Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A lejohet përdorimi i Alkoolit medicinal?
    Qendrime Islame

    A lejohet përdorimi i Alkoolit medicinal?

    Dija OnlineBy Dija Online30-01-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Pyetja:

    Selam alejkum! Është hera e dytë që shkruaj në faqen tuaj dhe në herën e parë kam ngelur më se e kënaqur me përgjigjen tuaj. Kjo pyetje ndoshta nuk është shumë e lidhur me fenë tonë islame, por gjithsesi më nevojitet mendimi juaj. Unë në shtëpi përdor alkool medicinal. Ky alkool në mjekësi është i njohur për dezinfektim dhe unë më së shpeshti e përdor në kuzhinë për dezinfektim dhe për pastrim. Por disa njerëz më kanë thënë se është haram të përdorësh alkool edhe nëse është alkool medicinal ose ndryshe e njohur si etanol (C2H5OH) dhe është haram edhe të preket. A ka dallim midis alkoolit medicinal dhe alkoolit që pihet dhe a mund të vazhdoj ta përdor këtë alkool? Dhe ju kërkoj ndjesë që po dal jashtë temës për fenë. Allahu ju shpërbleftë.

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Motër e nderuar, më lejoni së pari të bëj një sqarim në lidhje me hezitimin tuaj apo mendimin tuaj se kjo problematikë nuk ka të bëjë me Islamin. Është më se e saktë që kjo problematikë ka të bëjë me fenë, pasi është një çështje për të cilin ju kërkoni ta dini dispozitën se a lejohet apo jo. Besimtari duhet ta dijë se Islami nuk është një fe që e mëson njeriu vetëm se si të falet, agjërojë…; me një fjalë vetëm për adhurimet të cilat kanë të bëjnë në mes tij dhe Krijuesit të tij, Zotit të Madhëruar, dhe këtu merr fund njohuria islame. Jurisprudenca islame ashtu si është valide për çdo kohë dhe vend, është edhe universale dhe gjithëpërfshirëse; aty sqarohen edhe dispozitat të cilat kanë të bëjnë me krijesat, në raportet njeri-njeri dhe krijesa të tjera që jetojnë në këtë Tokë. Por gjithashtu në të përfshihen edhe problematika të tjera, për të cilat ka nevojë njeriu t`ua dijë dispozitën. Prandaj në shkencën e Fikhut (jurisprudencës islame) është një lëmi e veçantë që quhet “Fikhu nevazil”, që hulumton problematikat e ndodhitë e reja dhe aktualitetet me të cilat ballafaqohet njerëzimi në kohën bashkëkohore.

    Pasi sqaruam këtë, themi se çështja e përdorimit të alkoolit medicional, është një nga çështjet e reja për të cilat ulematë e vjetër nuk kanë debatuar, pasi kjo nuk ishte prezent në kohën e tyre. Kurse nga ulematë bashkëkohorë kemi me dhjetëra fetva, mendime, qëndrime që flasin dhe e trajtojnë këtë mesele. Përgjigjet e tyre nuk janë unanime, por janë të ndryshme; disa e lejojnë, disa e ndalojnë, disa të tjerë edhe pse nuk e konsiderojnë të ndaluar e konsiderojnë më të dobishme për muslimanin t`i largohet përdorimit të tyre.

    Pa u zgjeruar më shumë themi se dispozita në këtë është e njëjtë sikurse dispozita e përdorimit të alkoolit në kozmetikë (në parfume).

    Mendimi më i saktë është se alkooli mjekësor lejohet të përdoret, pasi në esencë ky alkool është i denatyruar, pra është alkooli etilik i papastër ose i rafinuar të cilit i është shtuar një lëndë denatyruese për ta bërë të papërdorshëm për pije alkoolike. Si lëndë denatyruese përdoren metanoli, bazat piridinike. Prandaj derisa nuk qenka e mundshme që të përdoret për pirje, atëherë edhe nuk mund të dehë dhe për këtë nuk ka ndonjë ndalesë që do ta pengonte përdorimin e tij për dezinfektim.

    Zoti e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleJu sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”
    Next Article A është e lejuar marrja e abdestit nëse i ke flokët e lyera me gell (xhel)?
    Dija Online

    Related Posts

    A përbën blerja e hurmave izraelite ndihmë për pushtuesin?

    13-02-2026

    Konferenca e 21-të e Imamëve (AMJA): 86 rekomandime mbi angazhimin politik, të drejtat e njeriut dhe aktivizmin shoqëror

    06-01-2026

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.