• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni
  • Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev
  • Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
  • Paradat e turpit
  • Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
  • Arabia Saudite njofton për numrin e haxhinjve për këtë vit
  • KMSH t’ju kthehet besimtarëve
  • A ishte e nevojshme vizita e kreut të KMSH-së në Vatikan?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Fetva»Si është puna e atij që është larguar nga shoqëria për hir të Allahut?

Si është puna e atij që është larguar nga shoqëria për hir të Allahut?

0
By Dija Online on 18-02-2018 Fetva

Pyetja:

Es-selamu alejkum. Doja të bëja një pyetje dhe shpresoj inshallah se do përgjigjeni sa më shpejt. Dua të pyes për punën e hijes së Arshit, kur dy vëllezër duhen mes vete për hir të Allahut. E kam dëgjuar një hadith të Resulullahut alejhi selam: “Nën hijen e Arshit do të jenë dy vëllezër që duhen për hir të Allahut…”, kështu diçka më duket, nëse nuk gaboj.
Pyetja ime është: Unë e kam dashur një vëlla musliman për hir të Allahut një kohë të gjatë, por ai tërhiqet nga shoqëria dhe dashuria për hir të Allahut. Dua të pyes se si është puna e atij që është larguar nga ajo shoqëri dhe si është puna e atij që ende vazhdon ta dojë vëllanë e vet vetëm për hir të Allahut ende e do… Ju lutem të përgjigjeni sa më shpejt të jetë e mundur. Es-selamu alejkum! Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Më lejoni t`ju përgëzoj për interesimin tuaj dhe dertin që ju preokupon, pasi po pyesni për një shpërblim që po synoni. Këtë shpërblim do ta dëshirojnë shumë njerëz Ditën e Gjykimit, por nuk do ta kenë vetëm se shtatë lloje njerëzish.

Profeti, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë: “Janë shtatë grupe që Allahu do t’i fusë në Hijen e Arshit të Tij në Ditën e Gjykimit, ditë në të cilën nuk do të ketë hije tjetër veç Hijes së Tij:
1) udhëheqësi i drejtë,
2) i riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm,
3) njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë,
4) dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, që janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë,
5) ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’,
6) personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe
7) personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë”. (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Vëlla i nderuar, më herët, para disa kohe, derisa e lexoja këtë hadith më lindte në vete një pikëpyetje për të cilin kaloja kohë të shumta duke medituar e thelluar që t’i gjeja përgjigje. Mendoja se si të gjitha këto veprime janë të rënda të praktikohen për njerëzit dhe duhet mund i veçantë që të përmbushet secila prej tyre, përveçse nuk arrija ta kuptoja për njërën prej tyre se pse të shpërblehet kaq shumë kur nuk të jep të kuptosh se duhet ndonjë mund i veçantë për ta përmbushur. I bëja nga një vështrim secilit veprim:

1) Udhëheqësi që të veprojë drejt: Sundimtari në këtë botë është zotëruesi dhe ai i merr në pyetje dhe i gjykon të tjerët, ndërsa ai nuk u jep llogari të tjerëve për veten e tij. Pra, veproi drejtapo nuk veproi në këtë botë, ai nuk i jep llogari askujt, prandaj edhe shumica dërmuese e sundimtarëve janë mizorë dhe tiranë. Por një pakicë e vogël e sundimtarëve, të cilët gjatë kohës kur do ta kenë në dorë sundimin, do të jenë të vetëdijshëm për mbikëqyrjen e Sundimtarit Absolut, Allahut të Madhëruar dhe do të jenë të drejtë, jo pse ia patën frikën ligjit apo njerëzve, por për shkak të Allahut të Madhëruar. Të tillët pra do ta arrijnë këtë gradë të lartë të shpërblimit Ditën e Gjykimit, të jenë nën hijen e Arshit të Tij.

2) I riu që është rritur duke adhuruar Allahun e Plotfuqishëm. Edhe kjo nuk është e lehtë të përmbushet, pasi i riu i cili është në moshën më të mirë të jetës së tij, kur ai ka në zemër jetën dhe i hapen të gjitha dyert e kënaqësive dhe dëfrimeve të kësaj bote… të paktë janë ata të rinj që do të jenë në gjendje që ta stopojnë veten pas këtyre gjërave dhe të jenë të përkushtuar në maksimum, me tërë qenien e tyre ndaj Allahut dhe të jenë në këtë ashtu si duhet gjatë rinisë së tyre.

3) Njeriu që zemrën e tij e ka lidhur me xhamitë. Nevojitet një mund i veçantë që njeriu gjatë tërë jetës së tij deri në momentin e fundit, të jetë prezent në xhami pesë herë në ditë në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, prandaj edhe e meritoi këtë shpërblim.

4) Ai burrë që është thirrur nga një grua e bukur dhe me pozitë (për të kryer marrëdhënie me të), por thotë: ‘I frikësohem Allahut’. Mendoj se në këtë është qartë e vërejtur se pse Allahu e shpërblen me këtë shpërblim këtë person.

