhe alkoolin.

Ngjyra shumë e zbehtë e gjuhës, mundësia e anemisë.
“Shtresë e trashë” në gjuhë: shenjë e mostretjes së mirë si dhe e keqfunksionimit të stomakut dhe të shpretkës.
Ngjyrat e errëta si vjollcë e gjuhës: Kjo paraqet mungesën e oksigjenit, e cila vjen si pasojë e sëmundjeve të mushkërisë, zemrës e mëlçisë.
Dridhmimi i gjuhës gjatë zgjatjes së saj mund të jetë shenjë e dobësisë nervore, dobësia e trupit që shkaktohet nga sëmundja afatgjatë, encefalit etj.
Veshja e zezë e gjuhës: Nëse vetëm veshja e gjuhës është me ngjyrë të errët, por vetë gjuha ka ngjyrë normale, pra rozë, në përgjithësi kjo nuk sinjalizon sëmundje. Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e ngrënies së ushqimeve ose dhe pirjes së lëngjeve me ngjyrë të errët. Megjithatë, ata të cilët vuajnë nga stomaku dhe nuk kanë konsumuar ushqime apo lëngje me ngjyrë të errët, dhe nëse kanë këtë shenjë mirë është të shkojnë ke mjeku për vizitë.
Një shenjë tjetër eshtë nëse keni mpirje në pjesën fundore të gjuhës, e shoqëruar edhe me mpirje të gishtit, ose dhe nëse keni vështirësi në lëvizjen e gjuhës dhe vështirësi për të folur, duhet të keni kujdes pasi këto shenja paralajmërojnë sëmundjet cerebrovaskulare ose trombozë në fazën e parë të tyre.
Këtu do të bisedojmë më hollësisht për mpirjen e trupit. Sipas mjekësisë tradicionale, mpirja është një shenjë e rëndësishme për paralajmërimin e sëmundjeve. Kjo shenjë simbolizon bllokimin për lëvizjen e lëngjeve të brendshme trupore, ose vështirësi për qarkullimin e gjakut. Për shembull, nëse i mbani të lidhura gishtat për mbi 1 minutë, do të ndieni mpirje, kjo vjen nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në gisht. Gjatë gjumit nëse flini vetëm nga një anë, ndoshta do të keni mpirje krahu të nesërmen në mëngjes. Kjo është shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në krah. Por, këto lloj shenjash mbi mpirjen mund të asgjësohen shumë shpejt pas pushimit. Nëse ndjenja e mpirjes së trupit vazhdon për një kohë shumë të gjatë, ose keni mpirje të shpeshta të trupit, kjo simbolizon sëmundje përkatëse të shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut. Le të rikthehemi ke tema e sotme mbi shenjat e gjuhës.
Gjuha e zbehtë dhe me një veshje të hollë zakonisht shoqërohet me një fytyrë të zbehtë, ruajtje nga i ftohti, gjymtyrë të ftohta, mungesë energjie dhe diarre. Këto shenja paralajmërojnë probleme me edemat, sëmundjet e veshkës ose hipotiroiden.

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen.

Veshjat e parregullta të gjuhës: pra nëse diku ka veshje të hollë e diku tjetër veshje të trashë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve me stomakun dhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Nëse jeni duhanpirës dhe keni vendosur ta braktisni atë, ​​ ju duhet ta dini se mushkëritë tuaja janë të ngarkuara me nikotinë dhe katran. Asnjëra prej tyre nuk është gjë e mirë për trupin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vec i kanë thënë “jo” cigares muaj më parë.Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë me të cilën do t’i heqni qafe këto “të këqia”, ky artikull do t’ju ndihmojë .Hapi i parë në qoftë se ju aktualisht jeni duhanxhi , duhet ta braktisni duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur. Fakti pse është mirë dhe e domosdoshme që të përpiqeni maksimalisht për ta lënë duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur, qëndron në atë se ndikimi i nikotinës dhe tymit të duhanit ndikojnë në mushkëri me dëmtime të pakthyeshme, të cilat bëhen edhe më të dëmshme në qoftë se ju vazhdoni edhe më gjatë në pirjen e duhanit.
Ne po ju ofrojmë një zgjidhje shumë efektive për të pastruar mushkëritë tuaja, pas vendimit të guximshëm që ju morrët për të ruajtur shëndetin tuaj, të familjes, të pasardhësve dhe të atyre që të rrethojnë.
E mira e kësaj është se ju keni nevojë vetëm për 3 përbërës të thjeshtë.
Përbërësit:400g qepë2 lugë shafran të IndisëRrënjë xhenxhefil (një pjesë prej 2cm)1L Ujë400g mjaltë
Përgatitja:Vloni ujin. Mjaltën, sigurohuni që ta shtoni vetëm në fund, pasi ka përfunduar vlimi dhe kur temperatura të fillon të zbret.Prisni qepët dhe grini rrënjët e xhenxhefilit. Shtoni këta përbërës në ujin e vluar.Përzierjen vlojeni përsëri, i shtoni 2 lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë dhe zvogëloni temperaturen e ngrohjes.Ziejeni këta përbërës derisa të avullohet gjysma e ujit, pra në tenxhere ta kemi sasinë përgjysmë më të vogël se sa kur e kemi mbushur në fillim.Në këtë kohë, tenxheren e largoni nga shporeti, dhe këtë ilaç tuajin dhe hedheni në një kavanoz. Le të ftohet plotësisht. Mbajeni kavanozin në frigorifer tuaj.Merrni këtë ilaç dy herë në ditë – në mëngjes, para se të hani dhe pini , dhe pastak natën vonë ose në darkë. Merrni 2 lugë në çdo përdorim.
Përfitimet shëndetësore
XhenxhefilVetitë e saj shëruese janë përdorur që nga kohërat e lashta. Erëza e fuqishme siguron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë aftësinë për të eliminuar të gjitha mbetjet e mukusit të dëmtuar.
Shafran i IndisëËshtë i njohur për efektin anti-bakterial, anti-viral dhe anti-septik. Shafran i Indisë pastron gjakun dhe parandalon inflamacionet.
QepaNjësoj si hudhra, qepa siguron veti të forta anti-kancerogjene. Ato përdoren në trajtimin e semundjeve malinje. Kjo perime ofron një parandalim efikas kundër probleme të frymëmarrjes./kohaislame.com

