Aeroplanat e ushtrisë së Izraelit sot kanë sulmuar caqe në Rripin e Gazës.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se “janë konfirmuar goditje direkte” në dy hapësira në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera.
Këto raporte për sulme u bënë derisa pritet që sot të inaugurohet qeveria e re palestineze, në të cilën do të jenë 17 ministri./rel