Browsing: Të ndryshme

I ftohti dhe era janë dy agjentë të jashtëm të cilët e dëmtojnë shumë lëkurën. Dimri është periudha më delikate e vitit për lëkurën, ndaj për këtë është e nevojshme që të jeni të kujdesshëm dhe të siguroheni, që t’i dedikoheni me kura të nevojshme. Për të evituar skuqjet apo problemet e tjera është mirë që të ndiqni disa rregulla të përditshme për t’i ardhur në ndihmë lëkurës tuaj. Ja se cilat janë 10 këshillat të cilat mund t’i ndiqni nëse dëshironi të keni një lëkurë të mëndafshtë, të butë, të thatë dhe mbi të gjitha të hidratuar.
1. Kujdes çfarë hani
Ushqimi mund të bëjë diferencën mes një lëkure të bukur dhe një lëkure të dëmtuar e të ashpër nga i ftohti. Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të ketë patate, vezë dhe shparg. Të gjitha këto ushqime janë të nevojshme për një epidermë të shëndetshme.
2. Përdorni serum
Gjeni një serum të veçantë që mund t’i përshtatet llojit të lëkurës suaj, duke e shpërndarë atë në mënyrë të tillë që të eliminojë skuqjen nga i ftohti.
3. Përdorni vaj për bebe
Nëse kremi që përdorni nuk ju jep asnjë lloj efekti dhe lëkura juaj është gjithmonë e thatë, provoni të përdorni vajin klasik të bebeve, nuk ka hidratues më të mirë se ai.
4. Kujdesuni për duart dhe këmbët
Mos i lini pas dore duart dhe këmbët tuaja, përndryshe rrezikoni të dukeni më e madhe në moshë. Dedikojini kohë një herë në javë manikyrit dhe pedikyrit, nuk je e detyruar të shkosh te një qendër estetike, mund t’i bësh edhe në shtëpi.
5. Bëni spa
Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një spa në shtëpi, e organizuar me vajra dhe esenca parfumesh në banjën tuaj. E rëndësishme është që të relaksoni nervat.
6. Bëni maskën javore
Një herë në javë mund të pastroni në thellësi lëkurën dhe ta hidratoni atë me ndihmën e një maske. Në këtë mënyrë ajo do të pastrohet në thellësi dhe lëkura do të vazhdojë të marrë frymë.
7. Mos përdorni ujë të ngrohtë
Uji i ngrohtë ju duket shumë i mirë në dimër, por gjithashtu ai është edhe i dëmshëm. Shmangeni sa më shumë atë dhe mos përtoni ta lani fytyrën me ujë normal, pse jo edhe të gjithë trupin.
8. Dedikojini një ditë në javë lëkurës tuaj
Një ditë në javë është e domosdoshme që ju të bëni një kontroll lëkurës tuaj, ta mirëmbani ashtu siç duhet, por mos lini pas edhe kontrollin e produkteve tuaja, për të verifikuar nëse bëjnë më apo jo. Produktet e skaduara do ta shkatërronin lëkurën tuaj shumë keq.
9. Bëni kërkime
Mos u kënaqni me produktin e parë që gjeni, zgjidhni një krem hidratues perfekt për lëkurën tuaj, konsultohuni me dermatologë ose farmacistë.
10. Hidratoni lëkurën dhe përdorni një mbrojtës kundër diellit
Nuk duhet të harroni që ju duhet të pini vazhdimisht shumë ujë gjatë ditës dhe të vendosni krem mbrojtës kundër diellit, gjithmonë edhe kur koha është me re apo me shi.

Ndonjëherë zgjohemi nga gjumi natën me ankesën që nuk mbushemi me frymë. Kjo ndodh për shkak të bllokimit të hundëve dhe nervozohemi më shumë nëse nuk na zhbllokohen menjëherë.
Hundët e bllokuara mund të na shqetësojnë gjatë të gjithë dimrit. Veçanërisht tek fëmijët ne përdorim pikat për zhbllokimin e hundëve.Por nuk duhet harruar se përdorimi për një kohë të gjatë i tyre dëmton mukozën e hundës dhe e than atë. Prandaj rruga më e mirë është zhbllokimi i hundëve me anë të rrugëve natyrale dhe bimëve.Dr. Gürkan Kubilay dëshiron të ndajë me ne një recetë. Ne mund të shërojmë hundët e bllokuara me anë të produkteve të konsumuara. Sipas recetës së mjeku Kubilajt, konsumimi i një gote me lëng molle, rrushi të zi, dardhe apo shege në ditë gjatë dimrit është shumë i dobishëm dhe ndihmon në zhbllokimin e hundëve. Edhe mjeku vetë pohon se gjatë dimrit konsumon çdo ditë një gotë me lëng molle, shege dhe rrushi të zi të përziera bashkë dhe në këtë mënyrë i zhbllokohen hundët.Rriheni pak lakrën. Më pas ziejeni me një gotë ujë për dhjetë minuta. Lëngun e përftuar përdoreni si pika për të zhbllokuar hundët ( 3 pika në temperaturën e dhomës).Një metodë tjetër është dhe avulli. Vendosni pak kamomil, mendër dhe qepë të grirë imët në një tas dhe sipër hidhini ujë të valuar, përpiquni të thithni avullin e lëshuar nga ata 3 herë në ditë nga 5 minuta. Kjo kurë mund të jetë e vështirë për fëmijët por për të rriturit është një kurë ideale./aonline/kohaislame

Njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Një ndjenjë trishtimi vjen mbi njerëzit në fund të vjeshtës, së bashku me gjethet e fundit, ngricat e mëngjesit, dhe diellin që perëndon më herët çdo ditë. Disa mund të thonë se një çaj nxehtë dhe një pallto e ngrohtë mund të jenë të gjitha që nevojiten për të përballuar dimrin e ftohtë, por për shumë njerëz, dimër do të thotë depresion dhe melankoli.
