• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
  • Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
  • Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
  • Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
  • Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
  • Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
  • Agjendat perverse nuk njohin kufi
  • Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Fetva»Trajtimi i problemeve me prindërit, pas udhëzimit tim

Trajtimi i problemeve me prindërit, pas udhëzimit tim

0
By Dija Online on 28-04-2014 Fetva
  1. Kam një problem me prindërit

Pyetja:

Es-selam alejkum! Jam një djalë 17-vjeçar dhe elhamdulilal së fundmi jam udhëzuar, por kam një problem me prindërit sepse ata assesi s’duan ta kuptojnë gjendjen e tanishme timen, për shkak se janë mësuar me gjendjen time prej “bashkëkohori” më parë. Të sillem keq me ta s’dua, sepse mbështetem në hadithin ku thuhet ‘Prindërit janë dera e mesme e xhenetit, pra nëse dëshiron humbe atë dere ose fitoje atë’. Çka më sugjeroni të bëj?
Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Në këtë vend, mendoj se më duhet të bëj një vërejtje të rëndësishme. Fakti se familjet ose prindërit të cilët kundërshtojnë zgjedhjen e fëmijëve të tyre në esencë është logjike dhe e arsyeshme për shkak se prindërit asnjëherë nuk u dëshirojnë fëmijëve të tyre të keqen. Por koha në të cilën ata janë zhvilluar, duke i absorbuar të gjitha shpifjet që i visheshin Islamit, pastaj edhe propaganda e furishme e cila është duke ndodhur në kohën tonë, të gjitha këto i bëjnë ata të kenë paragjykime dhe neveri rreth mësimeve islame në përgjithësi. Prandaj duhet të kuptohet drejt premisa e këtij reagimi dhe kjo duhet të trajtohet si diçka e natyrshme.

Pastaj nga pyetja juaj mund të kuptojmë se edhe para udhëzimit tuaj (ashtu si ju theksoni kur keni qenë më bashkëkohorë), keni qenë i mirësjellshëm ndaj prindërve tuaj. Ndërsa tani pasi jeni udhëzuar, jo që nuk duhet të silleni vrazhdë, por duhet që në formë të theksuar ta shumëfishoni mirësjelljen, kështu që ata të binden se Islami ka ndikuar te ju.

Ne jemi të bindur se një qasje e qëlluar nga ana e juaj duke ua treguar realitetin e Islamit së pari me sjellje, pastaj me gjërat e tjera, pa dyshim do t`i bëjë ata që ta ndryshojnë qëndrimin që kanë ndaj Islamit. Prandaj bëhuni më zemërbutë me ta dhe mos ngrini zërin gjatë bisedave dhe jepu kohë që të njihen me djalin e tyre, i cili tani ka zgjedhur një formë tjetër të jetesës dhe kështu besojmë që edhe ata me kalimin e kohës do të binden se zgjedhja e juaj ishte e saktë.

Në fund, mos harroni mbështetjen tek Allahu i Lartësuar, në Dorën e të Cilit është çdo gjë. Për çdo problem, preokupim, mërzi kthehuni Atij dhe pa dyshim Allahu i do ata që i përulen Atij dhe e zgjedhin Atë për mbështetës!

Alaudin Abazi

Dijaonline.net

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

Tërmeti, frikësim dhe mësim

Mjerë për ata që falen…!

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

10-03-2023

Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)

09-03-2023

Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

08-02-2023

Tërmeti, frikësim dhe mësim

27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

  • Studime
28-02-2023

Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

  • Edukim
14-03-2023

“Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi

11-03-2023

Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

23-02-2023

Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

14-02-2023

Çka nëse (s’)lexojmë?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.