Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Zgjidhja e krizës vetëm nëpërmjet presioneve nga jashtë
    Lajme

    Zgjidhja e krizës vetëm nëpërmjet presioneve nga jashtë

    Dija OnlineBy Dija Online09-07-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Bashkësia ndërkombëtare po humb durimin sa i përket krizës politike në Maqedoni, e cila duhet të zgjidhet sa më parë që të jetë mundur për të evituar pasojat e mundshme për vendin, thonë njohësit e çështjeve politike duke komentuar përplasjet mes partive të cilat në dy ditët e fundit nuk arritën asnjë rezultat në bisedimet për krizën politike.

    Takimet e tyre për listën zgjedhore dhe reformat në media u mbyllën pa epilog, pavarësisht thirrjeve të të dërguarit të Qeverisë gjermane, Johannes Haindl, për të paktën mbylljen e disa pikave të marrëveshjes së Përzhinës.

    I pyetur se mund të pritet masa ndaj Maqedonisë për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të marrëveshjes së arritur me ndihmën e ndërkombëtarëve, Denko Maleski, ish-ministër i Punëve të Jashtme, thotë se asgjë nuk duhet përjashtuar, tani pas vendimit të Brukselit për shkurtimin e fondeve IPA.

    “Për fat të keq, kemi ardhur edhe te një fazë e tillë. Kjo që po ndodh me shkurtimin e fondeve dedikuar Maqedonisë, flet se kemi ardhur në fazën e sanksioneve të reja”.

    “Ndërkombëtarët janë shumë të kujdesshëm ndaj nesh duke marrë parasysh brishtësinë e shtetit në rast të ndërprerjes së ndihmave financiare dhe reagimit të popullatës, problemeve të brendshme ndëretnike, problemeve me fqinjët, e kështu me radhë. Por, kjo është logjika e presionit që politikanët të kthehen në rrugën e euro-integrimit dhe të marrin përgjegjësinë për të ardhmen e vendit. Pra, sanksionet nuk përjashtohen”, vlerëson Maleski

    Vizitat e shumta të përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe presionet e vazhdueshme ndaj politikanëve, njohësi i çështjeve politike, Sefer Tahiri, i sheh si shansin e fundit për arritjen qoftë edhe të një zgjidhjeje të pjesshme.

    Në këtë kuadër, ai e sheh edhe vizitën e radhës të ndihmëssekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, e cila të hënën do të qëndrojë në Shkup.

    “Ndoshta do të ketë një kompromis sa për të tejkaluar krizën, megjithatë ai nuk do të jetë i plotë. Pra, mund të ketë një zgjidhje sa i përket listës zgjedhore dhe reformave në media, por mendoj se zgjidhja nuk do të jetë e plotë në kuptimin që do t’i plotësojë kërkesat e të gjitha palëve. Vizita e zonjës Nuland mund të shihet në këtë funksion, pra në funksion të kapërcimit të krizës, gjetjes së një zgjidhjeje, e cila do ta tejkalojë këtë amulli, këtë situatë të pashpresë, në të cilën ndodhet Maqedonia”, thotë Tahiri.

    Për moszgjidhjen e krizës, Tahiri fajëson partitë në pushtet, të cilat me veprimet e shumta që kanë ndërmarrë deri më tani, kanë bërë që gjërat të mos lëvizin nga pika zero, që nga pengesat në punën e Prokurorisë Speciale, në media duke refuzuar zgjidhjet edhe të ekspertëve të njohur ndërkombëtar, e deri te Kuvendi duke miratuar shpërbërjen e tij dhe caktuar datën e zgjidhjeve pa konsensus me opozitën.

    Alajdin Demiri, ish-diplomat dhe njohës i çështjeve politike, nuk beson se mund të ketë zgjidhje të shpejtë. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se vizita dhe presionet nga jashtë duhet të vazhdojnë pandërprerë, të paktën për të arritur organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, që i sheh si shprehjen e fundit për ndryshime në Maqedoni.

    “Maqedoninë nuk mundet ta nxjerrin nga kriza aktorët, të cilët e krijojnë dhe çdo ditë e thellojnë krizën. Situata është serioze pasi dalja nga kriza do të thotë zhbërjen e njërës strukturë dhe këtu qëndron çelësi se pse Maqedonia nuk mund të dalë nga kriza”, konsideron Demiri, i bindur se ndryshimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët, por në zgjedhje të lira dhe të pranueshme nga të gjitha partitë politike.

    Kriza politike në Maqedoni është thelluar në shkurt të vitit të 2015, kur opozita nisi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve, të cilët po hetohen nga Prokuroria speciale për vepra të ndryshme kriminale.

    Në korrik të po të njëjtit vit, partitë arritën një marrëveshje. Megjithatë, edhe një vit nga nënshkrimi, nuk janë plotësuar pikat kryesore të saj, që para së gjithash kanë të bëjnë me krijimin e kushteve për zgjedhje të parakohshme parlamentare.


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleNënshkruhet deklarata e përbashkët BE-NATO
    Next Article Britani: Hidhet poshtë kërkesa për përsëritje referendumi
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.