Depresioni dimëror është ende një mister për shkencëtarët të cilët e studiojnë atë. Shumë gjëra të tilla si, kimikate të trurit, jone të ajrit, dhe gjene të trupit duket se përfshihen. Por shkencëtarët janë të një mendimi se njerëzit që vuajnë nga depresioni dimëror – i njohur gjithashtu si “çrregullim emocional stinor”, kanë një gjë të përbashkët; ata janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj dritës, apo mungesës së saj.
Shumë studime kanë treguar se njerëzit me çrregullim emocional stinor ndjehen më mirë pas ekspozimit në dritë. Kjo duket mjaft e thjeshtë; në zonat malore, ditët e dimrit janë më të shkurtra, kështu që njeriu ekspozohet më pak në diellit. Në këto raste ekspertët rekomandojnë dritën të artificiale për të zevendësuar dritën e diellit. Por të tjerë thonë se kjo është në fakt shumë më komplekse, pasi nuk është vetëm çështje e gjetjes së dritës, por edhe që drita të merret në kohën e duhur – dhe koha më e rëndësishme për të marrë dritë është në mëngjes.
Shkencëtarët mendojnë se çrregullim emocional stinor ndodh për shkak të një ndryshimi në mospërputhjen e orës së zakonëshme me orën e brendshme të trupit. Për shembull, ora në mur mund të thotë se është koha për të marrë dritë, por ora e brendshme e trupit thotë se është koha për pushim a gjumë.
Në shumë vende që respektojnë ndryshimin e orës (Kursimin e Kohës Ditore), mund të mendohet se duke kthyer akrepin një orë prapa, kjo do t’i keqësonte simptomat e çrregullimit emocional stinor, sepse dielli lind një një orë më herët. Por në fakt, studimet kanë treguar se ndodh e kundërta, pasi njeriu zgjohet para agimit dhe dielli nuk e gjen në shtrat.
Të tjera studime thonë se çrregullimi emocional stinor është kryesisht problem biologjik dhe nuk lidhet me kohën. Në Fairbanks të Alaskës, për shembull, gjatë dimrit, koha nga agimi në muzg zgjat vetëm 4 orë, dhe me kaq pak rreze dielli, duket sikur askush nuk mund t’i shpëtojë depresionit dimëror. Por të dhënat tregojnë se vetëm rreth 9 për qind e banorëve në Fairbanks vuajnë nga çrregullim emocional stinor, dhe mendohet se është qëndrimi aktiv një kusht që i bën ata të shmangin depresionin në dimër. Shkencëtarë të tjerë ofrojnë shpjegime të mundshme se banorët në zona të ftohta mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të qenë më pak të ndjeshëm ndaj depresionit.
Shkencëtarë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor (SHBA), kanë propozuar një shpjegim të ri për çrregullim emocional stinor, që mund të rrjedhë nga sasia e lartë e melatonin në tru (kur gjëndrat pompojnë shumë melatonin, njeriu ndjehet i përgjumur), dhe rekomandojnë që në rastet kur melatonin është fajtori kryesor, terapi të lehta me barna për kontrollin e nivelit të melatonin mund të jenë të efektshme.
Shkencëtarë të tjerë në Kanada, aktualisht, janë duke studiuar rolin e kimikateve të trurit si, serotonin dhe dopamine, të cilat dihen se ndërveprojnë me ritmin cirkadian që lidhet me orën biologjike.
Disa barna kundër depresionit si Prozac dhe Paxil përdoren për disa raste të çrregullimit emocional stinor, por këto janë parë si ilaçe tepë të forta dhe të panevojëshme për një çrregullim të tillë.
Terapia me jone negative është provuar si një mënyrë tjetër e re për të trajtuar çrregullimin emocional stinor. Kjo terapi përfshin drejtimin e një rryme jonesh të ngarkuara negativisht në shtratin e posaçëm të një pacienti. Zbulimi se densiteti i lartë i joneve negative (jo jonet të njëjta me ato të prodhuara nga filtrat e ajrit në shtëpi) ndihmon njerëzit me çrregullim emocional stinor, ndodhi aksidentalisht gjatë një studimi rreth diçkaje tjetër, dhe një studim i dytë, gjeti se kjo terapi është e dobishme.
Dihet se ajrit është plotë jone negative në pranverë, dhe jo në dimër. Por kjo nuk mund të të shpjegojë se si punon terapia me jone. Deri tani një përgjigje nuk ka, por shkencëtarët janë të bindur se terapia me jone është e efektshme.
