Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A është e lejuar marrja e abdestit nëse i ke flokët e lyera me gell (xhel)?
    Qendrime Islame

    A është e lejuar marrja e abdestit nëse i ke flokët e lyera me gell (xhel)?

    Dija OnlineBy Dija Online30-01-201805 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Es selamu alejkum ue rahmetullah!
    Kisha një pyetje rreth marrjes së abdestit.
    A është e lejuar marrja e abdestit nëse i ke flokët e lyera me xhel, llak apo preparate të tjera për stilimin e flokëve tek meshkujt. Allahu ju shpërbleftë.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Marrja e abdestit, pasi të lyhen flokët me xhel, llak ose preparate të tjera të cilat përdoren nga femrat dhe nga meshkujt është një problematikë e cila shtrohet shpesh nga muslimanët, pastaj edhe shohim përgjigje të ndryshme nga hoxhallarët të cilët janë pyetur, gjë që krijon paqartësi te të interesuarit që të dinë se cila është më e qëlluara nga këto. Prandaj do të mundohemi të japim përgjigje duke i pasur parasysh pikënisjet dhe komentet e ulemave bashkëkohor të cilët kanë folur në lidhje me këtë çështje.

    Së pari:
    Duhet të dimë se gjatë abdestit, disa nga pjesët lahen duke u hedhur ujë, lagur tërësisht dhe fërkuar (sikurse duart, fytyra, goja, etj), ndërsa disa pjesë vetëm fërkohen (u jepet mes`h) me dorë të lagur dhe këto pjesë nuk është e obliguar që të lagen tërësisht (sikurse koka dhe këmbët, nëse i kemi mbathur mestet).

    Së dyti:
    Pjesët të cilat detyrimisht lagen duhet të kemi kujdes që gjatë abdestit, të mënjanojmë të gjitha pengesat të cilat ndalojnë arritjen e ujit tek ato pjesë. Prandaj femrat të cilat i lyejnë gishtat me llak apo bëjnë makijazh duhet të kenë kujdes që kur të marrin abdest, t`i largojnë këto gjëra nga pjesët të cilat pastrohen gjatë abdestit. Përndryshe, nëse nuk e bëjnë këtë, atëherë abdesti i tyre nuk është i saktë. Gjithashtu nga këto pjesë duhet të largohen edhe llojet e kremrave që pengojnë arritjen e ujit të abdestit tek ato.

    Së treti:
    Dispozita e mëparshme kishte të bënte me ato pjesë që pastrohen duke u lagur gjatë abdestit, ndërsa te pjesët që vetëm fërkohen me dorë të lagur, më konkretisht koka e cila vetëm fërkohet gjatë abdestit, a është kusht që të largohen ato pengesa (sikurse llaku dhe xheli) që nuk lejojnë të arrijë uji apo nuk është kusht kjo?

    – Dijetarët të cilët kanë folur në lidhje me këtë problematikë kanë thënë se preparati me të cilin lyhen flokët nëse është i hollë dhe nuk krijon shtresë mbi flokun që pengon arritjen e ujit, atëherë lejohet të marrim abdest pasi ta kemi përdorur këtë preparat. Si shembull i këtyre preparateve janë llojet e ndryshme të vajrave që përdoren për të rregulluar dhe mirëmbajtur flokët.

    – Por nëse preparati është më i trashë (si geli) dhe krijon shtresë mbi flokët që pengon arritjen e ujit, atëherë shumica e ulemave të nderuar anojnë se abdesti nuk është i saktë. Prandaj ata theksojnë se patjetër duhet që kjo të largohet nga flokët, pastaj të merret abdesti. Ata gjithashtu theksojnë se këto preparate, nëse përdoren pasi të kemi marrë abdest, nuk prish punë, qëllimi është që gjatë abdestit, kur ta fërkojmë kokën, të arrijë uji te flokët..
    Ky sqarim që është bërë më lart është mendimi i shumicës së ulemave bashkëkohorë, të cilët janë pyetur në lidhje me këtë problematikë. Pikënisja e tyre mbështet në thënien e Allahut të Lartësuar: “O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja (jepni mes`h), e këmbët lani deri në dy zogjtë.” (Maide, 6)

    Kurtubiu thekson se përdorimi i pjesëzës “bi” te vendi ” ” وَامْسَحُوا بِرُؤُوسِكُمْ – ” fërkoni kokat tuaja (jepni mes`h)”, nënkupton që me kokë të fërkohet uji. Prandaj çdo gjë që e pengon kontaktin e ujit me flokët gjatë abdestit duhet të mënjanohet.

    – Kurse një grup dijetarësh bashkëkohorë, të cilët kanë dhenë mendim rreth kësaj çështjeje, nuk janë shumë rigorozë në këtë. Ata thonë se koka fërkohet gjatë abdestit dhe nuk është e kërkuar të laget me ujë si pjesët e tjera. Prandaj edhe nëse kemi në kokë imame (çallmë ose kapuç) dhe është vështirë të hiqet, ose gruaja e ka shaminë e shtrënguar, lejohet që gjatë abdestit t`i japë mes`h. Pastaj gjithashtu edhe nëse flokët lyhen me vaj, këna dhe me ngjyrë nuk pengon marrjen e abdestit.

    Por argumentimi i tyre më i qartë në të cilin ata mbështeten është se transmetohet nga Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, gjatë haxhit kishte lyer flokët me mjaltë që t’i drejtonte dhe ashtu i mbajti derisa i rroi (shënon Ebu Davudi, Hakimi dhe Bejhikiu). Dihet shumë qartë se mjalti është i trashë dhe nëse vihet në flokë, krijon shtresë dhe pa dyshim i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, gjatë asaj kohe ka marrë abdest dhe i ka dhënë mes`h kokës. Prandaj çështja e depërtimit të ujit gjatë abdestit nuk është e njëjtë si te duart, fytyra ose pjesët e tjera të cilat lahen dhe te fërkimi i kokës.

    Kjo ishte ajo që arritëm të përmbledhim në lidhje me këtë mesele dhe mendojmë se qasja e fundit është shumë e arsyeshme dhe do të ishte më e qëlluar të bëjmë dallim mes fërkimit të kokës dhe pjesëve të tjera, pasi për këtë kemi edhe argument nga praktika e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Kështu që dhënia mes`h kokës duke pasur në flokë preparate të këtilla gjatë abdestit është e pranuar. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleA lejohet përdorimi i Alkoolit medicinal?
    Next Article A lejohet abdesti dhe namazi nëse përdorim kremra që përmbajnë përqindje alkooli?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.