Kokaina? Heroina? Cannabis? Kush është droga më e rrezikshme në botë?
Sipas shkencëtarëve, asnjëra prej tyre. Më e keqja vjen nga alkooli. Ky fakt thuhet nga dy studime të ndryshme, njëri i zhvilluar në Britaninë e Madhe dhe tjetri nga disa shkencëtarë europianë, por që sipas të dy grupeve konfirmohet se alkooli është më i rrezikshmi.
Siç raporton “Metro.uk”, alkooli është “droga” që shkakton më shumë dëmtime tek ata që e përdorin.
Profesor David Nutt, i cili ka klasifikuar rreth 20 lloje drogash, duke i përballuar me 16 dëme të ndryshme që mund të shkaktojnë, rezultati më i rëndë vinte nga alkooli.

Shumica e njerëzve nuk mendojnë se duhet të shqetësohen për dehidratimin. Për ta, dehidratimi është diçka që u ndodh udhëtarëve në shkretëtirë, kur ata mbeten pa ujë. Por ekziston dhe një formë kronike e dehidratimit që nuk e ka natyrën e papritur dhe intensive të formës akute. Dehidratimi kronik është gjerësisht i përhapur në ditët e sotme dhe ndikon te të gjithë që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm.Kjo listë e përbërë nga 13 simptoma do t’ju frymëzojnë për të shkuar të konsumoni një gotë me ujë, dhe pastaj një tjetër, dhe një tjetër …Pas çdo simptome të radhitur tregohet si ndikon mungesa e lëngjeve.
1. Lodhja, humbja e energjisë:Dehidratimi i indeve shkakton aktivitet enzimatik të ngadalësuar.2. Plakja e parakohshme: Trupi i një fëmije të porsalindur është i përbërë nga 80 për qind lëng, por kjo përqindje bie në jo më shumë se 70 për qind tek një i rritur dhe vazhdon të bjerë me moshën.3. Pesha e tepërt dhe Trashja:Ne mund të hamë tepër, në kërkesë te ushqimeve te pasura me ujë. Shpesh herë ne ngatërrojmë etjen me uri.4. Presioni i lartë dhe i ulëti gjakut: Volumi i gjakut trupor nuk është i mjaftueshëm për plotësim të të gjithë grupeve të arterieve, venave dhe kapilarëve.5. Kolesteroli: Kur dehidratimi shkakton shumë lëngje të drenazhohen nga brenda qelizat, trupi përpiqet për të ndaluar këtë humbje duke prodhuar më shumë kolesterol.6. Kapsllëku: Kur ushqimi i përtypur hyn zorrën e trashë, përmban shumë lëngje për të mundësuar jashtëqitjen të formohet siç duhet, ndërsa muri i zorrës së trashë e zvogëlon atë. Gjatë dehidratimit kronik, zorra e trashë merr shumë ujë për t’u dhënë pjesëve të tjera të trupit.7. Çrregullime të tretjes: Në dehidratimin kronik, mungon sekrecioni për tretjen e ushqimit.8. Gastriti, ulçerë e stomakut: Për të mbrojtur membranat mukoze të saj nga shkatërrimi me anë të lëngu digjestiv acidic stomaku sekreton një shtresë të mukusit.9. Problemet respiratore: membranat e mukozës së rajonit të frymëmarrjes janë paksa të lagësht për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes nga substancat që mund të jenë të pranishme në ajrin e thithur.10. Çekuilibëri Acido-Alkalin:Dehidratimi aktivizon ngadalësim enzimatik që shkakton acidifikim.11. Ekzemë: Trupi juaj ka nevojë lagështie të mjaftueshme për djersitje diku prej 600 deri 700 ml. uji,sasi e nevojshme për të holluar toksinat në mënyrë që ata të mos irritojnë lëkurën.12. Infeksionet urinare: Nëse toksinat e përfshira në urinë nuk janë holluar mjaftueshëm, ata sulmojnë membranat mukoze urinare.13. Reumatizmi: Dehidratimi rrit dukshëm përqendrimin e toksinave në gjak dhe lëngjet qelizore dhe ashtu rrit ankthin në proporcion me përqendrimin e toksinave.
Çdo ditë ne humbim ujë përmes frymëmarrjes, djersitjes, urinimit dhe lëvizjeve të zorrëve. Për funksionim tëmire të trupit, ju duhet të plotësoj furnizimin e saj me ujë, pije dhe ushqime që përmbajnë ujë.
Pra, sa lëngje duhet konsumuar mesatarisht njeriu i rritur dhe i shëndetshëm në klimë të butë brenda ditës? Institutet medicinale përcaktojnë se konsumimi adekuat për një burrë të rritur duhet qenë rreth 3 l. (rreth 13 gota) lëngje, ndërsa femrat duhet konsumuar rreth 2,2 l.(9 gota) për çdo ditë.
www.mayoclinic.comPërshtati: Lutfi Muaremi