/Astrit Lushi

Personi i cili përjeton sulm në zemër fillon të ndjejë shtrëngim në gjoks, dhimbje dhe presion dhe pasojnë humbja e forcës dhe bllokimi i anës së majtë të trupit.
Personi, zemra e të cilëve përjeton parregullësi në punën e saj, fillon që të ndjehet keq dhe ai i ka vetëm 10 sekonda në dispozicion para se të humb vetëdijen. Këta 10 sekonda ai duhet t’i shfrytëzojë në maksimun që të mund t’i ndihmojë vetes, ndërsa zgjidhja ka të bëje më kollitjen. Por, natyrisht, para së gjithave duhet ta thirrni ndihmën e shpejtë.
Kollitja e fuqishme, pa ndërprerje, e thellë dhe e zgjatur e pasuar me frymëmarrje çdo dy sekonda mund të ndihmojë dukshëm para se të arrijë ndihma e shpejtë,
Frymëmarrja e thellë sjell oksigjen në mushkëri, ndërsa kollitja shkakton lëvizje të cilat kryejnë presion në zemër dhe e mirëmbajnë qarkullimin. Presioni në zemër kontribuon në rikthimin e ritmit normal që mund të jetë vendimtar që personi gjallë të arrijë në spital.
Te ne kjo sëmundje është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve të parakohshme. Simptomat e infarktit janë: dhimbja e vazhdueshme dhe shumë e fuqishme, shtrëngimi dhe presioni në gjoks apo në brinjtë nën gjoks. Dhimbja shpesh përhapet në dorën e majtë, qafë dhe nofullë. Dhimbja shpesh është e shoqëruar edhe me plogështi, rraskapitje, djersitje dhe ndonjëherë edhe me vjellje dhe me marrjen e frymës.
Këto zakonisht vijnë për shkak të punës së rëndë fizike apo lodhjes psikike, nervozizmit, duhanpirjes, pirjes së tepërt të kafes apo alkoolit, ushqyerjes jo të shëndetshme, qëndrimit në të ftohtë, por këto dhimbje mund të paraqiten edhe pa këtë faktor provokativ, kur jeni në qetësi absolute apo kur jeni duke fjetur, për shkak të mpiksjes së gjakut.

Kur thoi futet në mish, përpos dhembjes, mund të kemi edhe infeksion dhe probleme të tjera, sikur që është vështirësia në ecje. Ky problem në mjekësi konsiderohet si problem kronik, dmth që duhet kohë për të kaluar.
Sikur që thamë, thoi i futur në mish shkakton dhembje të madhe gjatë ecjes, por ka metoda të tjera të heqjes së tij, përpos operacionit. Nëse frikësoheni që të operoheni, atëherë mjekojeni këtë gjendje vetë në shtëpi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Qitni tri lugë sodë të bukës në 2 litra ujë, prandaj këtë përzierje e vendosni mbi shporet. Kur të nxehet uji, zhyteni aty këmbën që të relaksohet pak lëkura. Më pas vendoseni një copë pambuk midis lëkurës dhe thoit të futur në mish, duke u munduar që ta hiqni atë me pincë. Pambukun më parë futeni në lëng antibakterial. Këtë procedurë përsëriteni çdo 15 ditë, derisa t’i hiqni të gjitha pjesët e thoit nga mishi.

Shqetësoheni që jeni me stres edhe mund të sëmureni. Respektivisht, nëse shqetësoheni nga diçka ajo edhe mund t’ju ndodhë, është teza kryesore e studimit i cili pohon që stresi mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër për madje 50 për qind.
Edhe nga vetë mendimi që jeni nën stres mund të sëmureni seriozisht, zbulon studimi i publikuar në revistën “European Heart Journal”. Perceptimi më i lartë për stresin gati dyfishon rrezikun nga sulmi në zemër, thekson hulumtimi në të cilin për herë të parë është zbuluar lidhja në mes sëmundjeve të zemrës dhe mendimit personal të njerëzve për atë se si ndikon stresi në shëndetin e tyre.
Hulumtimi ndërkombëtar sugjeron që mjekët duhet ta marrin parasysh raportin e pacientit dhe perspektiven ndaj stresit kur pacienti ankohet për stres. Kjo po ashtu do të nënkuptonte që reduktimi i stresit do të ndihmonte pacientët për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Hulumtimi ka përcjellë më shumë se 7.000 zyrtarë shtetëror në periudhën prej 18 viteve, ndërsa pjesëmarrësit të moshës mesatare prej 49,5 viteve janë pyetur se deri në cilën masë kanë ndjerë që stresi i përditshëm ndikon në shëndetin e tyre.
Pjesëmarrësit të cilët kanë ndjerë që stresi ua dëmton shumë shëndetin e tyre (të tillë kanë qenë tetë për qind në grup) kanë pasur dyfish rrezik më të madh nga sulmi në zemër në krahasim me ata që kanë konsideruar që stresi nuk ka ndikim të konsiderueshëm.
Udhëheqësi i hulumtimit, shkencëtari francez, dr. Hermann Nabi, thotë se si kanë vërtetuar që perceptimi personal i ndikimit të stresit në shëndetin e pacientëve dhe rreziku i tyre nga sulmi në zemër ka qenë i pavarur nga faktorët biologjik, shprehitë e pashëndetshme dhe faktorët tjerë psikologjik.
“Rezultatet tona tregojnë që reagimi në stres ose aftësitë e personit që të përballet me stresin me të madhe dallon nga personi në person, varësisht nga mjetet në dispozicion, si ndihma e shoqërisë, aktivitet shoqërore dhe përvojat e mëhershme të stresit”, thuhet në studimin e publikuar në revistën “European Heart Journal”.
“Edhe pse stresi, ankthi dhe shqetësimet janë në rritje disa vitet e fundit, kemi zbuluar që vetëm pjesëmarrësit që kanë raportuar që stresi ndikon shumë në shëndetin e tyre janë të përballur me rrezikun e rritur nga sëmundjet koronare të zemrës.”
Stresi mund t’ju motivojë që të pini duhan, të hani pashëndetshëm dhe të pini alkool, ndërsa stili i shëndetshëm i jetesës, teknikat e relaksimit dhe aktiviteti trupor mund të jenë të dobishme.
Ekspertët tjerë kanë dyshime ndaj pretendimeve të studimit dhe thonë që lidhja në mes stresit dhe sëmundjes së zemrës nuk është dëshmuar ende.

Mjekrra është e dobishme për fytyrën. Për atë, në vijim ju paraqesim disa fakte të studjuesit Dr. Ron Ketler, ku tregohet për dobitë dhe mbrojtjen që ia jep mjekrra fytyrës së burrit.mfox500
Mbrojtje nga dëmtimi i diellit
Njerëzit që mbajnë mjekërr janë të mbrojtur nga dielli dhe nga kanceri në lëkurë. Kështu tregojnë rezultatet e Universitetit të Kuislendit Jugorë. Pjesët e fytyrës të mbuluara me qime kanë për 30% më shumë mburojë nga UV rrezet.-Edhe dendshmëria luan rol të rëndësishëm, si faktor i rëndësishëm. Sa më e dendur të jetë mjekrra, aq më i lartë është faktori mbrojtës, thotë dr. Nik Lou, dermatolog udhëheqës në Londër.Sipas një teorie tjeëtr, mjekrra “kaçurrele” i refuzon rrezet e dielit të cilët udhëtojnë në mënyrë drejtëvizore. Kur rrezja do të shkojë në qime të lakuar, rrezja thyhet dhe rrallë arrin deri te lëkura.
Mund të parandalohet sulm asmatikBurrat të cilët vuajnë nga astma për shkak të polenit ose pluhurit mund të kenë dobi nga mjekrra, sepse ato i zvogëlojnë simptomet. Mustaqet që e mbulojnë hundën mund të pengojnë depërtimin e alergjenit nëpër hundë e më pas në gjoks.Disa ekspertë mendojnë se në këtë mënyrë poleni pengohet që të hyjë në organizëm, por joe edhe pluhuri grimcat e të cilit janë mikroskopike.
E ngadalëson plakjenQimet në fytyrë me kalimin e kohës mund t’i ndihmojnë lëkurës që të mbetet e re dhe në gjendje të mirë. Ato e pengojnë ujin që të thahet nëpër lëkurë me çrast e mbajnë të lagur, kurse e mbrojnë edhe nga era që e thanë dhe e dëmton shtresën mbrojtëse.Nëse vendosni kremë hidratente, ajo më gjatë do të qëndrojë nën mjekër sesa në fytyrën e rruar.
Mbron kundër gripit dhe rrufësMjekrra do ta ngrisë temperaturën në qafë dhe do të mbrojë kundër gripit dhe ftohjes. Qimet janë izolatorë që ngrohin. Mjekrrat e dendura dhe të gjata, të cilët e “robërojnë” ajrin e ftohtë dhe e ngrisin temperaturën në qafë dhe janë një masë ndihmëse kur burri është i sëmurë.
Pengon infekcionet e lëkurësKur nuk ka rruarje nuk ka as lëndime dhe skuqje. Rruaja është shkaktari kryesorë për disa infekcione bakteriale në pjesën e poshtme të fytyrës. Mund të sjellë edhe deri në prerje, qime të kthyera dhe folikulisin.Por, si këshilla për këtë Dr. Ron Ketler thotë se mjekrra rregullisht duhet të rrregullohet që lëkura nën mjekërr të mos mbetet me ndezje nga qimet e kthyera. Po ashtu edhe duhet të pastrohet rregullisht që mos të gjenden mbetje të ushqimit.

1.Shërimi i problemeve të zemrës:Merrni 1/2 lugë vaj të fares së zezë të përzier me ndonjë pije të nxehtë ,te pihet përdite në mëngjes kjo do te beje te zgjerohen venat & arteriet. Shmangni ushqimet me yndyre
2.Për shërimin e kokëdhembjes:
Lyerja e kokës me vaj të fare së zezëbën dobi të madhe kundër kokë dhembjes.
Mënyra e dytë: ”Lyerja e vendit të dhembjes së kokës duke fërkuar me vaj fares së zezë
Mënyra e tretë: ”Përzihet lëngu i vajit të farës së zezë me vaj ulliri dhe ky komponim pikohen në hundë nga dy pika.
