Browsing: Besimi

Palca kurrizore mund të dëmtohet në momentin e lëndimit të unazës, por edhe më vonë me rastin e lëvizjes, evakuimit dhe transportin e të lënduarit.
Mr.sc.dr. Isuf Bajrami,spec. i mjekësisë emergjente
Shtylla kurrizore përbëhet prej unazave, kocka të brizuara që renditën si tërësi duke formuar kanalin e boshtit kurrizor. Brenda kanalit të shtyllës kurrizorë gjendet palca kurrizore, ganglionet e nervave dhe qelizat të cilat përçojnë impulset nervore nga truri në pjesë të ndryshme të trupit dhe anasjelltas. Nga palca kurrizore, veç e veç ndahen nervat të cilët dalin nga kanali i shtyllës kurrizore.
Te thyerjet e unazave, fragmentet kockore mund të lëndojnë palcën kurrizore që shpije deri te paraliza e plotë ose e pjesërishme e muskujve dhe humbja e ndjeshmërisë nën nivelin e lëndimit (paraplegia-paraliza e ekstremiteteve të poshtme, quadriplegia-paraliza e të katër ekstremiteteve).
Shkaktarët më të shpeshtë të lëndimit të boshtit kurrizor
Aksidentet e trafikut.Në aksidentet e trafikut pësojnë të gjitha pjesët e unazave, por më të shpeshta janë lëndimet e vertebrave të qafës të shkaktuara për shkak të lakimit të vrullshëm përpara në ndeshjen ballore, në drejtimin e pasmë kur goditja është në pjesën e pasme të veturës.Kërcimi në ujë. Ky është një shkaktar i frakturave të unazave të qafës dhe pasoj e paralizës së tërë trupit.Rënia nga lartësia.Rrahjet. Plagët shpuese të trupit dhe therja me thikë në shpinë.
Për lëndim të unazave duhet dyshuar:* kur i lënduari ankohet në dhimbje në shpinë dhe qafë* kur lëndimi është i përcjellur me humbje të vetëdijes* në çdo lëndim të rëndë të kokës* te lëndimet e shumëllojshme
Kompresioni i zemrës në mes të sternumit dhe shtyllës kurrizore
Shenjat e lëndimit të palcës kurrizore
* dobësia ose paraliza e ekstremitetit (pyeteni të lënduarin a mund të lëvizë duart dhe këmbët ose gishtërinjtë e dorës dhe këmbës).
* Dobësimi ose humbja e ndjenjës (pyeteni të lënduarin se a e ndien prekjen tuaj në këmbët, trup dhe duar).
* Ndjenja e nxehjes në ekstremitetet. Ndonjëherë i lënduari ka ndjenjën se është ‘ndarë përgjysmë’.
Veprimet
Vetë dyshimi në lëndimin e boshtit kurrizor kërkon veprime sikur ky lëndim të ekziston.
* Derisa pritni ardhjen e ndihmës së shpejt lëreni të lënduarin në vend në pozitën të cilën e keni gjetur.
* Kur dyshoni në lëndime të unazave të qafës me kujdes fiksoni me duar kokën që ta evitoni lëvizjen.
* I thoni të mos lëvizë dhe mos e leni vetëm.
Situatat në të cilat duhet ta tërhiqni të lënduarin
* Nëse personi është pa vetëdije kontrolloni frymëmarrjen dhe cirkulacionin dhe sipas nevojës ndërmerrni masat reanimuese.
* Të pavetëdijshmit i cili ka frymëmarrje e ktheni në pozitë të krahut.
* Nëse i kërcënohet rreziku në vendin ku qëndron (p.sh. autoudha, zjarri) transferoje në vend të sigurt. Për ngritje dhe tërheqje të lënduarit nevojiten shumë njerëz të cilët duhet t’i koordinojnë lëvizjet e tyre. I lënduari lëvizë si tërësi e plotë, pa e lakua trupin. Kur dyshojmë në lëndimet e pjesës së unazave cervikale një person duhet ta mbaj kokën ta evitoj lakimin dhe rotacionin e kokës. Këtë do ta bëj ashtu që shuplakat e duarve t’i vendos nën shpatullat e viktimës derisa koka shtrihet në parakrah.
* Nëse ndihma e shpejtë mjekësore nuk ka qasje atëherë mbetët që vet ta bëni imobilizimin ta lidhni të aksidentuari-viktimën. Ju nevojitet një dërrasë e gjerë ose pllakë (mund të shërbej edhe dera) ose automjeti adekuat. Kur dyshojmë në lëndime të unazave të qafës, koka duhet të fiksohet me jastëk dhe rripa në të dy anët që të mënjanohen tërheqjet gjatë transportit.kohaislame

Vitet e fundit po flitet shumë mbi efektet negative që ka gluteni për shëndetin.
Një studim i vitit të kaluar tregoi se pjesa më e madhe e amerikanëve po përpiqen për të eleminuar glutenin nga dieta ditore.
Gluteni është një proteinë që gjendet tek kokrrat e drithërave, përfshi grurin, thekrën, tërshërën dhe elbin.
