Author: Dija Online

Qumështi i bletës i quajtur ndryshe xhelatina mbretërore është një lëng i bardhë me vlera të larta ushqyese, që del nga gjendrat e faringut, nga koka…

Ani pse jemi në përfundim të muajit janar, muaj ky i caktuar si afat kohor në rezolutën e Kuvendit të Kosovës që e obligon Qeverinë e vendit për të rrënuar murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, kjo e fundit nuk ka bërë asnjë veprim konkret deri më tani karshi kësaj çështje.
Por, pavarësisht asaj që ka kaluar 30 ditëshi i këtij muaji, një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ende kanë shpresë se Qeveria do ta respektoj afatin e caktuar në këtë rezolutë për rrënimin e murit, kurse pjesa tjetër këmbëngul se rënia e tij do të ndodh vetëm me rënien e Qeverisë.
Time Kadrijaj, deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, konsideron se nuk është hera e parë që ekzekutivi nuk po e respekton rezolutën, pasi që sipas saj një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rezolutat e më parshme të nxjerrura nga Kuvendi.
“Debati parlamentar për murin e ndërtuar ilegalisht në veri të Mitrovicës, version i dhënë edhe nga Ministria e ambijentit si ndërtim pa leje është dasht të rrënohet e..

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, vazhdon me reformat e tij të ashpra. Këtë herë ai ka pezulluar përkohësisht luftën e tij kundër drogës duke e zhvendosur fokusin tek eliminimi i korrupsionit brenda forcave të policisë.
Kjo pas vdekjestë një biznesmeni koreanojugor në selitë e policisë kombëtare në Manila.
“Duhet të fokusohemi tek pastrimi i brendshëm.Për momentin, s’do të ketë më operacione kundër drogë ,” tha shefi i policisë Ronald Dela Rosa gjatë një fjalimi në kampin Crame në qytetin Quezon.
Dela Rosa bëri këto komente, pas daljes publike të Presidentit Duterte i cili u zotua se do të identifikonte të gjithë agjentët e policisë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme. Megjithatë, Presidenti tha se sapo të mbarojë me policinë, lufta e tij kundër drogës do të vazhdojë deri në fund të mandatit në vitin 2022.
Që kur Duterte erdhi në pushtet në qershor të vitit 2016, fushata e tij anti-drogë ka çuar në vrasjen e më shumë se 7000 personave të lidhur me drogës./kumti.com

NATO dhe administartat e re amerikane kanë rënë dakord për nevojën e dialogut me Rusinë, me qëllim përmirësimin mes palëve.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se pajtohen për domosdoshmërinë e dialogut me Rusinë “nga një pozicion i forcës”.
Stoltenberg zhvilloi të martën një bisedë telefonike me Presidentin Trump dhe Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe sipas Stoltenberg, të tre kanë qenë në një mendje, përsa i përket angazhimit të SHBA në lidhje me Aleancën Euroatlantike.
Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë kanë rënë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë. Trump është zotuar më herët se do t’i japë një shtysë përpara marrëdhënieve me Rusinë, por e kishte quajtur NATO-n, një organizatë të cilës i ka ikur koha./ tvklan

Greek Prime Minister Alexis Tsipras attends on January 28, 2015 the government's first cabinet meeting at the Greek Parliament in Athens. Greece's new radical left-led government prepared to meet on January 28 for the first time to hammer out a strategy for renegotiating the country's giant bailout, after storming to power on a promise to reject years of harsh austerity policies. AFP PHOTO / LOUISA GOULIAMAKI (Photo credit should read LOUISA GOULIAMAKI/AFP/Getty Images) Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se i është mirënjohës Greqisë për mbështetjen që i jep vendit të tij në rrugën evropiane dhe për faktin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Vuçiç tha se kjo miqësi duhet të forcohet edhe me marrëdhënie më të mira ekonomike, andaj paralajmëroi mbajtjen e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive. Vuçiç i bëri këto komente për gazetarët në Beograd, pasi priti homologun grek, Alexis Tsipras.
Kryeministri serb tha po ashtu se Serbia dhe Greqia do të bashkëpuno..

VMRO-DPMNE kërkon llogari nga ndërkombëtarët të cilët u prononcuan për vazhdim të bisedimeve dhe formimin e Qeverisë së re.
Me ton të ashpër, partia e Gruevskit kërkon që ambasada e SHBA-ve të sqarojë qëndrimin e djeshëm dhe të saktësojë nëse kjo nënkupton se ambasada amerikane përkrah idenë që mandati duhet t’i kalohet partisë së dytë.
“VMRO-DPMNE kërkon sqarim nëse SHBA sugjeron dhe kërkon nga Maqedonia dhe partitë në parlament që të mos ketë zgjedhje të reja parlamentare dhe a mundet që kjo ftesë të interpretohet si qëndrim zyrtar i administratës së SHBA-së, që partitë sipas radhës aktuale me fuqinë që doli nga zgjedhjet e fundit, të formojnë Qeveri të re?”, thanë nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE-ja kërkon llogari edhe nga BE-ja e cila tha se duhet të merret parasysh edhe krijimi i një “Qeverie sa më të zgjeruar”.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se mbeten në qëndrimin e së dielës ku kërkonin zgjedhje të reja si mundësi e vetme e daljes nga kriza dhe evitimit të konflikteve.
Pas kërkimit të ..

Më 31 janar të vitit 1950, presidenti Harry Truman shpall publikisht zhvillimin e bombës me Hidrogjen.
Para se të merrte një vendim, presidenti u takua me një grup shkencëtarësh për t’i pyetur se çfarë mendonin rreth një bombe të tillë.
Shkencëtarët ishin ata që kishin punuar për ndërtimin e bombës atomike dhe shprehën rezerva, pasi nuk donin të bëheshin pjesë e ndërtimit të një bombe edhe më shkatërruese.
Truman, nga që nuk po merrte një përgjigje të qartë, e humbi durimin dhe pyeti: “A janë rusët në gjendje të zhvillojnë një bombë me hidrogjen? pyeti ai, dhe përgjigja ishte – “Po!”.
“Atëherë çfarë dreqin presim, të na vijë bomba këtu?”, dhe dha urdhër për fillimin e projektit.
Pas 4 vjetësh, më 2 shkurt 1954, presidenti Eisenhower raportoi se prova e parë e Bombës me Hidrogjen ishte kryer në vitin 1952 nën administratën Truman.
Ndryshimi mes bombës atomike dhe asaj me hidrogjen
Bomba atomike: Ka të bëjë me ndarjen e atomit. Një neutron përplaset me bërthamën e një atomi, e nda..