3.Për shërimin e migrenës:
Marrja e dozës orale dhe aplikim në ballë ose në pjesën me dhimbje. Të largohet nga ngrënia e tepërt e ëmbëlsirave.
4.Dhimbja e shpinës dhe dhimbje të tjera reumatike:
Ngroheni mesatarisht vajin e farës së zezë dhe vendoseni intensivisht mbi zonen e dhimbjës, gjithashu pi tre herë në ditë një lug kafeje(5ml) vaj të Farës së zezë.
Shërimi do të arrihet brenda pak javëve.
5.Dhimbjet muskulare:
Bëni masazh me vajin e farës së zezë.
6.Për shërimin e kollitjes dhe astmës:
Fërkojeni kraharorin dhe shpinën me vajin e farës së zezë,dhe pini një lugë kafeje (5 ml)vaji farës së zezë në mëngjes,mesditë dhe natën.
Gjithashtu hidhni dy lugë të vogla vaj të farës zezë në ujë të vluar dhe thithni avullin e tij.
7.Për shërimin e dhembjës së dhëmbëve, mishit të tyre, të fytit dhe bajameve:
Nëse zihet vaji i farës së zezë me uthull dhe pastai shpërlahet goja me lëngun e përfituar nga zierja, ndihmon kundër dhimbjes së dhëmbëve nga të ftohtit.

Kanceri dhe myku candida janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Ka disa mjekë që thonë se Candida shkakton kancer, ndërsa disa të tjerë thonë se dy dyja këto gjendje e kanë origjinën nga e njëjta rrënjë, mjedisi acidik në trup.
Myku candida është i pranishëm pothuajse tek të gjithë, por në nivele të ndryshme. Nëse gjendet në sasi të vogla është i parrezikshëm, por, kur shtohet në mënyrë drastike mund të ketë pasoja për shëndetin.
Në një trup të shëndetshëm Candida albicans mbahet nën kontroll nga ato të ashtuquajturat bakterie të mira. Mjekët theksojnë se përdorimi jo i duhur i antibiotikëve mund të jetë një nga shkaqet që asgjësojnë bakteriet e mira, duke lejuar shtimin e mykut. Candida shtohet kur konsumojmë shumë sheqer, karbohidrate, ushqime që përmbajnë maja, si uthulla, birra, buka etj.
Kur sistemi ynë imunitar punon si duhet sasia e Candida-s në trup mbahet e ekuilibruar. Kur sistemi ynë imunitar nuk funksionon si duhet, ose ekzistojnë faktorë të tjerë si konsumimi i lartë i sheqerit dhe karbohidrateve, Candida mund të shtohet përtej normales duke shkaktuar dhembje të shpeshta stomaku dhe probleme me tretjen probleme me lëkurën (infeksione lëkure, ekzemë, psorasis, akne), konfuzion,ndjenjë e vazhdueshme lodhjeje, ankth, luhatje humori zemërim dhe nervozizëm, dhimbje koke, dhimbje mesi, shtim i dëshirës për të konsumuar sheqerna, ëmbëlsira ose bukëetj
Megjithatë Candida është një infeksion që po të trajtohet si duhet mund të kurohet plotësisht. Një ndihmesë e madhe në eleminimin e Candida-s në trup, përvec medikamenteve dhe suplementeve është edhe dieta. Pra mënyra e të ushqyerit dhe mënjanimi i atyre ushqimeve që shtojnë problemin.
Candida shtohet kur përdorni antiobiotikë; ka shumë sheqer në dietën tuaj, alkool, kafeinë, ushqime të gatshme e gjysëm të gatshme, por edhe nga stresi.
Për candida-n përdoren disa kura natyrale si vaj rigoni, Pao D’ Arco, hudhër, uthull molle, vaj i arrës së kokosit.
Soda e bukës mendohet se është kura më efektive dhe më e lire për mykun dhe kancerin. Onkologu dhe autori i librave Kanceri është Myk, Dr. Tulio Simoncini thotë se e ka kurën që trajton kancerin. Ai beson se kanceri shkaktohet nga shtimi i mykut candida, të cilin ai e trajtonme sodë në zonën e tumorit.
Por Dr. Mark Sircus, autori i librit Soda e Bukës – trajtimi i kancerit për të pasurit dhe të varfërit është I mendimit se origjina e kancerit është më e komplekse. Por ai sheh gjithashtu një lidhje mes mykut candida dhe kancerit. Ai e trajton gjithashtu kancerin me injeksione me sodë buke.
Ai thotë se duke pirë një lugë kafe sodë buke të përzier në ujë çdo ditë, 30 minuta para buke, ju mund të reduktoni ndjeshëm mykun.
Por pse disa mjekë thonë se myku candida shkakton kancer
Një organizëm me myk candida ju prek sistemin imunitar, jo vetëm që ua dobëson atë, por trupi e ka të vështirë të luftojë infeksionet, candida lëshoni toksina që dobësojnë më tek trupin.
Kandida prodhon etanol, i cili mund të jetë i mire për makinat, por në trupin tonë shkakton lodhje dhe na dobëson. Për më tepër shkatërron enzimat që i duhen qelizave për energji, duke shkaktuar radikale të lira që dëmtojnë ADN-në.
Etanol gjithashtu pengon përthithjen e hekurit. Hekuri është elementi më i rëndësishëm për transportimin e oksigjenit në gjak, etanoli në trupin tuaj krijon nivele të ulëta oksigjeni.
Disa doktorë madje thonë se myku është shkaktari I leuçemisë. Në vitin 1999 Meinolf Karthaus, bëri një studim tek 3 fëmijë me leuçemi, ku pasi u dha një ilaç kundër mykut, pa një përmirësim të sëmundjes së tyre.
Në vitin 1997 Mark Bielski tha se leuçemia, akute apo kronike është e lidhur tepër ngushtë me mykun, Candida albicans.
Milton White, beson se kanceri është një sëmundje e mykut kronik. Ai gjeti forma të mykut në çdo ind tumorial që studioj. Disa doktorë pajtohen me të, si mjeku Italian që I trajton pacientët e tij me sodë buke në një gotë ujë një orë para mëngjesit. Kjo alkalizon traktin digjestiv, që mund të ndihmojë në eleminimin e candida-s.
Mjekët thonë se duhet të keni kujdes dhe nga ushqimet që mund të jenë mykur si misri, apo kikirikët të cilët janë ushqimet që përmbajnë helmin që shkakton kancer, të quajtur mycotoxins. Një prej tyre quhet aflatoxin, dhe thuhet se është kimikati më carcinogjen në Tokë.
Ai shton më tej se ne konsumojmë mesatarisht gjatë një dite 0.15mg deri në 0.5mg aflatoxin. Prandaj, sheqeri nuk është I vetmi problem në dietën tonë, por dhe toksinat mykotike që gjenden tek drithërat me sheqer.
Kaufmann beson se antibiotikët ndikojnë shumë në këtë gjendje. Antibiotikët shkatërrojnë bakteriet e mira, duke shtuar mykun, e nëse del jashtë kontrollit rezikon sistemin imunitar dhe shkakton shumë sëmundje përfshi kancerin.
Pothuajse çdokush që vuan nga kanceri, diabeti, dementia, Alzheimer’s, alergjitë, astma, gastritis etj vuan nga myku I shtuar candida .
Bëni një test dhe kështu mund të parandaloni sëmundjet vdekjeprurëse kur plakeni.
Ja cfarë thotë specialistja e shëndetit Ann Boroch
“Një mjedis acid çon në sëmundje. Ajo që na e shkakton këtë është se ne konsumojmë më shumë seç duhet mish të kuq, kafeinë, sheqer, pije alkoolike dhe kemi stres. Të gjithë këta janë elemente tepër acidikë. Ajo që duhet të bëjmë është që të përdorim më shumë ushqime me bazë alkaline si psh; perimet me gjethe jeshile. Dieta duhet të jetë rreth 60 për qind perime. Nëse keni probleme me sistemin tretës mund t’i gatuani perimet, nëse nuk i konsumoni dot të gjalla. Një tjetër mënyrë për të alkalizuar trupit është të hidhni një lugë uthull molle në një gotë ujë dhe ta konsumoni çdo ditë, ose të pini një gotë me ujë dhe limon esëll në mëngjes, ose ushtrime me frymëmarrjen. Nëse hiqni dorë nga ushqimet e shpejta hamburgerët patatet e skuqura, sheqerin, pijet alkoolike, pikërisht në këtë moment ju nisni të alkalizoni trupin. Nëse mund të menaxhoni stresin, ju po alkalizoni trupin tuaj, pini më shumë ujë, po alaklizoni trupin tuaj dhe kjo ka shumë rëndësi sepse pjesa më e madhe e kancerëve dhe sëmundjeve të tjera jetojnë në trup acid.”
Dieta anti-candida
Dieta më e mirë për të luftuar mykun është ajo që nuk përmban sheqer dhe ka nivel të ulët të karbohidrateve. Gjithashtu kjo dietë për pastrimin e mykut nga trupi konsiston edhe nga heqja e ushqimeve që përmbajnë maja.
Një nga mënyrat më të shpejta për luftimin e Candida-s është futja në dietën e përditshme e përbërësve më potencialë që luftojnë qelizat e saj. Zakonisht kjo dietë është shumë strikte dhe kërkon shumë vullnet dhe vendosmëri.
Dieta anti-candida, dietë detoksifikuese, konsiston në konsumimim e ushqimeve që nuk përmbajnë sheqer, maja etj. Ushqimet që konsumohen më shpesh gjatë kësaj diete janë proteinat, yndyrnat e shëndetshme, perimet, drithërat dhe disa lloje arrash.
Mjekët sugjerojnë se ndoshta shumicës së personave që vuajnë nga Candida do t’u duhet ta vazhdojnë këtë dietë për rreth 3 muaj përpara se t’i kthehen dietës së tyre normale.
Së bashku me përbërësit e mësipërm këshillohet dhe konsumimi i probiotikëve si bifidus dhe acidophilus, të cilët shërbejnë për shtimin e bakterieve të mira në zorrë. Normalisht një dietë pa sheqer ndihmon në kurimin e Candida-s si dhe rregullon sistemin tretës.
