Gjashtëdhjetë për qind e 40 të arrestuarve të cilët dyshohen për pjesëmarrje në luftën e Sirisë dhe Irakut mund të lirohen sot ose nesër.
Këtë e ka thënë avokati Besnik Berisha, i cili mbron Hadi Nurën (1988).
Berisha në një intervistë për Indeksonline ka thënë se, nuk ka qenë e rrugës të bëhet aq spektakël i madh siç është bërë dje në seancën dëgjimore.
“Në qoftë se do të merret vendim bazuar në prova dhe fakte, unë kujtoj se së paku 60% e tyre do të kthehen në shtëpitë e tyre menjëherë, eventualisht me një masë më të butë”, ka thënë ai. /Indeksonline/