Gluten nuk tretet në ujë, gjë që shpjegon dhe vështirësinë e tretjes së glutenit në trup.
Tek shumë njerëz organizmi reagon negativisht kur përdorin produkte që kanë gluten. Disa shembuj të reagimit të organizmit janë: personi është si i hutuar, nuk ka energji, është gjithë kohës i plogësht, nuk e kupton pse nuk ndjehet mirë, etj.
Shumë prej nesh ia vënë fajin stresit dhe punës, por realiteti është që gluteni është duke dëmtuar organizmin. Personi me alergji ose ndjeshmëri ndaj glutenit ankohet nga problemet me stomakun, kapsllëkun, aneminë, depresionin, është nevrik, ka puçra në fytyrë, etj. Mjekët dhe shkenca gjithashtu argumentojnë që individët me autizëm kanë ndjeshmëri ose alergji ndaj glutenit.
Ja faktet shokuese rreth glutenit
1. Sa vjen dhe shtohen rastet me sëmundjen celiake dhe shumë njerëz nuk diagnostikohen.
Personat që vuajnë nga sëmundja celiake nuk tolerojnë glutenin. Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë dëmton zorrën e hollë.
Nëse kjo sëmundje nuk mjekohet krijon komplikacione të tjera si osteoporozë (për shkak të mospërthithjes së kalçiumit), po ashtu mund të shkaktojë anemi. Kjo është një sëmundje e trashëgueshme dhe shërohet vetëm duke eleminuar nga dieta juaj të gjitha ato ushqime që përmbajnë gluten.
Gluteni përbëhet nga 2 proteina… gliadin dhe glutenin. Është gliadina ajo që shkakton efektet negative në organizëm.
Kur mielli përzihet me ujin, gluteni bën të mundur fryrjen e volumit të miellit, duke mundësuar fryrjen e bukës gjatë pjekjes.
Faktikisht gluteni e ka marrë emrin nga vetitë ngjtëse që ka (glue)
Kur kjo proteinë arrin në traktin digjestiv dhe ekspozohet ndaj qelizave të sistemit imunitar, këto të fundit besojnë gabimisht se këto janë bakterie.
Tek disa njerëz që janë të ndjeshëm ndaj glutenit, kjo bën që sistemi i tyre imunitar t’i luftojë.
Në sëmundjen celiake (rasti më i rëndë i ndjeshmërisë nga gluteni), sistemi imunitar sulmon proteinat e glutenit, por sulmon gjithashtu edhe një enzimë në qelizat e traktit digjestiv.
Prandaj, personat që janë të ndjeshëm ndaj glutenit duhet të tregohen të kujdesshëm me atë që hanë pasi sistemi i tyre imunitar sulmon jo vetëm glutenin, por edhe murin e zorrës së hollë. Për këtë arsye, sëmundja celiake është klasifikuar si një sëmundje autoimune.
Ka raste që personat me këtë sëmundje nuk kanë asnjë simptomë, por janë pikërisht testet laboratorike, analizat e gjakut ato që zbulojnë këtë sëmundje.
Ndër simptomat përmendim lodhjen, aneminë, diarre e shumë probleme të tjera.
Sipas një hulumtimi, mbi 80% e personave që vuajnë nga sëmundja celiake nuk kanë dijeni për sëmundjen e tyre.
2. Pasojat që sjell glutenit edhe pa vuajtur nga sëmundja celiake
Përveç sëmundjes së mësipërme, ekziston edhe një çrregullim tjetër i quajtur intoleranca nga gluteni, që është më e zakonshme se sëmundja celiake.
Nëse keni vënë re që ushqimet si buka, makaronat, orizi etj., ju sjellin probleme në organizëm atëherë duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun për të parë nëse keni probleme me glutenin.
Megjithatë edhe gjatë intolerancës së glutenit simptomat mund të jenë të njejta si tek sëmundja celiake, përfshi fryrjen dhe dhimbjet e stomakut, lodhje e vazhdueshme, diarre si dhe dhimbje kyçesh dhe kockash.
Megjithëse është e vështirë të identifikosh nëse ke intolerancë ndaj glutenit apo nëse vuan nga sindromi i zorrës së irrituar (shpesh këto ngatërrohen për shkak të simptomave të ngjashme) ekzistojnë 2 mënyra që tregojnë se 6-8% e njerëzve kanë probleme me glutenin, bazuar në antitrupat anti-gliadin në gjak.
Sidoqoftë, një gastroenterolog gjeti se 11% e njerëzve kishin në gjak antitrupa kundër glutenit dhe 29% e të tjerëve kishin antitrupa kundër glutenit.
Specialistët theksojnë se mënyra më e mirë për ta ditur nëse keni probleme me glutenin është duke e eleminuar atë përkohësisht nga dieta juaj, më pas ta konsumoni përsëri për të parë nëse keni të njëjtat simptoma.
3. Gluteni mund të shkaktojë efekte negative edhe tek ata që nuk janë të ndjeshëm ndaj tij.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se personat të cilët nuk vuajnë as nga sëmundja celiake dhe as nga intoleranca ndaj glutenit, kanë disa reagime në trup.
