Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Jetesë»Taiwani raporton rastin e parë të virusit chikungunya nga shpërthimi në Kinë
    Jetesë

    Taiwani raporton rastin e parë të virusit chikungunya nga shpërthimi në Kinë

    Dija OnlineBy Dija Online08-08-202502 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

     

    Taiwani ka raportuar rastin e parë të konfirmuar me ethet chikungunya, i importuar nga Kina, ku aktualisht po zhvillohet një shpërthim historik i këtij virusi të transmetuar nga mushkonjat.

    Në javët e fundit, chikungunya është përhapur me shpejtësi në jug të Kinës, kryesisht në qytetin industrial Foshan në deltën e lumit Pearl, me mbi 8,000 raste të raportuara. Ky është shpërthimi më i madh i regjistruar ndonjëherë, sipas Roger Hewson, përgjegjës për monitorimin e viruseve në Institutin “Wellcome Sanger” në Mbretërinë e Bashkuar.

    Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në Tajvan (CDC) njoftuan se virusi u zbulua tek një grua tajvaneze që kishte udhëtuar në Foshan dhe ishte kthyer më 30 korrik. Ky është rasti i parë i tillë i zbuluar këtë vit, megjithëse më parë janë regjistruar mbi një duzinë rastesh të importuara nga Indonezia, Filipinet dhe Sri Lanka.

    CDC-ja ka ngritur nivelin e këshillës për udhëtime drejt provincës Guangdong – epiqendra e shpërthimit – në nivelin 2 nga 3, duke u bërë thirrje udhëtarëve të marrin “masa të shtuara paraprake”.

    Virusi mund të shkaktojë temperaturë të lartë, skuqje në lëkurë, dhimbje koke, të përziera dhe lodhje që zgjasin deri në një javë, si dhe dhimbje muskulore e të kyçeve që mund të vazhdojnë për disa javë.

    Sipas Hewson, përhapja e shpejtë lidhet me mungesën e imunitetit në popullatë dhe kushtet e favorshme mjedisore për mushkonjat bartëse të virusit Aedes aegypti dhe Aedes albopictus, të cilat shumohen në ujëra të ndenjura.

    Autoritetet shëndetësore kineze kanë ndërmarrë masa të ndryshme për kontrollin e situatës, nga inspektimet shtëpi më shtëpi dhe përdorimi i rrjetave mbrojtëse, deri tek spërkatjet me drone dhe karantinimet, të ngjashme me ato të pandemisë së COVID-19. Banorët në Foshan mund të gjobiten deri në 10,000 RMB (rreth 1,400 dollarë) nëse mbajnë ujë në enë të hapura jashtë, pasi këto krijojnë terren të përshtatshëm për shumimin e mushkonjave.

    Shpërthimi vjen pas më shumë se një muaji tajfunesh dhe reshjeve të dendura të stinës së shirave në Kinë.

    Megjithëse numri i rasteve është historik, mediat shtetërore kineze raportojnë se situata duket të ketë arritur kulmin. Nga 27 korriku deri më 2 gusht, Foshan raportoi 2,892 infeksione vendore, por asnjë rast të rëndë apo fatal. Sipas autoriteteve, ka filluar një ulje graduale e rasteve të reja në të gjithë provincën.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleFundi i Modernitetit
    Next Article Pse një ushtar amerikan i dorëzoi informacione sekrete rusëve?
    Dija Online

    Related Posts

    Si ndikon konsumimi i kefirit në tensionin e gjakut?

    14-04-2026

    13 Ide për mëngjes me shumë proteina pa vezë

    14-04-2026

    7 Ushqime të Shëndetshme me të cilat mund të teprohet lehtësisht

    14-04-2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    Mungesa e integritetit dhe guximit tek intelektualët: Dr. Justinian Topulli vjen në “Prishtina Talks”

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Gogoli i Vëllazërisë Muslimane: Si po e kriminalizon Evropa dhe SHBA-ja jetën qytetare (shoqërinë civile) myslimane

    METAMORFOZA E DORDOLECIT – Fatmir Baci

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.