Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»ASHAK në 50 vjet: Institucioni që formësoi mendimin shkencor, kulturor dhe shtetndërtues të Kosovës
    Fokus

    ASHAK në 50 vjet: Institucioni që formësoi mendimin shkencor, kulturor dhe shtetndërtues të Kosovës

    EMBy EM10-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    ASHAK në 50 vjet: Institucioni që formësoi mendimin shkencor, kulturor dhe shtetndërtues të Kosovës
    ASHAK në 50 vjet: Institucioni që formësoi mendimin shkencor, kulturor dhe shtetndërtues të Kosovës
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

     

    Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka shënuar sot 50-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne në Prishtinë, që mblodhi figura të larta shtetërore nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të akademive të vendeve të ndryshme dhe ambasadorë të akredituar. Ngjarja u vlerësua si një moment historik që përmbyll gjysmëshekullin e punës së institucionit më të lartë shkencor e kulturor të vendit, i cili ka qenë i pandashëm nga zhvillimet politike dhe shoqërore të Kosovës.

    Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i ASHAK-ut, Mehmet Kraja, theksoi se historia e Akademisë është e ndërthurur ngushtë me historinë e Kosovës. Ai kujtoi se ASHAK-u, që nga themelimi, ka vepruar si institucion i Kosovës dhe ka mbetur i tillë në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke reflektuar sfidat, aspiratat dhe tranzicionet që ka kaluar vendi.

    “Akademia u themelua si e Kosovës dhe si e tillë ka mbijetuar deri sot, duke ndarë fatin e vështirë të historisë dhe gjeografisë së vendit. Në këtë rrugëtim, ajo ka kontribuar në emancipimin shoqëror, duke u lidhur ngushtë me vlerat e humanizmit, mendimit të lirë dhe progresit”, u shpreh Kraja, duke nënvizuar rrethanat specifike politike dhe shoqërore që paraprinë krijimin e institucionit.

    Kraja theksoi se, pavarësisht arritjeve të rëndësishme, sfida kryesore e Akademisë mbetet konsolidimi i plotë institucional dhe sigurimi i pavarësisë së saj funksionale. Ai rikujtoi se ASHAK-u ka qenë jo vetëm mbështetëse e të gjitha proceseve politike që çuan Kosovën drejt pavarësisë, por shpesh edhe gjeneruese idesh që ndikuan në orientimin kulturor dhe shoqëror të vendit.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalën e saj vlerësoi ASHAK-un si qendrën ku u formësua mendimi politik dhe akademik i vendit. Ajo tha se akademikët, përgjatë pesë dekadave, kanë punuar në rrethana të vështira, por me qëllimin e palëkundur për të mbrojtur gjuhën, kulturën dhe interesin kombëtar.

    “Akademikët kanë artikuluar idetë që i dhanë kuptim rrugës sonë për një shoqëri të vlerave dhe për një shtet modern, të integruar në institucionet euroatlantike. Studimet, arkivat, botimet dhe krijimtaria letrare-artistike kanë mbajtur gjallë ëndrrën tonë për liri dhe shtet”, deklaroi Osmani.

    Ceremonia jubiliare u vlerësua si një pikë reflektimi për rrugën e deritanishme dhe si një udhërrëfyes për misionin e ardhshëm të ASHAK-ut në forcimin e dijes, kulturës dhe identitetit të Kosovës në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleArmëpushim vetëm me emër: Rikthimi i kufomave të përdhunuara ekspozon brutalitetin sistematik të Izraelit
    Next Article Qeverisje pa llogaridhënie: IKD shpalos rastet që e tronditën opinionin publik
    EM

    Related Posts

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    28-07-2026

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    28-07-2026

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    28-07-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë i ndodh sheqerit tuaj në gjak kur hani makarona me salcë domatesh?

    A mund t’ju mbajë kafja të hidratuar?

    Temperatura më e mirë e ujit për hidratim dhe tretje

    Dhjami i viçit kundrejt vajit të farërave: cili është më i shëndetësuar për të gatuar?

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    BLASFEMIA, DHUNA, GËNJESHTRA (*) – Fatmir Baçi

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.