34 personat me sindromin e zorrës së irrituar u ndanë në dy grupe, ku grupi i parë konsumoi ushqime me gluten dhe i dyti, dietë pa gluten.
Grupi i parë (dietë me përmbajtje gluteni) kishte më shumë dhimbje, gazra lodhje, krahasuar me grupin e dytë.
Ka gjithashtu studime që tregojnë se gluteni mund të shkaktojë inflamacion në zorrë.
Gluteni mund të ketë gjithashtu efekte negative për organizmin pasi për shkak të mosfunksionimit të duhur të zorrëve, lejon substancat e padëshiruara të “derdhen” në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Megjithatë kjo “derdhje” ndodh vetëm tek pacientët që vuajnë nga sëmundja celiake.
4. Shumë çrregullime të trurit lidhen me glutenin
Për të gjithë ata që se dinin, gluteni mund të jetë i rrezikshëm jo vetëm për zorrët, por edhe për trurin.
Shumë raste të sëmundjeve neurologjike mund të jenë shkaktuar nga konsumi i glutenit.
Në një studim me pacientë që vuanin nga sëmundje neurologjike pa iu ditur shkaku, 30 prej 53 pacientëve (57%) kishin antitrupa kundër glutenit në gjak.
Çrregullimi më i madh neurologjik mendohet të jetë shkaktuar pjesërisht nga gluten iscerebellar ataxia, një sëmundje serioze e trurit që shkakton paaftësinë për të koordinuar balancën, lëvizjet, probleme me të folurin etj.
Specialistët theksojnë se tashmë dihet që shumë raste janë të lidhura drejtpërsëdrejti me konsumin e glutenit.
Ata theksojnë se personat që vuajnë nga autizmi kanë përmirësim të simptomave të tyre kur heqin dorë nga gluteni.
Gjithashtu, tek fëmijët që vuajnë nga epilepsia është parë përmirësim i simptomave të tyre nëpërmjet një diete pa gluten.
Për të gjithë ju që mendoni se mund të keni probleme nga gluteni, konsideroni elemenimin e të gjitha ushqimeve që e përmbajnë këtë grup proteinash për të paktën 30 ditë.
E vetmja mënyrë për të kuptuar nëse duhet ta evitoni ose jo glutenin është ta eleminoni atë nga dieta juaj e përditshme dhe më pas konsumojeni përsëri për të parë reagimin.

Të përbashkëtat dhe dallimet mes zekatit dhe taksësDr. Isam Abduhadi Ebu NasrTaksa përkufizohet si një detyrim financiar që u ngarkohet individëve në dobi të të shtetit, ku individi nuk përfiton në mënyrë të drejtëpërdrejtë prej saj, por që nëpërmjet saj realizohen objektiva publike të caktuara.Në legjislacionin islam nuk ka detyrim tjetër përveç zekatit, por në rast se këtij detyrimi i bashkangjitet edhe detyrimi i taksës, atëherë kjo mund të jetë e mundur vetëm në këto rrethana:1- Kur shtetit nuk i mjaftojnë burimet e paracaktuara nga legjislacioni islam, sepse shpenzimet e shtetit mbulohen nga pronat dhe asetet shtetërore.2- Kur shteti ka nevoja reale për të ardhura.3- Taksa të bëhet e detyrueshme vetëm pas konsultimit me njerëzit e fushës dhe që njohin jursipodencën islame.4- Shpenzimi taksës t’i nënshtrohet kontrollit të vazhdueshëm.5- Mbajtja e drejtësisë në shpërndarjen e barrës së taksës dhe në përdorimin e shumës së mbledhur.6- Detyrimi i taksës të bëhet për një kohë të caktuar dhe të jetë i lidhur me nevojën, në mënyrë që taksa të mos kthehet në qëllim në vetvete.7- Shuma e mbledhur nga taksat të zbritet nga të ardhurat e mbledhura nga zekati.8- Taksa e merituar të konsiderohet prej borxheve të cilat mund të zbriten nga zekati.Sipas jusristëve muslimanë, pavarsisht që taksa merret pa u plotësuar kushtet e lartëpërmendura përbën një padrejtësi, nuk lejohet që individi t’i shmanget pagesës së saj, sepse në rast se ajo përbën një padrejtësi do të mëkëmbësi ai që do të japë llogari përpara Allahut a.xh..E përbashkëta dhe ndryshimet mes taksës dhe zekatit:1- Zekati përngjason me taksën për nga fakti se janë të detyrueshme të paguhen dhe se shteti merr përsipër mbledhjen dhe shpenzimin e tyre për interesa sociale dhe ekonomike.2- Zekati duhet të paguhet me forcë nëse nuk paguhet me dëshirë, dhe në të njëjtën formë veprohet edhe me taksën. Ashtu si zekati edhe taksa ka objektiva sociale, financiare dhe ekonomikë.Përsa i përket ndryshimeve mes taksës dhe zekatit, mund të përmendim faktin se dallimet mes tyre jane thelbësore, ku ndër dallimet më të rëndësishme