5-6) Personi që jep për bamirësi dhe e fsheh, saqë dora e tij e majtë nuk e di se çfarë jep e djathta dhe personi që e kujton Allahun në vetmi dhe sytë e tij lotojnë. Nuk mendoj se këto të dyja kanë nevojë të sqarohen, pasi është e qartë se veprimet e këtilla nuk ka mundësi t’i bëjë çdokush, por vetëm ata që kanë grada të larta të besimit dhe të sinqeritetit.

Por nuk arrija ta kuptoja se pse “dy njerëz të cilët janë dashur për hir të Allahut, janë takuar për këtë dhe janë ndarë për këtë”, ta arrijnë këtë gradë të lartë.
Përsiatja se çfarë i bashkon ky veprim me gjashtë të tjerat, që Allahu, Ditën e Gjykimit, t’i bëjë së bashku këtë kategori me të njëjtin shpërblim me kategoritë e tjera. Mendoja në vete se shoqëria me një shok dhe vëllazërimi me të, duke e dashur vetëm për hir të Allahut, edhe pse është një veprim shumë i vlefshëm, ndoshta jo edhe aq që kërkon sakrificë që të barazohet me veprimet tjera për zbatimin e të cilave siç pamë vërtet kërkohej mund dhe sakrificë!?

Me kalimin e kohës dhe me leximin e komenteve të dijetarëve ndaj këtij hadithi, kam kuptuar se vërtet Allahu në radhitjen e këtij grupi së bashku me gjashtë grupet e tjera na jep të kuptojmë se kjo nuk është lehtë të bëhet. Pra, edhe realizimi i këtij veprimi është i vështirë dhe kërkohet mund e flijim, sikurse kërkohej për veprimet e tjera.

Është e vërtetë se për të krijuar një lidhje vëllazërore për hir të Allahut fillimisht nuk është vështirë, por detyrimisht është më se e vështirë që ky vëllazërim dhe kjo dashuri për hir të Tij të mbahet ashtu pa u cenuar e pa u prishur, për kohë të gjatë, derisa të jenë ata dy në këtë botë. Për këtë edhe Allahu i Madhëruar e ka kushtëzuar arritjen e këtij shpërblimi me mosprishjen e kësaj derisa ata të ndahen në mes vete, pra me vdekje. Kjo është kështu për faktin se mbajtja, kultivimi dhe vazhdimi në këtë vëllazëri kërkon flijime të jashtëzakonshme, gjëra të mundimshme të cilat i bëjnë këta dy të vëllazëruar që ta arrijnë shpërblimin i cili vjen si rezultat i mundit dhe sakrificës së ndërsjellë që kanë dhënë për ta ruajtur këtë bashkim për hir të Allahut.

Prandaj, vëlla i nderuar, dije se për ta arritur këtë shpërblim është e nevojshme të sakrifikosh shumë dhe të mundohesh. Bëji vetes një shqyrtim se a je munduar mjaft që ta shpëtosh atë që ndoshta e ke pasur një herë në dorë. Mendo se çfarë ishte arsyeja që ai të heqë dorë nga ky vëllazërim. A e ke këshilluar veten se është e nevojshme që t’i kthehesh edhe njëherë vëllait tënd, për të cilin je i bindur se e do, jo për ndonjë interes tjetër por vetëm për hir të Allahut dhe t’i kërkosh falje për gabimin që ndoshta, e ka bërë ai, por t’i i kërkon falje në vend të tij, se ke nevojë për të dhe ke plane që të presin me të.

Ne ju këshillojmë që të mos ndaleni këtu ku jeni ndalur, por ndërmerrni diçka që ta shpëtoni nga rrënimi atë që e keni ndërtuar së bashku, pasi siç e përmenda më herët dhe si kuptohet nga hadithi, kushtëzohet që për ta arritur shpërblimin, asnjëri mos të heqë dorë nga kjo dashuri dhe vëllazërim për hir të Allahut. Lusim Atë që me dijen e Tij i përfshin të gjitha gjërat t`ju ndihmojë ta përmirësoni lidhjen tuaj sa më shpejt dhe që vërtet Allahu t`ju gradojë me shpërblimin që përmendet në hadith. Amin!

Alaudin Abazi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Paradat e turpit

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

Dyfytyrësia e tolerancës

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
15-06-2022

Anulohet festivali “Beerfest Kosova”, shkak lokacioni

15-06-2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me Edi Ramën kanë mbërritur në Kiev

13-06-2022

Lëshohet leja për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

12-06-2022

Paradat e turpit

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
12-06-2022

Paradat e turpit

09-05-2022

Reagimet e Kuranit ndaj sulmeve

08-05-2022

Dyfytyrësia e tolerancës

09-04-2022

Mbulesa e gruas myslimane dhe zelli patetik i injorantëve

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
17-03-2022

Cilët deputetë votuan pro dhe cilët kundër martesave të personave të gjinisë së njëjtë?

14-03-2022

Ku ndikon leximi?

10-12-2017

Kur paraja na i ndryshon nijetet

10-12-2017

Jam vajzë e pamartuar, si të largohem nga masturbimi ?

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2022 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.