Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Sot është qetë në Mitrovicë
    Lajme

    Sot është qetë në Mitrovicë

    Dija OnlineBy Dija Online23-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Të hënën situata në Mitrovicë është qetësuar, pas përplasjeve të së dielës ndërmjet protestuesve dhe policisë te ura qendrore mbi lumin Ibër.

    Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, të cilët kishin dalë në jug të qytetit të Mitrovicës për të kundërshtuar rivendosjen e barrikadës në urën qendrore mbi lumin Ibër, nga ana e autoriteteve komunale të Mitrovicës së Veriut, në praninë e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë.

    Raportohet se nga përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, janë lënduar të paktën 13 policë. Përderisa nuk ka konfirmime për numrin e të lënduarve nga protestuesit, por sipas policisë, besohet se janë mbi 10 veta.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës nga komanda në jug të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Radion Evropa Lirë se përveç lëndimeve, si pasojë e dhunës janë shënuar edhe djegie të automjeteve të policisë.

    “Si pasojë e protestës të së dielës, 13 pjesëtarë të Policisë janë të lënduar. Po ashtu, nga përdorimi i mjeteve ndezëse nga protestuesit, janë djegur katër vetura, dy të policisë së Kosovës, një e EULEX-it dhe një e UN-it (UNMIK-ut) “, ka konfirmuar Zahiti për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas tij, policia ka arrestuar të paktën pesë persona.

    Në anën tjetër, nuk është konfirmuar edhe numri i protestuesve të lënduar, por, sipas policisë, raportohet se më shumë se 10 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit.

    Protesta ka filluar rreth orës 15:00, kur masa po drejtohej drejt urës së Ibrit, që ndan jugun dhe veriun e qytetit në dy komuna.

    Por, gjendja ka eskaluar pak minuta më vonë, kur një grup i protestuesve provoi të çajë kordonin e policisë me synimin që të shkojë drejt urës së Ibrit. Mbi urë, në pjesën jugore shiheshin pjesëtarët amerikanë të KFOR-it, kurse në veri, karabinierët italianë.

    Ndërsa, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë përdorur gazin lotsjellës, KFOR-i kryesisht ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

    Me brohoritjet “UÇK, UÇK”, “S’duam barrikadë – duam urë”, “Liri e lëvizjes” e të tjera, protestuesit u ndanë disa herë nëpër grupe duke e sulmuar policinë me gurë.

    Në mbështetje të Policisë së Kosovës është vënë edhe ajo e EULEX-it, e cila ka përdorur gazin lotsjellës. Gjatë gjithë kohës, KFOR-i ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

    Në orët e mbrëmjes, situata në Mitrovicë është qetësuar, ndërkohë që janë vërejtur patrullime të shtuara të organeve të rendit, si nga ato vendore ashtu edhe ndërkombëtare.

    Protesta e së dielës, fillimisht ishte thirrur nga një grup i qytetarëve që kishin paralajmëruar të protestonin qetë. Por, më pas të njëjtit kishin alarmuar organet e rendit se ka grupe që do të infiltroheshin për të përshkallëzuar situatën. Në bazë të këtyre informacioneve, Policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-it vepruan në bazë të një plani të përbashkët.

    Ndërsa, në jug të Mitrovicës po protestohej, janë vërejtur tubime të qytetarëve serbë edhe në veri. Por, ata vetëm i kanë përcjellë qetë këto zhvillime.

    Për dallim nga barrikada me rërë e gurë e korrikut të vitit 2011, e vendosur nga serbët lokalë mbi urën e Ibrit, kjo e fundit, e vendosur më 18 qershor, u quajt”Parku i Paqes” dhe u mbush me vazo prej betoni për të pamundësuar lëvizjet nga të dyja anët e qytetit me mjete motorike.

    Për gjendjen e krijuar në Mitrovicë, kanë reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga dhe Qeveria në largim e Kosovës, duke ftuar qytetarët që të vetëpërmbahen.

    Ndërsa, Jahjaga përmes një komunikate me shkrim, ka thënë se problemi i Mitrovicës nuk zgjidhet me dhunë, në komunikatën e qeverisë thuhet se qytetarët duhet të përmbahen ngase barrikada do të largohet së shpejti.

    Duke qenë dëshmitar i zhvillimeve të së dielës në Mitrovicë, forca e KFOR-it ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Policisë së Kosovës.

    Sipas një komunikate të KFOR-it, Policia e Kosovës “ka qenë në gjendje që të frenojë një protestë të madhe, duke treguar profesionalizëm të madh, efektivitet dhe aftësi në menaxhimin e situatës në mënyrën e duhur”.

    Sipas komandantit të KFOR-it, gjeneralit Salvatore Farina, përpjekja kryesore ishte që të evitohet përleshja ndër-etnike dhe eskalimi i dhunës.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePesë zbulimet e myslimanëve që ndryshuan botën
    Next Article Lazarat, 40 familjet myslimane, të vetmet që s’mbollën hashash
    Dija Online

    Related Posts

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    22-09-2026

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    22-09-2026

    Friedrich Merz: A po i kthen shpinën CDU-ja kancelarit?

    18-09-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Turkish Airlines, Pegasus dhe AJet anulojnë fluturimet drejt Iranit pas shtrëngimit të sanksioneve amerikane

    Shtetet e Gjirit kanë nevojë për «marrëdhënie të mira» me Iranin si pjesë e një kuadri të ri sigurie, thotë Kryeministri i Katarit

    OpenAI nuk do të dalë me fitim para vitit 2030; parashikohet një djegie kapitali prej 278 miliardë dollarësh

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Barack Obama dhe miti i “më të zgjedhurit”

    FP: Trumpi ka vrarë “paqartësinë strategjike” rreth Tajvanit

    FP: Demokracia gjermane, ashtu siç e njihnim, ka marrë fund

    • Besimi

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.