• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Teknologji»Mrekullia matematikore e sures En-Nas

Mrekullia matematikore e sures En-Nas

0
By Dija Online on 30-01-2017 Teknologji

Sureja En-nas është sureja e fundit e radhitur në Kur’an, respektivisht sureja e 114 e Kur’anit. Kjo është sureja me të cilën përmbyllet Kur’ani. Atëherë a ekziston ndonjë sekret që Kur’ani të përmbyllet me këtë sure që dëshmon se radhitja e Kur’anit është nga Allahu xh.sh., apo e tërë kjo është rastësi, siç ndoshta pretendon dikush. Kjo është sureja për të cilën Pejgamberi s.a.v.s. i kishte thënë Ibni Abasit: O Ibni Abbas, a nuk dëshiron të informoj për më të mirën me të cilën mbrohen mbrojtësit? Tha: Po si jo o i Dërguari i Allahut! Pejgamberi a.s. tha: Kul eudhu birab-bil feleki dhe Kul eudhu birab-bin-nasi”.

Kjo sure e Kur’anit Fisnik, kryesisht na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli (Iblisi) dhe e keqja e tij. Mrekullia e kësaj sure përfitohet me numrin karakteristik që e përforcon Islami përmes Kur’anit Famëlartë e që është numri shtatë, pra (shtatë qiej, shtatë toka, shtatë ditë, shtatë tavafe, etj. Ndoshta këtu fshehët sekreti se, gjatë haxhit, haxhiu e gjuan djallin shtatë herë me nga shtatë gurë që bëjnë gjithsej 49 gurë (7 x 7 = 49). Tani të shohim të vërtetën e numrit 49 përmes sures En-Nas, sure kjo që në aspektin tematik ka lidhje me gjuajtjen e gurëve në Mina, dhe atë përmes tri të vërtetave shkencore që bindshëm vërtetojnë se Kur’ani është fjalë e Allahut xh.sh..

E vërteta e parë.

Kjo sure sikur edhe suret tjera përbëhet prej shkronjave dhe quhet sureja En-Nas. Andaj nëse analizojmë përsëritjen e këtyre shkronjave në këtë sure do të shohim se këtu bëhet fjalë për mrekulli matematikore dhe shkencore. Ta marrim fjalën En-Nas, që është edhe emri i kësaj sure: Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e kësaj sure, në këtë sure përsëritet 18 herë, kurse lami ( ل ) që është shkronja e dytë e emrit të kësaj sure përsëritet 12 herë, shkronja Nun ( ن ) si shkronja e tretë e emrit të kësaj sure, përsëritet në këtë sure 9 herë, kurse shkronja siin ( س ) si shkronja e fundit e emrit të kësaj sure përsëritet 10 herë. Në fund pra numri i këtyre shkronjave të përmendura në këtë sure është 49 herë ( 18 + 12 + 9 + 10 = 49). Tani na bëhet i qartë roli i numrit se pse 49 herë e gjuajmë shejtanin me 49 gurë duke qenë në Haxh, ku po aq herë përmes kësaj sure Allahu xh.sh. na mëson se si duhet mbrojtur nga djalli.

E vërteta e dytë:

Nëse bëjmë një analizë sures së parë të radhitur në Kur’an, me të cilën fillon Kur’ani, e që është sure El Fatiha, gjejmë se lidhshmëria mes sures së parë El Fatiha dhe sures së fundit En-Nas është e çuditshme. Meqë sureja En-Nas është sure ku Allahu xh.sh. na mëson se di duhet të mbrohemi nga djalli dhe të ligat e tij, sureja El Fatiha ka zbritur që të na informojë se kush është Allahu xh.sh. dhe si duhet falënderuar At, për mëshirën e Tij, si duhet adhuruar At dhe se vetëm prej tij duhet kërkuar ndihmën . Nëse hulumtojmë në shprehjen “All-llah” brenda sures El fatiha, gjejmë se shkronjat e kësaj shprehje përsëriten gjithashtu 49 herë. Ja si shkoqitet kjo, Elifi ( ا ) që është shkronja e parë e fjalës All-llah, përsëritet në këtë sure 22 herë, shkronja Lam ( ل ) si shkronja e dytë e fjalës All-llah poashtu përsëritet në këtë sure 22 herë, kurse shkronja Ha, ( هـ ) përsëritet 5 herë, e gjithsejtë bëjnë 49 herë (22 + 22 + 4 = 49).

E vërteta e tretë

Deri tani pamë mrekullinë në shkronja, por a mund të ketë mrekulli edhe në fjalë mes këtyre dy sureve. Nëse e lexojmë suren El fatiha si sureja e parë në Kur’an, vërejmë se përbëhet prej 29 fjalëve, kurse kur lexojmë suren En-Nas si sureja e fundit në Kur’an gjejmë se përbëhet prej 20 fjalëve, që gjithsej bëjnë 49 fjalë. Këtu na bëhet e qartë se pse dijetarët islam Bismil–lahin nuk e konsideruan si ajet i sures El Fatiha.

Subhanall-llahi, velhamdulil-lahi ve lailahe il-lall-llahu vall-llahu ekber.

Jusuf Zimeri

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Lansohet një prej aplikacioneve më të mira nga “muslimanët për muslimanët”

Çfarë është fara Chia dhe pse duhet konsumuar?

Mund të vazhdoni të qetë të ngopeni me djathë sepse nuk ju shëndosh!

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.