Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Avokati Besnik Berisha: Mënyra se si u bënë arrestimet, nuk e ndihmoi por e dëmtoi Kosovën!
    Lajme

    Avokati Besnik Berisha: Mënyra se si u bënë arrestimet, nuk e ndihmoi por e dëmtoi Kosovën!

    Dija OnlineBy Dija Online13-08-201405 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Avokati Besnik Berisha, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se pompoziteti i cili e ka shoqëruar procesin e arrestimit të të dyshuarëve për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut, mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare!
    Berisha ka theksuar se askush nuk duhet të penalizohet, ndiqet ose paraburgoset si rezultat i shkuarjes së tij në Siri. Sepse, sipas tij, shkuarja e një personi në një vend ku ka konflikt ose luftë nuk paraqitet vepër penale në asnjë kod të shteteve moderne dhe sigurisht as të shtetit të Kosovës.

    “Shkuarja në një vend për t’iu bashkangjitur formacioneve paramilitare ose ushtarake nuk është e sanksionuar me ligjin tonë, përveçse nëse ato organizata, formacione ose grupe të armatosura janë në listën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) si organizata terroriste. Të gjithë ata persona që evidentohen dhe faktohen që janë anëtarë të këtyre grupeve të njohura si grupe terroriste, sigurisht se mund të ndiqen penalisht në kuadër të dispozitave të kodit penal të Kosovës”, thotë ai.

    Për Berishën, nëse disa qytetarë të Kosovës kane shkuar në luftën e cila po zhvillohet në Siri, me qëllimin e vetëm që ta mposhtin regjimin e Bashar al Assadit dhe ta ndihmojnë popullin sirianë në largimin e tiranisë, ata njerëz nuk duhet të ndëshkohen.

    Avokati thekson se nga ajo që është dëgjuar në seancën dëgjimore, vetëm katër ose pesë nga të ndaluarit kanë pranuar që kanë shkuar në Siri, por se qëllimi i shkuarjes së tyre në Siri ka qenë “mbështetja e popullit sirian për ta mposhtur regjimin e Assadit”.

    “Me të kuptuar që ajo luftë ishte më ndryshe nga ajo për të cilën këta kishin shkuar, ata vullnetarisht kanë kërkuar që të ktheheshin në vendin e tyre. Madje, një nga ta ka deklaruar se nuk i është bashkuar asnjë formacioni luftarak, duke qëndruar kështu në një kamp dhe duke pritur që të kthehen sa më parë në Kosovë. ai nuk ka dashur që të bëhet pjesë e luftimeve ndërmjet grupeve dhe fiseve të ndryshme”, thekson ai.

    Për të, secili gjykatës duhet ta ketë parasysh se “një formë përkrahje për shkuarjen në Siri kanë qene edhe deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, pastaj thirrjet dhe sensibilizimi i shteteve evropiane dhe botërore, në veçanti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e cila pikërisht një vit me herët, në periudhat kur mendohet që kane shkuar të ndaluarit në Siri, e kanë shqyrtuar mundësinë e ndërhyrjes në Siri për shkak të tronditjes që e kishin pësuar nga masakrat që janë bërë ndaj popullit sirianë, deri te përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë”.

    “Nëse mund të përdoret termi nxitje, të dyshuarit për vepra terroriste janë nxitur nga këto skena (maskara) dhe nga ato thirrje të cilat janë bërë për mbështetje të revolucionit sirian. Madje, zyrtarë të shtetit tonë i kanë takuar liderët e opozitës siriane, të cilët kanë premtuar aso kohe se nëse ata e fitojnë luftën, do ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës”, ka thënë Berisha.

    Ai ka theksuar se meqë disa prej tyre ishin edhe ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni, me vullnetin e mirë shkuan për të luftuar në Siri, duke shtuar se “ajo që do të duhej ta gëzonte secilin qytetar të republikës së Kosovës është se asnjëri nga ata nuk kishte mentalitet terroristi”.

    “Asnjëri nga ata nuk kishte shkuar në Siri për të kryer masakra mbi fëmijët dhe njerëzit e pafajshëm. Madje, as për të luftuar për interesa të fiseve, klaneve ose grupeve të ndryshme. Por, kishte shkuar për t’iu përgjigjur thirrjes për ndihmë ndaj popullit sirianë”, thotë Berisha.

    Sipas tij, e mira e gjithë kësaj është se ata janë kthyer vullnetarisht në Kosovë dhe se pothuajse të gjithë të dyshuarit për terrorizëm janë persona të punësuar, kanë familje dhe kujdesen për to.

    “Madje një pjesë e madhe nga ta ishin njerëz të ngritur në nivelin akademik, me gradën master e kandidatë për doktoratë. Ajo çka u dëshmua fuqishëm është se ata njerëz nuk i reflektojnë ato që i shohim ne çdo dit në media – veprimet e ISIS-it dhe personazhit kryesor të ditëve të fundit, Lavdrim Muhaxherit”, deklaron avokati mbrojtës.

    Sipas tij, përshëndetjet e menjëhershme të arrestimeve nga institucionet – filluar nga Presidenca, pastaj “krekosja e kryeministrit që ai i kishte autorizuar këto veprime” dhe se nuk ishin si rezultat i punës operative hetimore të Prokurorisë dhe Policisë – i kanë bërë më tepër Kosovës, sesa organizatave terroriste që veprojnë në Siri.

    “Komentet dhe presioni i fuqishëm, p.sh nëse vjen nga presidentja për këtë akt, për një gjyqtar të procedurës paraprake përbën lajm i cili e bën atë të kujtohet tri herë se nga të vendos. Presioni e rrezikon edhe punën e prokurorit, ne qoftë se ai nuk kryen veprime tjera për ta vërtetuar atë e cila pretendohet”, ka thënë Berisha.

    Sipas tij, ajo çka është e njohur është se Kosova tashmë është dëmtuar në syrin e faktorit ndërkombëtar, më tepër si pasojë e veprimeve të marra nga institucionet e shtetit se sa nga veprimet e atyre njerëzve që po dyshohen për terrorizëm.

    “Në qoftë se ne pretendojmë që i kemi kapur 40 terroristë, me mburrje tashmë të vërtetuar qe ishin anëtarë të grupeve kriminale terroriste në botë, i bie de fakto që Kosova është një vend që shërben si çerdhe e terrorizmit në botë”, ka thënë Berisha.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleMë shumë se gjysma e të arrestuarve mund të lirohen sot ose nesër?
    Next Article Nuk kishte plan për sulm terrorist në Dokufest
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.