Dieta anti-candida përbëhet nga 3 faza:
Faza e parë
Kur candida albicans del jashtë kontrollit në traktin digjestiv mund të jetë toksike. Shtimi i saj mund të vijë si pasojë e një diete të varfër, përdorimi i shpeshtë i antibiotikëve etj. Një rritje e tepërt e këtij myku në trup mund të shkaktojë probleme gastrike si përzierje dhe diarre ose sëmundje të tjera si depresioni etj.
Objektivat
Faza e parë e dietës kundër candida-s konsiston në eleminimin e të gjitha ushqimeve që nxisin shtimin e mykut në trup. Kjo fazë zgjat për mbi 3 javë.
Ushqimet që duhet të evitohen në fazën 1
Faza e parë ndihmon në eleminimin e plotë të sheqernave dhe karbohidrateve, si sheqeri, gruri, produktet e qumështit (përveç kosit), ushqimet e përpunuara, ushqimet e konservuara, uthulla, salca e sojës, kikirikët etj.
Gjithashtu edhe konsumimi i frutave duhet të pakësohet në maksimum pasi shumë fruta përmbajnë fruktozë, një formë e sheqerit.
Duhet të tregohemi të kujdesshëm pasi sheqeri fshihet në shumë ushqime si psh. në ato të konservuarat, ushqimet e gatshme, cerealët e mëngjesit etj. Etiketat mund ta përshkruajnë sheqerin ne emërtime të ndryshme si maltose, lactose, fructose, dextrose etj.
Këshillohet që të gjitha këto prodrukte të mënjanohen për të penguar rritjen e mëtejshme të mykut.
Po çfarë duhet të konsumojmë gjatë kësaj faze?
Megjithë shumë tipe ushqimesh janë hequr nga faza e parë, ekzistojnë ende disa të tjerë që janë të shëndetshëm për konsumim.
Ushqimet proteinike nga kafshët si mish pule, mish gjeli, mish vici, të gjitha këto mund të konsumohen gjatë fazës 1. Gjithashtu perimet si trangujt, specat, brokoli, lulelakra, lakra, sallata jeshile, peshku, hudhra dhe disa tipe manash si manaferrat, boronica etj., janë Ok për t’u konsumuar gjatë fazës 1. Studimet kanë treguar se kombinimi i brokolit dhe hudhrës së bashku jep akoma më shumë rezultate në luftën kundër mykut.
Faza 2 dhe 3 e dietës anti-candida
Faza e dytë e kësaj diete është pak më e lehtë pasi konsiston në rikthimin e karbohidrateve. Gjatë kësaj faze mund të shtojmë një frut dhe të shohim nëse simptomat e mykut kthehen. Nëse jo, atëherë mund të shtojmë pak e nga pak ushqimet e eleminuara më parë, por jo ato që ndihmojnë në shtimin e mykut.
Mjekët sugjerojnë që të shtojmë pak oriz në ditën e parë dhe të presim dy ditë për të parë nëse trupi e përballon dhe simptomat e mykut nuk rikthehen. Me kalimin e kohës do të ndodhë edhe rikthimi tek dieta normale.
Ndërsa faza e tretë konsiston në eleminimin e toksinave nga trupi me probiotikë, dhe konkretisht duke konsumuar shumë kos natyral pa sheqer.
Një nga pastrueset më të mira të mykut është hudhra.
Hudhra është e njohur nga grekët dhe egjiptianët e lashtë si ushqimi më i mirë kurues.
Hudhra mund të luftojë një sërë infeksionesh bakteriale, virale, etj. Shumë studime konfirmojnë gjithashtu se hudhra ul nivelin e kolesterolit në gjak. Ngrënia e 1-2 thelba hudhre në ditë ul kolesterolin 10%. Gjithashtu studime të ndryshme tregojnë se hudhra ndihmon hapjen, zgjerimin e enëve të gjakut dhe ul rrezikun e formimit të mpikjes së gjakut, që mund të çojë në atak zemre. Hudhra ul gjithashtu tensionin e lartë të gjakut.

Limoni përmban vitamina C, një antioksidant, i cili mbron qelizat kundër efekteve të radikaleve të lira. Radikalet janë molekula që prodhohen kur trupi shpërbën ushqimet, ose kur ka ekspozime ndaj ambientit si p.sh. ndaj duhanit, tymrave dhe rrezatimit.
Vitamina C është e rëndësishme për lëkurën, kockat dhe indet lidhëse. Ajo përshpejton shërimin dhe ndihmon trupin të përthithë hekurin.
Vitamina C gjendet në fruta dhe perime. Një burim i mirë janë specat e kuq jo djegës, specat jeshil, qitrot, agrumet, brokoli dhe perimet me gjethe jeshile. Disa njerëz mund të kenë nevojë për vitaminë C ekstra, p.sh. gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, njerëzit që pijnë duhan, njerëzit që dalin nga një operacion etj.