është fakti se:1- Zekati është një detyrim i ngarkuar prej Allahut të Lartësuar duke u konfirmuar edhe suneti profetik, i cili ka përcaktuar edhe llojet e pasurive që përfshihen tek zekati, masën dhe përqindjen e detyrimit. Këto norma që i lidhen me zekatin nuk mund të ndryshohen nga askush, as të shtohen dhe as të pakësohen. Ndërkohë që burimi i detyrimit të taksës është njeriu, ku masa e saj dhe forma e shpenzimit të saj bëhet nga vetë njeriu. Sigurisht që ka dallim të madh mes nje detyrimi që buron nga Allahu dhe atij që buron nga njeriu.2- Nga ana termologjike termi “zekat” do të thotë pastrim, rritje, zhvillim dhe begati, domethëniea e të cilave e nxisin njeriun që ta nxjerrë zekatin me ndërgjegje dhe dëshirë të plotë. Nga ana tjetër, termi “taksë” do të thotë barrë, peshë dhe ndëshkim. Të gjitha këto domethënie e bëjne njeriun që ta shohë me syrin ndëshkimit duke e nxitur që të gjejë rrugët dhe forma për tu shmangur prej saj.3- Gjithashtu zekati është një adhurim ashtu si namazi, haxhi, agjërimi etj, nëpërmjet të cilit besimtari afrohet me Allahun a.xh. dhe për vlefshmërinë e të cilit ka nevojë për nijetin, që përbën një kusht për pranimin e veprës. Ndërsa taksa është një detyrim qytetar që është e zhveshur nga të gjitha domethëniet, adhurimi dhe afrimi me Allahun a.xh.4- Zekati përfaqëson shtyllën e tretë të Islamit dhe për këtë arsyse prijësi i muslimanëve nuk mund t’i ngarkojë muslimanët me një detyrim tjetër vetëm brenda disa normave të caktuara. Kjo do të thotë se për aq kohë sa plotësohen kushtet e dhënies së zekatit besimtari duhet ta nxjerrë atë, edhe nëse nuk ekzsiton nevoja për të, ndërsa taksa shtohet dhe pakësohen në varësi të shpenzimeve pubilike të shtetit dhe për këtë arsye ajo mund të anullohet nëse është e panevojshme.5- Përderisa zekati është një adhurim, ai është e detyrueshëm vetëm për muslimanin që plotëson disa kushte të caktuara, ndërsa taksa e detyrueshme nuk bën dallim mes muslimani dhe jomuslimanit.6- Zekati është një detyrim hyjnor që dallohet për qëndrueshmërinë e tij nga koka në kohë dhe vende të ndryshme, ndërsa bazat dhe parimet mbi të cilën ngrihet taksa ndryshojnë sipas nevojës.7- Zekati ka qëllime dhe objektiva madhore, siç është pastrimi i shpirti si burim i koprracisë dhe lakmisë, si dhe largimin e urrejtjes dhe i zilisë nga shpirti i të varfërit, ndërkohë që taksa është shumë larg këtyre qëllimeve.8- Zekati është detyrim vetëm për pasurinë e fituar në mënyrë të lejuar, ndërkohë që taksa nuk bën dallim mes pasurisë së fituar në mënyrë të leljuar dhe asaj të fituar në mënyrë të ndaluar, sepse që të dyja janë lënda e taksës.9- Barra e zekatit është një përqindje e pandryshueshme, ndërsa barra e taksës sa vjen dhe rritet për të përballuar nevojat financiare. Përfituesit e zekatit janë përcaktuar në ajetin nr. 60 të sures Teube: “Vërtetë që sadekatë janë për të varfërit, të vobektit…”, ndërsa tek taksas vërejmë se ato shpenzohen për të përballuar shpenzimet publike të shtetit.10- Në thelb zekati shpenzohet në vendin që është mbledhur dhe nuk transferohet diku tjeter vetëm se përmes një justifikimi fetar, ndërsa taksa mund të mblidhet në zona të ndryshme dhe më pas derdhet në arkën e shtetit.11- Zekati nuk shfuqizohet nëse i kalon koha e nxjerrjes, por ai mbetet një borxh që rëndon mbi muslimanin derisa të nxirret, ndërsa taksa sa vjen dhe shfuqizohet sa më shumë kohë që të kalojë nga mospagesa e saj.12- Shpërblimi dhe ndëshkimi për zekatin është i kësaj botë dhe i botës tjetër, ndërsa shpërblimet apo ndëshkimet që vijnë nga taksat janë vetëm të kësaj bote.Pergatiti: Hoxhe Genc Plumbi

1- Kjo përvojë ka treguar se shtresa të gjëra të muslimanëve në shoqëritë islame dëshirojnë, madje kërkojne një aleternativë islame pranë bankave me kamatë. Këtë fakt e ka vërtetuar interesimi i madh pranë degëve islame në kushtet e mungesës së bankave të mirëfillta islame.2- Hapi i bërë nga bankat me kamatë për hapur degë islame në bankat e tyre është argument se këto banka e kanë pranuar suksesin e sistemit bankar islam duke hedhur poshtë legjendën e ngritur nga Perëndimi se nuk mund ketë aktivitet ekonomik pa u bazuar mbi normën e interesit. Nga ana tjetër hapja e degëve bankare islame në Perëndim është një marketing i mirë për Islamin dhe një përgjigje konkrete për ata që kanë dyshime rreth vlefshmërisë së zbatimit të Islamit në jetën praktike, madje ndoshta kjo mund të ndihmojë në pakësimin e armiqësisë karshi bankave islame.3- Degët bankare islame pranë bankave me kamatë mund të jenë një hap pozitiv drejt kalimit në një sistem bankar islam. Gjithashtu suksesi i treguar prej këtyre degëve mund të bëhet shkak për trasforimimin e bankave me kamatë në banka islame. Por që kjo të bëhet realitet ka nevojë që të vëzhgohet nga afër ky fenomen në mënyrë që të mos mbetet vetëm një fenomen formal që ka për qëllim vetëm përtharjen edhe më të madhe të parave dhe pasurisë së muslimanëve.4- Lejimi i krijimit të degëve islame në një numër vendesh arabe dhe islame tregon se autoritetet financiare të këtyre vendeve kanë filluar të binden – dhe për këtë falënderimi i takon Allahut- në lidhje me dobinë dhe suksesin e sistemit bankar islam, si për rëndësinë e bankave islame dhe rolin e tyre në zhvillimin e shoqërisë. Gjithatu të binden që bankat islame në vërtetë janë forcë shtyrëse mjaft e fuqishme për ekonomitë e vendeve në zhvillim për të tejkaluar pengesat që hasin në sigurimin e kapitalit të nevojshëm.5- Hapi i bankave me kamatë për të hapur degë islame do t’i bëjë ato që të vendosin teknologjinë dhe përvojën e tyre në funksion të kësaj fushe në mënyrë që të zhvillojë dhe të vendosë në eficencë shërbimet bankare me bazë islame.6- Rritja e interesit për shërbimet bankare islame dhe format e investimit sipas normave islame do të sjellë në rrafshin afatgjatë zgjerimin e rishpërndarjes së depozitave midis sistemit bankar me kamatë dhe atij me bazë islame, ku pari do të zgjerohet si pasojë e të dytit, nëse ata që kujdesen për sistemin bakar islame do të dinë si ta shfrytëzojnë këtë rast.Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë Islame
Dr. Fehd Esh-SherifVijon… Efektet negative të krijimit të degëve bankare Islame pranë bankave me kamatë.
Përktheu Genc Plumbi

Ideja e krijimit të degëve islame në bankat me kamatë doli në pah që në fillimet e shfaqjes së bankave islame. Kur ideja e krijimit të bankave islame filloi të kalonte nga aspekti teorik në atë praktik në fillimet e viteve 70’-të, disa banka tradicionale me kamatë u përpoqën që ta pengonin përhapjen e tyre, si dhe të hidhin dyshime në besueshmërinë e punës dhe mbi metodat e të bërit biznes në bankat islame. Kur këto përpjekje dështuan, bankat tradicionale propozuan hapjen e degëve që do të ofronin shërbime sipas parimeve islame në bankat e tyre. Ky propozim nuk arriti të vihej në jetë vetëm atëherë kur bankat tradicionale kuptuan sesa e madhe ishte interesimi e njerëzve për këto banka dhe kur kërkesa nga të gjitha shtresat e shoqërisë për shërbimet e këtyre bankave filloi të rritej. Ky ishte momenti ku disa banka tradicionale vendosën ti hynin kësaj ekperience të re duke hapur degë që ishin të specializuara në shërbimet bankare me bazë islame.Banka e Egjiptit ishte banka e parë me kamatë që iu drejtua hapjes së degëve që ofronin shërbime bankare sipas parimeve islame. Në këtë mënyrë Banka e Egjiptit hapi degën e parë me shërbime islame në vitin 1980 e cila mori emrin “Dega Hysejn e shërbimeve bankare islame.”Degët islame në bankat me kamatëStudim nën dritën e Ekonomisë IslameDr. Fehd Esh-Sherif
Përktheu Genc Plumbi

Gjuha, quhet ndryshe edhe “barometri” i shëndetit. Vëzhgimi i gjuhës së pacientit është një metodë rutinë për diagnostikim. Sipas mjekësisë tradicionale organi i gjuhës lidhet ngusht me zemrën; veshja e gjuhës tregon informacione të rëndësishme për shëndetin e stomakut. Mësimi i informacioneve të fshehura në gjuhë është shumë i vlefshëm për mjekimin në fazën e parë, si dhe për parandalimin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
Quhet e shëndetshme ajo gjuhë, ngjyra e së cilës është rozë dhe me një shtresë të lehtë me ngjyrë të bardhë.
