Zëvendëspresidenti amerikan, Xhon Bajden, i ka kërkuar falje presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, lidhur me komentet e tij që sugjeronin se Ankaraja dhe fuqitë e tjera rajonale, i kishin financuar organizatat e armatosura xhihadiste në Siri. Gjatë një fjalimi në Universitetin Haruard, ditën e enjte, Xhon Bajden e ka kritikuar Turqinë, që është aleat në NATO, dhe botën arabe, për mbështetje të grupeve sunite militante në Siri, siç është grupi Shteti Islamik (IS), dhe Al-Nusra, që është e ndërlidhur me Al Kaedën. Ndaj këtyre komente, Erdogan ka reaguar me zemërim. “Nëse Bajden ka përdorë një terminologji të tillë, atëherë kjo do ta bëjë atë njeri të së kaluarës për mua”, tha presidenti i Turqisë,Rexhep Taip Erdogan gjatë njjë konference për shtyp në Stamboll, dhe ka shtuar se “askush nuk mund ta akuzoj Turqinë se ka mbështetur ndonjë organizatë terroriste në Siri, përfshirë IS-in”. Në një kumtesë nga Zyra e zotit Biden në Uashington, thuhet se ai e ka thirrë Erdoganin për “t’i qartësuar” komentet e tij. “Zëvendëspresidenti ka kërkuar falje për çfarëdo implikimi që Turqia dhe aleatët e tjerë dhe partnerët në rajon, në mënyrë të qëllimshme e kanë furnizuar ose lehtësuar rritjen e ISIL-it ose të ekstremistëve të tjerë të dhunshëm në Siri”, thuhet në kumtesën e mbrëmshme nga Uashingtoni.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim