• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!
  • Kush janë mendjeshqyerit?
  • Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»VV: Thaçi e Rexhepi po duan të duken më të mirë se 40 të arrestuarit

VV: Thaçi e Rexhepi po duan të duken më të mirë se 40 të arrestuarit

0
By Dija Online on 14-08-2014 Informacione

Lëvizja VETËVENDOSJE! e konsideron të dëmshme euforinë dhe ekzaltimin që po ndërtohet në formë fushate, posaçërisht nga disa medie të regjimit, me rastin e arrestimit të 40 qytetarëve të Kosovës të dyshuar për terrorizëm e krime në luftë në Siri.
Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, Prokuroria e gjyqësori, policia e AKI-ja, porsi Qeveria e Kosovës, janë të shquar për skandale e papërgjegjësi, për korrupsion e partizim prandaj nuk duhet të ngutemi me duartrokitje për një proces të cilit nuk i dihet mirë as fillimi se lëre më fundi.

Aq më tepër që, sipas VV-së, të njëjtit nuk i luftojnë as strukturat shtetërore të Serbisë dhe as krimin e kontrabandën në Kosovë me të cilat ndodhen në marrëveshje diku publike e të zhurmshme e diku xhentëlmene e të heshtur.

“Nëse del që policia i ka arrestuar këta 40 njerëz shumë më parë për bindjet dhe pamjet e tyre sesa për krimet e kryera, atëherë këto arrestime kollaj do të mund të bëhen kundërproduktive në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! konsideron që Bashar al-Assadi, kryetari i Sirisë, është diktator që duhet rrëzuar nga pushteti, mirëpo jo pse është shiit, por për shkak se është diktator në krye të një regjimi vrastar.

“Lufta në Siri nuk është vetëm thjesht luftë politike e as kryengritje popullore kundër Assadit. Grupe e organizata nga më të ndryshmet marrin pjesë atje duke luftuar edhe njëra-tjetrën me motive e qëllime të panjohura tërësisht dhe me rezultate e pasoja të paparashikueshme plotësisht. Prandaj, qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi nuk duhet të shkojnë në atë luftë. Ne e njohim të drejtën universale të secilit për t’u solidarizuar me rezistencën dhe kryengritjet e popujve të shtypur e të shfrytëzuar nëpër botë por jemi të bindur që lufta në Siri nuk ka nevojë dhe madje pamundëson një solidaritet të tillë. Lufta në Siri nuk mund të jetë as lufta jonë e as luftë për ne”, vlerëson VV-ja.

Ndër tjerash, Vetëvendosje vlerëson se nëpërmjet këtyre arrestimeve, kryeministri në ikje dhe ministri i brendshëm në ikje po duan të duken më të mirë sesa 40 të arrestuarit.

“Mirëpo, nuk është kështu. Varfëria e papunësia që po rriten, arsimi e edukimi që po bien, predikimet fetare ekstreme që po shtohen dhe mediet që i promovojnë ato, e kanë bërë Kosovën tokë pjellore për ekstremizmin. Pikërisht ky kryeministër dhe qeveria e tij në ikje paraqesin përgjegjësit kryesor politik për këtë gjendje të rëndë. Ata janë shkaktarët e problemit dhe jo zgjidhja e tij. Kryeministri dhe qeveria e këtillë veprojnë vetëm atëherë kur janë duke e humbur pushtetin sepse vetëm te pushteti e kanë edhe mendjen edhe qenien. Për shkak të këtij pushteti që e ka kapur shtetin, kemi shërbim informativ partiak në vend të atij kombëtar e shtetëror dhe kemi banda e klane në vend të ushtrisë së Kosovës”, konsideron Lëvizja Vetëvendosje.

Në fund, VV-ja vlerëson se përveç logjikës së privatizimit që e copëtoi shoqërinë dhe e dëmtoi natyrën, përveç korrupsionit enorm qeveritar që e vodhi buxhetin dhe pamundësoi mirëqenien, edhe braktisja e bashkimit kombëtar shqiptar nga elita politike dhe institucionet e Kosovës ka krijuar terren për partikularizmat e skajshëm fetar.

“Kosova duhet të jetë shtet sekular ku shteti është i ndarë nga feja dhe ku liria e besimit dhe praktikimi i feve janë të garantuara. Mirëpo, Kosovën gjithnjë duhet parë si një pjesë të kombit shqiptar që vazhdon të jetë i ndarë padrejtësisht. Binarët e duhur të shqiptarëve përbëhen prej dy shinave historike: asaj ushtarako-kombëtare (prej Skënderbeut te Adem Jashari) dhe asaj politiko-filozofike (prej Sami Frashërit te Ukshin Hoti). Njëkohësisht, shinat e binarëve të shtetit të Kosovës duhet të jenë Republika me Social-demokraci dhe Shteti Zhvillimor në ekonomi”, përfundon reagimi i Lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
30-06-2022

Nuk ke punë me besimin tim, feja është çështje personale!

29-06-2022

Kush janë mendjeshqyerit?

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.