Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Edukim»CILA RRUGË SHPIE TEK ALLAHU – Ekrem Avdiu
    Edukim

    CILA RRUGË SHPIE TEK ALLAHU – Ekrem Avdiu

    Dija OnlineBy Dija Online23-05-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    CILA RRUGË SHPIE TEK ALLAHU

    Është e vështirë për njeriun që në mesin e dallgëve nëpër të cilat e përplasë jeta dhe sprovat e saj, të orientohet se cilës rrugë duhet të ecë. Hutia rritet edhe më tej kur ai ndodhet në mes të një udhëkryqi, me ç’rast assesi nuk mund të gjejë kah t’ia mbajë. Njeriut i ndodhë kjo sidomos kur arrin në një vend pa mos e ditur se kah dhe si ka ardhur deri aty. Rrugët e jetës e habisin njeriun në të njëjtën mënyrë. Ai që e përcjellë rrugëtimin e jetës së vet deri në detaje, ka më pak gjasa që të humbë rrugën, qoftë edhe kur ndodhet në lëmshet e ndryshëm të jetës. Por, individi i cili për dekada të tëra nuk është interesuar të dijë kah vjen dhe kah është duke shkuar, e ka më të vështirë të gjejë orientimin e duhur.

    Është e pamohueshme se, sido që të jetë puna e cilitdo njeri, udhëzimin e ka në dorë Allahu i Madhëruar, Krijuesi i gjithësisë dhe njeriut. Ai ka marrë për sipër që njeriut t’ia tregojë rrugën, duke i garantuar se nëse ecë asaj rruge, jeta e tij gjithsesi do të ketë kuptim, duke fituar njëkohësisht edhe garancën për lumturi dhe shpëtim në të dy botët. Identifikimi i rrugës, sikur është e njohur edhe në jetën e përditshme, bëhet kur dikush, vërtetësia e fjalës së të cilit nuk vjen në diskutim, dëshmon se kjo rrugë shpie në destinacionin e dëshiruar. Në rastin e njeriut i cili kërkon udhëzimin e përjetshëm, nuk ka dëshmi më të fortë sesa Fjala e Allahut.

    Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe kjo është Rruga Ime e Drejtë, andaj pasojeni dhe mos pasoni rrugica të cilat do t’u shmangin prej Rrugës së Tij.” (En’am, 153) Kalimi në të folur, sikur vërehet tek ajeti, prej vetës së parë në të tretën brenda fjalisë së njejtë është mënyrë shumë e lartë kur’anore e shprehjes, e cila në gjuhën origjinale të Kur’anit, atë arabe, ia rritë edhe më tepër vlerën stilistike shprehjes kur’anore. Një gjë e tillë, në gjuhën tonë mund të jetë e pavërejtur, ndoshta për dikë edhe e tepërt, por ia vlen të përmendet për të mos shkaktuar huti gjatë leximit të përkthimit të ajeteve. Në anën tjetër, ekziston në këtë ajet një gjë e cila humb lehtë mund të vërehet e ajo është se Rruga e drejtë përmendet në njejës dhe atë me shprehjen kur’anore ‘Sirat’, ndërsa rruga jo e drejtë, ajo që nuk shpie tek Allahu përmendet në shumës dhe atë me shprehjen ‘Sebil’ (shumësi ‘subul’).

    Abdullah b. Mesudi transmeton: e vizatoi i Dërguari i Allahut para neve nje vijë dhe tha: “Kjo është Rruga e Allahut.” Pastaj vizatoi vijëza nga e djathta dhe e majta e saj dhe tha: “Këto janë rrugicat. Në krye të secilës prej tyre është nga një shejtan që thërret kah ajo.” Pastaj citoi: “Dhe kjo është Rruga Ime e Drejtë, andaj pasojeni dhe mos pasoni rrugica të cilat do t’u shmangin prej Rrugës së Tij. Me këtë ju porositë Ai, në mënyrë që të bëheni të ruajtur.” (En’am, 153)[1]

    Kjo jep të kuptohet në mënyrë të padiskutueshme se rruga e cila çon tek Allahu është unikate. Ajo është rruga me të cilën Allahu i ka dërguar të dërguarit e Vet dhe me të cilën i ka shpallur Librat. Nuk ka mundësi që njeriu të arrijë deri tek Allahu përveçse nëpërmjet kësaj rruge. Kjo rrugë është e lidhur me Allahun dhe çon drejt tek Allahu. Thotë Allahu i Madhëruar: “Kjo është rruga e drejtë e cila shpie drejtë e tek Unë.” (Hixhër, 41) Në kuptimin e këtij ajeti është thënë se dtth. rruga e drejtë është  ajo e cila fillon tek Allahu dhe përfundon tek Ai, burimin e ka prej Allahut ngase Ai e ka shpallur, përshkruar dhe përcaktuar shenjat e saj, por edhe përfundon tek Ai sepse shpërblimi dhe suksesi për vajtjen, ecjen dhe praktikimin e saj është nga Allahu i Madhëruar. Dijetarët kanë thënë se ky ajet është gati i ngjashëm me ajetin në të cilin Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe për Allahun është t’u qartësojë rrugën e drejtë.” (Nahël, 9) Një prej kuptimeve të këtyre dy ajeteve është se Allahu e ka marrë përsipër qartësimin dhe sinjalizimin e rrugës së drejtë.

    Rruga e drejtë është e vetmja, prej gjithë rrugëve nëpër të cilat ecin njerëzit, e cila çon kah destinacioni i dëshiruar, çon kah Allahu, kënaqësia dhe shpërblimi i Tij. Legjitimiteti i kësaj rruge qëndron në faktin se Allahu e ka zgjedhur dhe e ka legalizuar për robërit e Vet. Të gjitha rrugët tjera janë qorrsokakë dhe mundi i derdhur në to shkon huq.

    [1] Shënon Ahmedi, Darimiu, Taberiu dhe el-Hakimi. Hadithi është hasen.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleUDHËZIMI DHE DHUNTIA SHKOJNË BASHKË, ASHTU SIKUR EDHE ZEMËRIMI DHE LAJTHITJA
    Next Article Si shkatërrohen shtetet
    Dija Online

    Related Posts

    Zgjidhje profetike për pasigurinë financiare: Kultivimi i bereqetit, qëndrueshmërisë dhe paqes në zemër

    03-09-2026

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    21-02-2026

    Pse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?

    28-12-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.