Limoni është një nga frutat më të rëndësishte në planet pasi mbron nga shumë tipe sëmundjesh. Limonat përmbajnë bioflavonoid, pektinë, acid folik, vitamina C, A, B1, B6, kalium, magnez dhe fosfor. Ky frut i shkëlqyer ka efekte shumë të mëdha për zorrët, stomakun, sistemin imunitar dhe për shëndetin kardiovaskular. Nëse konsumoni limona rregullisht, mund të parandaloni sëmundje si laringit, bronkit, grip, artrit, tension i lartë i gjakut, infeksione bakteriale dhe gurët në veshka. Sipas kërkimeve të fundit, limoni mund të parandalojë kancerin. Konsumoni 2 gota me ujë të ngrohtë e limon çdo ditë.
Pastroni zorrët
Kur pini ujë në sasi të lartë ju stimuloni lëvizjet e zorrëve. Për këtë arsye, pirja e ujit esëll ju ndihmon të rregulloni traktin digjestiv. Nëse keni vështirësi me jashtëqitjen, kjo është një nga mënyrat më të mira për të rreguluar punën e zorrëve. Pirja e ujit pastron gjithashtu trupin nga mbetjet.
Largoni toksinat apo helmet nga organizmi
Kur dilni jashtë, atëherë automatikisht ju po pastroni trupin tuaj nga toksinat. Sa më shumë ujë të pini, aq më i pastër do të jetë organizmi juaj.
Parandalon dhimbjet e kokës
Një nga arsyet që njerëzit kanë dhimbje koke është sepse ata nuk pinë ujë mjaftueshëm. Dehidratimi është një nga shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës. Pirja e ujit parandalon dehidrimin. Prandaj niseni ditën me një gotë ujë në mëngjes dhe më pas pini ujë gjatë ditës. Duhet të dini që edhe pirja e ujit kërkon kohën e vet. Sugjerojmë që të pini ujë me limon në mëngjes pasi në këtë mënyrë ju forconi imunitetin tuaj, Limoni ka vitaminë C, e cila është një antioksidant që lufton shumë probleme në organizëm.
Duke pirë ujë me limon esëll ju alkalizoni trupin, pra rregulloni nivelet e ph në trup. Edhe pse limoni në vetvete është acidik, brenda organizmit shndërrohet në alkalin. Shkaku i sëmundjeve është kur trupi është më tepër acidik, prandaj çelësi i suksesit drejt një shëndeti të mirë është një trup alkalin.
Danette May është një amerikane e cila i jep këshilla miliona njerëzve në botë se si të duken dhe ndihen mirë. Ajo është autore librash si dhe e shumë programesh online si psh “Forever Fit”. Ja çfarë thotë ajo për ujin me limon esëll në mëngjes.
“Limoni ju ndihmon të ekuilibroni nivelin e pehashit dhe largoni nga trupi të gjitha toksinat e një ditë më parë. Lëngu i limonit ju ndihmon tepër në alkalizimin e trupit. Përveç kësaj ai ju ndihmon të humbni kile, pasi limoni është tepër detoksifikues për mëlçinë dhe kjo e fundit është përgjegjëse për shkrirjen e yndyrës në trup. Nëse detoksifikoni mëlçinë, atëherë i jeni futur rrugës së përshpejtimit të metabolizmit dhe kjo do t’ju ndihmojë të bini nga pesha. Pini ujë me lëng limoni për 28 ditë dhe do të shihni ndryshime të habitshme në trupin tuaj.”
Dr. Isaac Eliaz jep 3 arsye si mund të kemi një trup më alkalin dhe të hidratuar.
“Gjëja më e rëndësishme për të ruajtur një mjedis alkalin është hidratimi, pasi nëse nuk jemi të hidratuar sa duhet ne nisim ta shndërrojmë trupin në mjedis acid. Tjetër gjë që mund të bëjmë është të hamë shëndetshëm perime dhe fibra. Kur hani mish të kuq ju prodhoni në organizëm acid organik. E treta është se duhet të hiqni dorë nga sheqeri i përpunuar, pasi sheqeri është armik i madh i shëndetit, ju në këtë mënyrë prodhoni acid laktik. Dieta e shëndetshme është ajo me bazë alkaline.”
Nëse pini ujë të ngrohtë me limon në darkë dhe në mëngjes ju alkalizoni shumë mirë trupin tuaj”.
Për një lëkurë të bukur
Uji esëll me limon ju ndihmon gjithashtu për të pasur një lëkurë të bukur pasi vitamin C lufton shenjat e moshës. Uji me limon largon toksinat nga gjaku dhe kjo gjë ndihmon në pastrimin e lëkurës.
Uji esëll në mëngjes hidraton sistemin limfatik dhe në këtë mënyrë e nisni ditën të hidratuar duke mos vuajtur nga kapsllëku dhe probleme të tjera.
Uji gjithashtu përgjigjet për ekuilibrin e lëngjeve në trup. Pirja e ujit me stomak bosh çdo ditë i bën mirë sistemit imunitar, duke bërë që ju të jeni më të fortë në luftimin e sëmundjeve. Sëmundjet lindin pikërisht kur bie sistemi imunitar ose kur organizmi juaj është tepër acidik.
Shumë sëmundje gjithashtu e kanë origjinën nga stomaku. Kur konsumoni ujë me stomak bosh ju nisni kështu rrugën e një stomaku të shëndetshëm. Ideja e pirjes së ujit me stomak bosh lindi në Japoni. Më shumë këshillohet uji i ngrohtë.