Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Feja mbush sheshet, atë që s’bën dot politika
    Lajme

    Feja mbush sheshet, atë që s’bën dot politika

    Dija OnlineBy Dija Online06-10-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Çdo ditë që kalon bindemi edhe më shumë se politika në vetvete po ndjehet e kërcënuar. Mjafton të kundrosh organizimet apo festat fetare dhe do bindesh për këtë. Sa më shumë po kalojnë vitet aq më shumë reputacioni i politikanit po zbehet, dhe përkundër tij, feja po rrit akoma edhe më tepër idhtarët e saj.

    Ajo që ta vret syrin, nga jugu në veri, është impotenca e dukshme e forcave politike në vend. Asnjë parti, madje asnjë lider, nuk mund të mbledhë më në shesh apo në bulevard aq sa u mblodhën, për festën e Kurban Bajramit. Me sa duket, me të drejtë mund të themi, se politika ka humbur thellë përballë fesë.

    Mos vallë, politika është e paaftë ditët e sotme për të ngjallur besimin tek njerëzit? Mos ndoshta, ajo ka dalur cullak përballë popullit dhe pikërisht nga kjo nuk frymëzon më askënd, madje as ata që kanë vite që kanë përfitur marrëzisht prej saj, dhe vazhdojnë të jetojnë ende në emër të saj.

    Ku janë puthadorët e partive politike? Ja pra, as këta më nuk frymëzohen edhe pse kanë qenë përfitues të drejtpërdrejtë të saj. As këta nuk dalin më në sheshe. Individët që mbushin sheshet, nuk duhet të konsiderohen militant, ky është një emërtim i vjetër, një i ri ndoshta do të ishte; përfitues. Pikërisht ky është koncepti i saktë, përfitues! Ah, sa bukur.

    Nëse nuk ka interes për partinë politike, individi as nuk do t’ia dijë se ç’ndodh, asgjë se frymëzon më atë, pasi ai e di mjaft mirë se idealet kanë vdekur tashmë, dhe çdo gjë që trumpetohet me të madhe lartë e poshtë nëpër media, nuk janë asgjë tjetër veçse fjalë, asgjë më shumë se kaq.

    Hidhni një sy organizimeve që bëjnë partitë e mëdha politike në vend, përveç atyre që kanë një lidhje interesi të drejtpërdrejtë, askujt nuk ia ka ëndja të dëgjojë llomotitjet e tyre, dhe ndoshta, së fundi, me të drejtë, dy liderët e partive më të mëdha në vend, jo rastësisht zgjedhin të paraqiten në media, me njerëzit e klerit.

    Me një fjalë, politikanët e kanë kuptuar se përballë fesë ata çdo ditë po humbasin terren, ndjehen të pafuqishëm ndaj forcës së saj, dhe përballë kësaj gjendje, kërkojnë që nëpërmjet saj të hyjnë edhe njëherë në jetën e qytetarëve të vendit.

    Më në fund e kanë kuptuar se feja shënjon hipotezën historike sipas të cilës nuk është e nevojshme që liria të sundohet nga pronësia dhe që shoqëria njerëzore të udhëhiqet nga një oligarki e ngushtë biznesmenësh të fuqishëm dhe shërbëtorët e tyre në politikë, polici e media të sundojnë jetën e tyre. Por a është e aftë poltika ta fshehë këtë ide. Mjafton të shohim sheshet, shikoni sa njerëz mblidhen.

    Pra, tek besimi në Zot, ekziston mundësia e një shoqërie në të cilën mbizotëron ajo që feja e quan “shoqëri e lirë”, ku individi mendon se vetëm kjo forcë e mbinatyrshme nuk e tradhton, ku përparon zhdukja e kontradiktave të mëdha të dasive ekonomike mes njerëzish, aty ku individi mendon se të gjithë njerëzit janë të barabartë ( mdisi punës intelektuale dhe asaj fizike, midis qytetit dhe fshatit, midis burrave dhe grave, midis drejtuesve dhe punëtorëve, të varfërve dhe të pasurve etj) dhe ku vendimet që kanë të bëjnë me gjithkënd merren nga të gjithë. Këtë mundësi barazimtare feja e trajton si parim mendimi dhe veprimi, dhe nuk e lejon aspak të ikë.

    Ndërsa politika përballë kësaj ideje ka mbetur në klasë, ajo nuk frymëzon më askënd dhe mbi të gjitha, çdo fjalë e saj, në ditët e sotme ka prirjen për të ikur tëhu në ajër si tym duhani, ashtu kot, pa orientim, dhe pa rënë në sy, në heshtje si tradhtare …

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleBajden i kërkoi falje Erdoganit
    Next Article ​Shqipëria po i kthehet Islamit, krahasim mes vizitës së Papës dhe Kurban Bajramit
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.