Gjuhën mund ta diagnostikoni dhe vetë, por kjo kërkon ndriçim të plotë. Me anë të dritës së diellit ju do të jeni në gjendje të vëreni ngjyrën e gjuhës dhe të veshjes së saj. Vëreni majën e gjuhës dhe më pas pjesët e tjera të saj.
Më poshtë do të përmbledhim karakteristikat abnormale të gjuhës dhe informacionet mjekësore të fshehura në to:
Ngjyra e kuqe në majën e gjuhës dhe e verdha në veshjen e gjuhës: njerëzit që kanë këto shenja tek gjuha e tyre ndjejnë shpesh thatësi në fyt, aromë të pakëndshme të gojës, parapëlqejnë pije të ftohta dhe vuajnë nga ulçera, mërziten shpesh dhe kanë zjarr të brendshëm. Sipas teorisë së mjekësisë tradicionale, këto shenjat simbolizojnë qarkullim të tepërt të energjisë trupore.
Në këto raste është mirë të merrni masat e duhura për të eleminuar ato shenja negative, duke ruajtur lagështinë e ajrit në dhomë; duke konsumuar ushqimet që treten lehtë, si perime dhe fruta; duhet të mënjanoni përdorimin e ushqimeve pikante, të yndyrshme dhe të lini duhanin dhe alkoolin.

Ngjyra shumë e zbehtë e gjuhës, mundësia e anemisë.
“Shtresë e trashë” në gjuhë: shenjë e mostretjes së mirë si dhe e keqfunksionimit të stomakut dhe të shpretkës.
Ngjyrat e errëta si vjollcë e gjuhës: Kjo paraqet mungesën e oksigjenit, e cila vjen si pasojë e sëmundjeve të mushkërisë, zemrës e mëlçisë.
Dridhmimi i gjuhës gjatë zgjatjes së saj mund të jetë shenjë e dobësisë nervore, dobësia e trupit që shkaktohet nga sëmundja afatgjatë, encefalit etj.
Veshja e zezë e gjuhës: Nëse vetëm veshja e gjuhës është me ngjyrë të errët, por vetë gjuha ka ngjyrë normale, pra rozë, në përgjithësi kjo nuk sinjalizon sëmundje. Kjo mund të ketë ardhur si pasojë e ngrënies së ushqimeve ose dhe pirjes së lëngjeve me ngjyrë të errët. Megjithatë, ata të cilët vuajnë nga stomaku dhe nuk kanë konsumuar ushqime apo lëngje me ngjyrë të errët, dhe nëse kanë këtë shenjë mirë është të shkojnë ke mjeku për vizitë.
Një shenjë tjetër eshtë nëse keni mpirje në pjesën fundore të gjuhës, e shoqëruar edhe me mpirje të gishtit, ose dhe nëse keni vështirësi në lëvizjen e gjuhës dhe vështirësi për të folur, duhet të keni kujdes pasi këto shenja paralajmërojnë sëmundjet cerebrovaskulare ose trombozë në fazën e parë të tyre.
Këtu do të bisedojmë më hollësisht për mpirjen e trupit. Sipas mjekësisë tradicionale, mpirja është një shenjë e rëndësishme për paralajmërimin e sëmundjeve. Kjo shenjë simbolizon bllokimin për lëvizjen e lëngjeve të brendshme trupore, ose vështirësi për qarkullimin e gjakut. Për shembull, nëse i mbani të lidhura gishtat për mbi 1 minutë, do të ndieni mpirje, kjo vjen nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në gisht. Gjatë gjumit nëse flini vetëm nga një anë, ndoshta do të keni mpirje krahu të nesërmen në mëngjes. Kjo është shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut në krah. Por, këto lloj shenjash mbi mpirjen mund të asgjësohen shumë shpejt pas pushimit. Nëse ndjenja e mpirjes së trupit vazhdon për një kohë shumë të gjatë, ose keni mpirje të shpeshta të trupit, kjo simbolizon sëmundje përkatëse të shkaktuar nga bllokimi i lëvizjes së gjakut. Le të rikthehemi ke tema e sotme mbi shenjat e gjuhës.
Gjuha e zbehtë dhe me një veshje të hollë zakonisht shoqërohet me një fytyrë të zbehtë, ruajtje nga i ftohti, gjymtyrë të ftohta, mungesë energjie dhe diarre. Këto shenja paralajmërojnë probleme me edemat, sëmundjet e veshkës ose hipotiroiden.

Gjuha e verdhë: kjo simbolizon keqfunksionimin e mëlçisë ose probleme me tretjen.

Veshjat e parregullta të gjuhës: pra nëse diku ka veshje të hollë e diku tjetër veshje të trashë, kjo mund të jetë një shenjë e problemeve me stomakun dhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Nëse jeni duhanpirës dhe keni vendosur ta braktisni atë, ​​ ju duhet ta dini se mushkëritë tuaja janë të ngarkuara me nikotinë dhe katran. Asnjëra prej tyre nuk është gjë e mirë për trupin tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për ata që vec i kanë thënë “jo” cigares muaj më parë.Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë me të cilën do t’i heqni qafe këto “të këqia”, ky artikull do t’ju ndihmojë .Hapi i parë në qoftë se ju aktualisht jeni duhanxhi , duhet ta braktisni duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur. Fakti pse është mirë dhe e domosdoshme që të përpiqeni maksimalisht për ta lënë duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur, qëndron në atë se ndikimi i nikotinës dhe tymit të duhanit ndikojnë në mushkëri me dëmtime të pakthyeshme, të cilat bëhen edhe më të dëmshme në qoftë se ju vazhdoni edhe më gjatë në pirjen e duhanit.
