Anije të ngarkuara me tanke amerikane, artileri vetëlëvizëse dhe qindra automjete luftarake arritën sot në një port të Gjermanisë veriore në rrugën drejt Evropës Lindore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.
Armatimet dërgohen me synimin për të forcuar aftësitë e NATO-s përballë një agresioni të mundshëm rus.
Gjatë dy javëve të ardhshme, rreth 3,500 trupa të një divizioni këmbësorie në Fort Karson të Kolorados do t’u shtohen pajisjeve luftarake që arritën sot në port.
Kjo shënon fillimin e një faze të re të operacionit me emrin “Atlantik Resolve”, i cili parashikon praninë e vazhdueshme të një brigate të blinduar amerikane në Evropë, mbi bazën e një rotacioni nëntë-mujor.
Trupat dhe pajisjet do të dislokohen së pari në Poloni dhe pastaj do të përhapen në shtatë vende, nga Estonia në Bullgari, ku është rritur nervozizmi lidhur me shtimin e operacioneve ushtarake ruse në rajon. Një njësi që do të shërbejë si shtab ushtarak do të vendoset në Gjermani.
Author: Dija Online
Interneti në të gjithë botën është përballur gjatë ditës së sotme me sulme të fuqishme kibernetike, duke rrezikur internetin në të gjithë botën. Ndërkohë, “DYN”, kompania…
Përveç që një numër i madh i ushqimeve mediterane dhe i ushqimeve nga kuzhinat e tjera vështirë që paramendohen pa shijen e pazëvendësueshme të hudhrës, ajo…
Nëse ju ka pëlqyer smarftoni LG G5 dhe shpresoni se pasardhësi i tij do të vijë me përmirësime, si koncept modular, atëherë ndoshta mund të zhgënjeheni.…
Ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të keni qasje në informacionet e fshehura të iPhone, aq sa edhe të mund të ndryshoni strukturën…
Ka shumë video të cilat nuk janë në dispozicion në Kosovë ose Shqipëri, për shkak se ngarkuesi i tyre i ka lënë jashtë dispozicionit për vendet…
Si duket, Apple ka dizajnuar një tastierë për përdorim me një dorë në iOS dhe askush nuk e ka zbuluar deri më tani. Zbulimi është bërë…
Kur shtypet butoni “pëlqej” në Facebook, mund të sigurojë një dritare për të kuptuar dhe potencialisht për të trajtuar problemet e shëndetit mendor, thonë ekspertët. Në…
Komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, Rrustem Berisha i cili është deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka rrëfyer për emisionin ‘Fakt Plus’ luftën e…
Përfaqësuesit politik nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës nuk i fshehin rezervat që kanë në raport me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krimet e…