Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Fokus»Zgjedhjet 2025: Triumf i tretë për Kurtin
    Fokus

    Zgjedhjet 2025: Triumf i tretë për Kurtin

    EMBy EM29-12-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Zgjedhjet 2025: Triumf i tretë për Kurtin
    Zgjedhjet 2025: Triumf i tretë për Kurtin
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti ka shënuar një fitore bindëse në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, duke marrë afro 50% të votave dhe duke u pozicionuar qartë si forca kryesore politike në vend. Me këtë rezultat, Kurtit i jepet sërish mundësia për formimin e qeverisë, një objektiv që për muaj nuk ishte realizuar për shkak të ngërçit institucional, që përfundimisht çoi në zgjedhje të reja.

    Në mbrëmjen e fitores, sheshi u mbush me mbështetës të LVV-së, ku Kurti falënderoi qytetarët për besimin dhe energjinë e dhënë. Ai u shpreh se koalicioni me Guxo, Alternativa dhe PShDK përbën një subjekt politik të qëndrueshëm, në të cilin qytetarët mund të mbështeten. “Ju faleminderit që sonte, dhe jo vetëm sonte, na e bëni dimrin verë e politikën pranverë. Të gjitha premtimet tona do t’i përmbushim. Na qëndroni pranë që t’ju qëndrojmë edhe më pranë, dhe Kosova të ecë përpara në ekonomi, arsim, kulturë, siguri dhe qëndrueshmëri”, tha Kurti mes duartrokitjeve.

    Më herët, në një dalje publike për media, ai e cilësoi rezultatin si “më të thellin në historinë e vendit”, duke theksuar se “fitoi populli i Kosovës dhe Republika”. Sipas tij, certifikimi i shpejtë i votave është i domosdoshëm për të nisur punën e re qeverisë.

    Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, me mbi 95% të votave të numëruara, Vetëvendosje renditet e para me rreth 49.8%. PDK pozicionohet e dyta me mbi 21%, ndërsa LDK e treta me rreth 13.8%. AAK përfitoi rreth 6% të votave, ndërsa Lista Serbe rreth 3.5%. Në Kuvend, përveç forcave shqiptare, do të përfaqësohen edhe partitë e minoriteteve, me 20 ulëse të rezervuara – 10 për serbët dhe 10 për komunitetet tjera.

    Zgjedhjet u zhvilluan më 28 dhjetor, ku pjesëmarrja arriti rreth 44%, pak më e lartë krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. Procesi u vlerësua i qetë dhe i rregullt nga KQZ, ndërsa mbi 8600 vëzhgues monitoruan garën zgjedhore. Në total konkuruan 22 subjekte politike me 1180 kandidatë për 120 vende në Kuvend.

    Fitore e tretë politike e Albin Kurtit shënon një kapitull të ri për Kosovën, e cila tani hyn në një fazë të re pritshmërish dhe sfidash qeverisëse.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticlePse po humbin vlerat mes prindërve dhe fëmijëve?
    Next Article BE për zgjedhjet në Kosovë: Proces demokratik, tani nis puna për integrim
    EM

    Related Posts

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    31-05-2026

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    31-05-2026

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    31-05-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.