Ne po ju ofrojmë një zgjidhje shumë efektive për të pastruar mushkëritë tuaja, pas vendimit të guximshëm që ju morrët për të ruajtur shëndetin tuaj, të familjes, të pasardhësve dhe të atyre që të rrethojnë.
E mira e kësaj është se ju keni nevojë vetëm për 3 përbërës të thjeshtë.
Përbërësit:400g qepë2 lugë shafran të IndisëRrënjë xhenxhefil (një pjesë prej 2cm)1L Ujë400g mjaltë
Përgatitja:Vloni ujin. Mjaltën, sigurohuni që ta shtoni vetëm në fund, pasi ka përfunduar vlimi dhe kur temperatura të fillon të zbret.Prisni qepët dhe grini rrënjët e xhenxhefilit. Shtoni këta përbërës në ujin e vluar.Përzierjen vlojeni përsëri, i shtoni 2 lugë çaji pluhur të shafranit të Indisë dhe zvogëloni temperaturen e ngrohjes.Ziejeni këta përbërës derisa të avullohet gjysma e ujit, pra në tenxhere ta kemi sasinë përgjysmë më të vogël se sa kur e kemi mbushur në fillim.Në këtë kohë, tenxheren e largoni nga shporeti, dhe këtë ilaç tuajin dhe hedheni në një kavanoz. Le të ftohet plotësisht. Mbajeni kavanozin në frigorifer tuaj.Merrni këtë ilaç dy herë në ditë – në mëngjes, para se të hani dhe pini , dhe pastak natën vonë ose në darkë. Merrni 2 lugë në çdo përdorim.
Përfitimet shëndetësore
XhenxhefilVetitë e saj shëruese janë përdorur që nga kohërat e lashta. Erëza e fuqishme siguron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore, duke përfshirë aftësinë për të eliminuar të gjitha mbetjet e mukusit të dëmtuar.
Shafran i IndisëËshtë i njohur për efektin anti-bakterial, anti-viral dhe anti-septik. Shafran i Indisë pastron gjakun dhe parandalon inflamacionet.
QepaNjësoj si hudhra, qepa siguron veti të forta anti-kancerogjene. Ato përdoren në trajtimin e semundjeve malinje. Kjo perime ofron një parandalim efikas kundër probleme të frymëmarrjes./kohaislame.com

Kokaina? Heroina? Cannabis? Kush është droga më e rrezikshme në botë?
Sipas shkencëtarëve, asnjëra prej tyre. Më e keqja vjen nga alkooli. Ky fakt thuhet nga dy studime të ndryshme, njëri i zhvilluar në Britaninë e Madhe dhe tjetri nga disa shkencëtarë europianë, por që sipas të dy grupeve konfirmohet se alkooli është më i rrezikshmi.
Siç raporton “Metro.uk”, alkooli është “droga” që shkakton më shumë dëmtime tek ata që e përdorin.
Profesor David Nutt, i cili ka klasifikuar rreth 20 lloje drogash, duke i përballuar me 16 dëme të ndryshme që mund të shkaktojnë, rezultati më i rëndë vinte nga alkooli.

Shumica e njerëzve nuk mendojnë se duhet të shqetësohen për dehidratimin. Për ta, dehidratimi është diçka që u ndodh udhëtarëve në shkretëtirë, kur ata mbeten pa ujë. Por ekziston dhe një formë kronike e dehidratimit që nuk e ka natyrën e papritur dhe intensive të formës akute. Dehidratimi kronik është gjerësisht i përhapur në ditët e sotme dhe ndikon te të gjithë që nuk konsumojnë lëngje mjaftueshëm.Kjo listë e përbërë nga 13 simptoma do t’ju frymëzojnë për të shkuar të konsumoni një gotë me ujë, dhe pastaj një tjetër, dhe një tjetër …Pas çdo simptome të radhitur tregohet si ndikon mungesa e lëngjeve.
