Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Jetesë»8 fruta me pak sheqer që nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak
    Jetesë

    8 fruta me pak sheqer që nuk rrisin nivelin e sheqerit në gjak

    Dija OnlineBy Dija Online31-07-202504 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Nëse po përpiqeni të ulni sasinë e sheqerit në ushqim ose keni ndonjë gjendje shëndetësore që kërkon kontroll të sheqerit në gjak, mund të pyesni veten nëse duhet të konsumoni më pak fruta.

    Edhe pse frutat dhe ushqimet me sheqerna të shtuara – si pijet e gazuara, karamelet apo ëmbëlsirat – përmbajnë karbohidrate të thjeshta, frutat janë gjithashtu burim i pasur me fibra dhe lëndë ushqyese thelbësore, ndaj mbeten zgjedhje e shëndetshme.

    Fibrat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit nga frutat

    Frutat përmbajnë fruktozë – një lloj sheqeri natyral – si dhe ujë, antioksidantë, vitamina, minerale dhe fibra që mbështesin shëndetin.

    “Fibrat dietike ndihmojnë në normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak duke ngadalësuar ritmin me të cilin glukoza hyn në qarkullimin e gjakut pas tretjes. Ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash treten dhe përthithen më ngadalë, duke shmangur kështu rritjet e menjëhershme të sheqerit në gjak.”

    Sheqeri në gjak ndikohet jo vetëm nga ushqimi, por edhe nga aktiviteti fizik, medikamentet, stresi, dehidratimi apo edhe cikli menstrual.

    Frutat janë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme, por nëse dëshironi të shmangni frutat më të ëmbla, më poshtë janë 8 zgjedhje me përmbajtje të ulët sheqeri.


    1. Manaferra

    1 filxhan manaferrash përmban:

    • 7 g sheqer
    • 8 g fibra
    • 14.4 g karbohidrate

    Manaferrat janë të pasura me antioksidantë, veti kundër inflamacionit, shumë vitaminë C dhe fibra. Një filxhan ka më shumë vitaminë C se një mandarinë ose limon i vogël. Mund të konsumohen si meze, si ëmbëlsirë ose të shtohen në sallata.


    2. Kivi

    1 kivi mesatar (pa lëkurë) përmban:

    • 6.7 g sheqer
    • 2.3 g fibra
    • 11 g karbohidrate

    Kivit janë fruta me ngjyrë të gjelbër ose të verdhë me lëkurë të ashpër dhe të leshtë. Shumë njerëz preferojnë ta qërojnë para konsumimit. Janë shumë të pasur me vitaminë C – vetëm dy kivi në ditë mund të zëvendësojnë plotësisht suplementët e kësaj vitamine.


    3. Kajsia

    1 kajsi përmban:

    • 3 g sheqer
    • 1 g fibra
    • 4 g karbohidrate

    Kajsitë janë fruta të vogla me ngjyrë portokalli dhe me përmbajtje të lartë të kaliumit, vitaminës A dhe C. Kujdes me versionin e thatë të kajsisë – edhe pse një kajsi e freskët ka vetëm 3 g sheqer, katër kajsi të thata mund të përmbajnë deri në 21 g sheqer.


    4. Ananasi

    Gjysmë filxhani ananas përmban:

    • 9 g sheqer
    • 1 g fibra
    • 11 g karbohidrate

    Ananasi është një frut tropikal me lëkurë të trashë dhe gjethe në majë. Është burim i shkëlqyer i manganit, vitaminës C dhe bromelinës – një enzimë që ndihmon kundër inflamacionit. Kujdes me ananasin e konservuar në shurup – përmban shumë më tepër sheqer se ai i freskëti.


    5. Shalqi

    1 filxhan shalqi përmban:

    • 9.6 g sheqer
    • 1 g fibra
    • 12 g karbohidrate

    Shalqiri përbëhet në mbi 90% nga ujë dhe është shumë freskues. Ka vitaminë A, C dhe antioksidantin likopen. Mund të pritet dhe të ruhet në frigorifer për deri në 5 ditë.


    6. Qershitë

    Gjysmë filxhani qershi pa bërthamë përmban:

    • 10 g sheqer
    • 1.5 g fibra
    • 12.5 g karbohidrate

    Qershitë janë fruta të vogla me përmbajtje të lartë të vitaminës C dhe kaliumit. Mund të konsumohen si meze ose të përdoren në përgatitjen e salcave dhe sallatave me fruta.


    7. Grejpfruti

    Gjysma e një grejpfruti të mesëm përmban:

    • 10 g sheqer
    • 2 g fibra
    • 16 g karbohidrate

    Grejpfruti është i pasur me fibra, kalium, acid folik dhe përmban 10 g sheqer. Lëngu i grejpfrutit ka më pak fibra dhe për këtë arsye ndikon më shpejt në rritjen e sheqerit në gjak. Kujdes: grejpfruti mund të ndërveprojë me disa ilaçe – këshillohuni me mjekun para konsumit të rregullt.


    8. Papaja

    1 filxhan papaje përmban:

    • 13 g sheqer
    • 2.8 g fibra
    • 18 g karbohidrate

    Papaja është frut tropikal me mish të butë dhe të portokalltë, me fara të zeza. Përmban antioksidantë, kalium, acid folik dhe vitamina A, C dhe E. Mund të hahet me lugë ose të përdoret në sallata dhe smoothie. Kujdes: njerëzit me alergji ndaj lateksit mund të kenë reagim edhe ndaj papajës, për shkak të përbërësve të ngjashëm.


    Frutat janë pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme

    Personat me diabet mund të përfshijnë frutat në dietë, por është e rëndësishme të kenë parasysh kohën dhe mënyrën e konsumimit të tyre.

    “Sheqeri në gjak reagon më mirë kur frutat konsumohen së bashku me fibra, proteina ose yndyrna. Përkundrazi, konsumimi i tepërt i frutave në formë lëngjesh, smoothie-sh apo ëmbëlsirash të përpunuara mund të çojë në rritje të menjëhershme të sheqerit për shkak të përmbajtjes më të lartë të sheqernave të shtuara dhe mungesës së fibrave.”

    Për këtë arsye, rekomandohet që frutat të konsumohen të shpërndara gjatë ditës dhe në formën e tyre natyrale.


     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleÇfarë ndodh me trupin tuaj kur agjëroni: 8 përfitime dhe ndikime të mundshme shëndetësore
    Next Article Fruti më i mirë për shëndetin e zorrëve
    Dija Online

    Related Posts

    Si ndikon konsumimi i kefirit në tensionin e gjakut?

    14-04-2026

    13 Ide për mëngjes me shumë proteina pa vezë

    14-04-2026

    7 Ushqime të Shëndetshme me të cilat mund të teprohet lehtësisht

    14-04-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.