Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Beteja e nisur e Turqisë me Frontin al-Nusra
    Lajme

    Beteja e nisur e Turqisë me Frontin al-Nusra

    Dija OnlineBy Dija Online10-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Turqia e ka klasifikuar Frontin al-Nusra, një grup radikal islamist i lidhur me al-Kaidën që po lufton në Siri, si organizatë terroriste. Ky vendim po konsiderohet si një kthesë e rëndësishme në politikën e Ankarasë ndaj konfliktit sirian.

    Vendimi i qeverisë turke për ta klasifikuar Frontin al-Nusra si organizatë terroriste është në përputhje me politikën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore: në dhjetor 2010, Washingtoni e futi këtë organizatë në listën e grupeve terroriste.

    Semih Idiz, një analist i diplomacisë për faqen e internetit Al Monitor dhe gazetën turke Taraf, thotë se deri tani Ankaraja e shihte al-Nusrën krejt ndryshe nga aleatët perëndimorë.

    “Turqia ishte në fillim disi e distancuar, duke menduar se ishte një forcë efektive kundër ushtrisë së Bashar al-Assadit dhe se i duhej dhënë më shumë fleksibilitet në operacionet e saj. Por ndalimi i saj, tregon se Turqia është nën trysni si nga aleatët perëndimorë, ashtu edhe nga rreziku që këto lloj grupesh përbëjnë për Turqinë vetë”.

    Vëzhguesit thonë se Ankaraja kishte dhënë një mbështetje të heshtur për al- Nusrën, duke kuruar të plagosurit e këtij grupi dhe duke siguruar mbështetje logjistike, si edhe duke i lejuar forcat e tij të përdornin territorin turk për të rimarrë veten. Partia Republikane e Popullit, forca kryesore e opozitës e akuzoi Partinë AK në pushtet, pas një incidenti vitin e kaluar kur policia paraushtarake kapi kamionë me armë pranë kufirit me Sirinë që ishin shoqëruar nga oficerë të zbulimit.

    Qeveria i mohoi me forcë akuzat, duke thënë se ngarkesa ishte për banorët me përkatësi etnike në Turqi.

    Por analisti Sinan Ulgen i Institutit Carnegie në Bruksel thotë se edhe aleatët perëndimorë të Turqisë ishin të shqetësuar për marrëdhënien e Ankarasë me al-Nusrën dhe se klasifikimi i tij si grup terrorist i hap rrugën bashkëpunimit më të madh mes Turqisë dhe aleatëve të saj perëndimorë lidhur me Sirinë.

    “Me kalimin e kohës kjo do ta bëjë më të thjeshtë një dialog për politika me partnerët e Turqisë për çështjen e menaxhimit të ndihmës për disa nga ato grupe rebele në Siri, pasi Ankaraja tregoi se ka shqetësime të ngjashme me ato të partnerëve të vet për natyrën e këtyre grupeve”.

    Vendimi i Ankarasë ka gjasa të sjellë edhe një bashkëpunim më të madh me aleatët perëndimorë për të ndaluar valën e xhihadistëve nga Evropa që kalojnë përmes Turqisë për të shkuar në luftë në Siri.

    Vëzhguesit thonë se nuk bëhet fjalë vetëm për presion ndërkombëtar por edhe për shqetësimin në rritje të Turqisë për praninë e al-Nusrës në territorin e saj.

    Një mur është ndërtuar përgjatë disa segmenteve të kufirit prej 900 kilometrash së Turqisë me Sirinë, mes shqetësimeve në rritje të sigurisë.

    Analisti Idiz thotë se forcat turke të sigurisë do ta vënë tani në shënjestër al-Nusrën.

    “Do të ketë më shumë kontrolle të kalimit të kufirit nga ana e elementëve të këtij grupi. Tani që Turqia e ka ndaluar zyrtarisht këtë grup, forcat e sigurisë do të jenë të detyruara të ndalojnë depërtimin e armëve. Nuk ka dyshim që edhe aleatët e Turqisë në perëndim do ta ndjekin situatën”.

    Forcat turke të sigurisë kanë përvojë në gjetjen e grupeve radikale islamike që veprojnë në Turqi dhe po shpërbëjnë shumë baza të al-Kaidës.

    Analisti Ulgen thotë se hapa të tillë do të duhet të merren me shpejtësi.

    “Tani Turqia do të shihet si armike nga al-Nusra dhe jo më si një vend që deri tani e ka mbështetur në luftën kundër Assadit. Pra tani është rritur rreziku se al-Nasra mund të godasë interesat dhe objektivat turke”.

    Duke cituar burime të sigurisë, media turke ka njoftuar se persona të al-Nusrës që duan të ndërmarrin sulme vetëvrasëse, janë të vendosur në Turqi dhe kanë në plan të vënë në shënjestër figura të opozitës siriane jetojnë në Turqi.

    Në vitin 2003, një bazë e al-Kaidës ndërmori një sërë sulmesh vetëvrasëse me bomba në Stamboll. Forcat turke të sigurisë do të punojnë me intensitet të shtuar për të parandaluar sulme të ngjashme. /zhurnal/

    *Artikulli është sjellur i plotë dhe pa cenzurë, si i tillë ai shërben vetëm për informim dhe ai nuk paraqet domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë dijaonline.net.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleRreth 23 kilogram drogë në autobusin nga Prizreni
    Next Article Tmerruese – Largohet tumori në madhësi të shalqirit dhe me peshë 15kg (Foto)
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.