1. Lodhja, humbja e energjisë:Dehidratimi i indeve shkakton aktivitet enzimatik të ngadalësuar.2. Plakja e parakohshme: Trupi i një fëmije të porsalindur është i përbërë nga 80 për qind lëng, por kjo përqindje bie në jo më shumë se 70 për qind tek një i rritur dhe vazhdon të bjerë me moshën.3. Pesha e tepërt dhe Trashja:Ne mund të hamë tepër, në kërkesë te ushqimeve te pasura me ujë. Shpesh herë ne ngatërrojmë etjen me uri.4. Presioni i lartë dhe i ulëti gjakut: Volumi i gjakut trupor nuk është i mjaftueshëm për plotësim të të gjithë grupeve të arterieve, venave dhe kapilarëve.5. Kolesteroli: Kur dehidratimi shkakton shumë lëngje të drenazhohen nga brenda qelizat, trupi përpiqet për të ndaluar këtë humbje duke prodhuar më shumë kolesterol.6. Kapsllëku: Kur ushqimi i përtypur hyn zorrën e trashë, përmban shumë lëngje për të mundësuar jashtëqitjen të formohet siç duhet, ndërsa muri i zorrës së trashë e zvogëlon atë. Gjatë dehidratimit kronik, zorra e trashë merr shumë ujë për t’u dhënë pjesëve të tjera të trupit.7. Çrregullime të tretjes: Në dehidratimin kronik, mungon sekrecioni për tretjen e ushqimit.8. Gastriti, ulçerë e stomakut: Për të mbrojtur membranat mukoze të saj nga shkatërrimi me anë të lëngu digjestiv acidic stomaku sekreton një shtresë të mukusit.9. Problemet respiratore: membranat e mukozës së rajonit të frymëmarrjes janë paksa të lagësht për të mbrojtur rrugët e frymëmarrjes nga substancat që mund të jenë të pranishme në ajrin e thithur.10. Çekuilibëri Acido-Alkalin:Dehidratimi aktivizon ngadalësim enzimatik që shkakton acidifikim.11. Ekzemë: Trupi juaj ka nevojë lagështie të mjaftueshme për djersitje diku prej 600 deri 700 ml. uji,sasi e nevojshme për të holluar toksinat në mënyrë që ata të mos irritojnë lëkurën.12. Infeksionet urinare: Nëse toksinat e përfshira në urinë nuk janë holluar mjaftueshëm, ata sulmojnë membranat mukoze urinare.13. Reumatizmi: Dehidratimi rrit dukshëm përqendrimin e toksinave në gjak dhe lëngjet qelizore dhe ashtu rrit ankthin në proporcion me përqendrimin e toksinave.
Çdo ditë ne humbim ujë përmes frymëmarrjes, djersitjes, urinimit dhe lëvizjeve të zorrëve. Për funksionim tëmire të trupit, ju duhet të plotësoj furnizimin e saj me ujë, pije dhe ushqime që përmbajnë ujë.
Pra, sa lëngje duhet konsumuar mesatarisht njeriu i rritur dhe i shëndetshëm në klimë të butë brenda ditës? Institutet medicinale përcaktojnë se konsumimi adekuat për një burrë të rritur duhet qenë rreth 3 l. (rreth 13 gota) lëngje, ndërsa femrat duhet konsumuar rreth 2,2 l.(9 gota) për çdo ditë.
www.mayoclinic.comPërshtati: Lutfi Muaremi

Trupi juaj ka sisteme të mençura të cilat e dinë se sa shumë duhet të hani – por të cilat nuk mund t’ia dalin mirë kur vazhdoni të hani më tepër se që duhet. Përderisa epidemia e obezitetit vazhdon të rritet, është e rëndësishme që ta kuptoni çfarë e shkakton shtimin e peshës.
Që nga 1980, obeziteti në mbarë botën është dyfishuar, dhe rreth 1.9 miliardë të rritur ishin me mbipeshë më 2014, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Marrja ditore e kalorive për një të rritur mesatar rekomandohet të jetë në mes të 2000kcal për femrat dhe 2,500kcal për meshkuj, përderisa konsumimi i yndyrës rekomandohet të jetë në mes të 70 dhe 90 gramë.
Trupi ka nevojë për këto nivele të kalorive në mënyrë që të funksionojë me efikasitet të plotë. Sidoqoftë, ne konsumojmë më shumë kalori se që trupi jonë ka nevojë. Kur këto kalori tejkalojnë nivelin e rekomanduar, atëherë trupi i ruan kaloritë shtesë.
Këto kalori shtesë që ruhen në trup ruhen në formë të yndyrës dhe mund të funksionojnë si rezervë nëse nuk hamë më pas shumë, por nëse dikush vazhdon të hajë, atëherë ata do të bëhen me mbipeshë ose obezë, përderisa trupi vazhdon të ruaj kalori shtesë.
Marrja e ushqimit rregullohet nga një pjesë e vogël në tru e quajtur hipotalamus. Kur yndyra ulet së bashku me nivelet e leptinës, hipotalamusi stimulon apetitin në mënyrë që të rrisë marrjen e ushqimit dhe të rifitojë energjinë e humbur.
Kur nivelet e laptinës janë të larta, apetiti “shtypet”, duke reduktuar marrjen e ushqimit dhe duke inkurajuar trupin për të djegur “karburant” shtesë.
Është menduar madje se leptini mund të përdoret si një trajtim për obezitet. Sidoqoftë, edhe pse është një rregullator i rëndësishëm për marrjen e ushqimit, apetiti ndikohet nga shumë gjëra, prej asaj se sa i ngopur është stomaku e deri tek gjendja emocionale e individit apo preferencat e ushqimit.