E bija e Presidentit të Egjiptit, Muhamed Mursi , tha të hënën se ish ministri i mbrojtjes , Abdel Fattah el – sisi i ka ofruar babait të saj azil politik si dhe privilegje të tjera. Shaimaa Mursi tha se regjimi aktual i kishte ofruar Mursit sasi marramendëse të të hollave, vetëm që ai të japë dorëheqje, por ai nuk pranoi.
Shaimaa Mursi, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, u shpreh: “Më lejoni ti tregoj botës se ushtria egjiptiane i kishte ofruar azil presidentit, dhe jo vetëm kaq, por edhe privilegje për të dhe familjen e tij, vetëm në këmbim të dorëheqjes së tij. ”
” Por ai e refuzoi ofertën tuaj , sepse ai e di se kjo është tradhti ndaj Zotit, Egjiptit dhe popullit egjiptian të cilët i besuan atij “, tha ajo.
Shaimaa gjithashtu deklaroi: “përkrahësit e babait tim kanë sakrifikuar jetën e tyre për Islamin dhe Egjiptin, dhe refuzuan të jenë tradhtarë. Ata nuk lejuan të shesin nderin e tyre dhe sakrifikojnë revolucionin, por vdisën me krenari dhe dinjitet, duke u dhënë mësim brezave të ardhshëm, ” perfundoi bija e presidentit. /mesazhi/
Të reja
- Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
- Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
- Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
- Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
- Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u prit në takim nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava
- Bashkësia Islame e Kosovës fillon grumbullimin e ndihmave për zonat që u prekën nga vërshimet
- Abbas: Roli i Türkiye-s në mbështetjen e kauzës palestineze është i rëndësishëm